BREAKING NEWS

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e vet Ballkanin Perëndimor pas refuzimit të BE dhe pse Shqipërinë dhe Maqedoninë nuk “e fundosi” vetëm Bullgaria

Ja plani i Turqisë për të marrë nën ombrellën e
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për Ukrainën

Nga armët te rezistenca e Kievit, 4 dyshimet e amerikanëve për
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x

Rajoni

Eurodeputeti Lukas Mandl jep alarmin: Serbia e ka pozicionuar veten në anën e gabuar të historisë, ja si po e kërcënon Kosovën

Eurodeputeti Lukas Mandl jep alarmin: Serbia e ka pozicionuar veten në

Eurodeputeti Lukas Mandl ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë. Ai ka thënë se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Serbia po mbështet Kremlinin dhe në këtë mënyrë po kërcënon Kosovën. Në një intervistë për Geopost, zyrtari i lartë ka theksuar se udhëheqja serbe po zhgënjen shumë. “Më 1 mars, Parlamenti Evropian ka vendosur për një rezolutë që tregon ‘shqetësim të thellë’ për pozicionin serb kundër sanksioneve. Rezoluta është miratuar me shumicë të madhe”, tha Mandl. Ai tha se këtë shqetësim e ka ndarë me të gjithë kolegët eurodeputetë në Parlamentin Evropian, pasi ai konsideron që “sjellja e lidershipit serb është irrituese, veçanërisht pasi BE-ja ka qenë donatori më i madh për Serbinë për dekada dhe BE-ja e ka llogaritur Serbinë si një vend kandidat për anëtarësim”. “Përderisa çdo gjë i është dhënë, Serbia e ka pozicionuar veten në anën e gabuar të historisë në këto kohë. Kjo është edhe arsyeja pse Serbia luan një rol negativ në Ballkanin Perëndimor për momentin. Unë gjithmonë ndaj pikëpamjen time të qartë se Serbia mund të luajë për Ballkanin Perëndimor rolin që luan Gjermania për të gjithë Evropën. Gjermania është e madhe dhe e fortë ekonomikisht”. Ai mendon që Serbia është larg të qenit ekonomikisht e fortë sa Gjermania, “por prapë se prapë është vendi më i fortë në mesin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”. “Serbia po i humb të gjitha mundësitë për të qenë në anën e duhur, për qytetarët e saj”, shtoi ai. “Unë gjithmonë do të kontribuoj për një bashkësi ndërkombëtare të botës së lirë, e cila vazhdon të kujdeset për sigurinë e Kosovës, për sovranitetin e Kosovës dhe kjo është arsyeja pse shpresoj që të shmangim më shumë tensione dhe dhunë të çfarëdo lloji”, përfundoi ai.

Më të lexuarat