BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x
BREAKING NEWS

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve të publikojë emrat e ish-sigurimsave që janë pjesë e Administratës Publike

Shtohen telashet për Ilir Metën, Kuvendi i kërkon Autoritetit
x
BREAKING NEWS

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës dosjen e spiunit, dekretimi i Begajt, flirtet me Ramën dhe ambasadoren Kim xhindosën kreun e “Foltores”

Zbardhen prapaskenat “bombë”, ja pse Berisha i nxori Metës
x
BREAKING NEWS

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi sherri mes autorit dhe 55-vjeçarit ku agravoi në përdorimin e armëve. Reagon Policia

Detaje nga plagosja në Fushë-Krujë/ Zbardhet shkaku pse nisi
x
BREAKING NEWS

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po përgatit Vuçiç bashkë me Putin për Kroacinë, paralajmërohen trazira, ja si situata mund të përshkallëzohet në konflikt të armatosur

Ballkani era “barut”, zbardhet plani djallëzor që po
x
BREAKING NEWS

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e kuqe” mes SHBA-së dhe Rusisë mund të ndezin Kosovën, Putin kërkon gjakderdhje në Ballkan

Skenari i frikshëm në tryezën serbo-ruse, “vijat e
x

Rajoni

Eurodeputetja gjermane reagon ashpër ndaj dyshes Rama-Vuçiç: ‘Ballkani i Hapur’ nuk bazohet në standarde dhe kritere, ‘hedh në erë’ procesin e anëtarësimit në BE

Eurodeputetja gjermane  reagon ashpër ndaj dyshes Rama-Vuçiç:

Gjermania i jep përparësi procesit të integrimit në Bashkimin Europian të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet nismës Procesi i Berlinit duke nxjerrë “jashtë loje” Ballkanin e Hapur. Këtë e ka shprehur  eurodeputetja gjermane Viola Von Cramon-Taubadel, e cila ka folur pas samitit të datave 23 dhe 24 qershor që u mbajt në Bruksel ku ka komentuar vendimet që u morën nga Bashkimi Europian. Ajo tha se Ballkani i Hapur, ku bën pjesë Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, është një iniciativë që nuk bazohet në parime në standarde dhe kritere. “Kjo është një iniciativë që nuk bazohet në parime, nuk bazohet në standarde dhe kritere, dhe nëse ecim përpara me këtë, në fakt do të minonim procesin e anëtarësimit në BE të bazuar në merita. Kështu që nuk do ta mbështesja”, reagoi ashpër ajo. Në një intervistë për Euractiv ajo shprehet se bisedimet me Ballkanin Perëndimor ishin një dështim dhe rezultati i tyre mund të bëjë të lumtur vetëm presidentin rus Vladimir Putin. “Më lejoni ta them kështu: Vendimi për Moldavinë dhe Ukrainën ishte i pritshëm. Nuk kushton asgjë për t’u dhënë atyre një status kandidat në një situatë gjeopolitikisht shumë të tensionuar. Ata mund të jenë me këtë status kandidat në dhomën e pritjes, siç e kemi parë me Turqinë dhe Ballkanin Perëndimor, përgjithmonë. Statusi kandidat është më e pakta që mund të bëjnë liderët e BE-së, pa pasur asnjë detyrim financiar. Sigurisht, është mirë të kemi unitetin e BE-së dhe për ukrainasit, ndërkohë që ata po përballen me agresionin rus. Në Gjeorgji, vendi ka një problem. Në të kaluarën, ajo ishte gjithmonë e para, kur bëhej fjalë për reformat, anti-korrupsionin, modernizimin e shoqërisë. Por tani ata kanë shkuar plotësisht në drejtimin e gabuar. Dhe në vend që të mbyllin hendekun, ata e kanë hapur, duke e bërë të vështirë për Këshillin Evropian t’u japë atyre të njëjtin status si Moldavisë”, tha ajo ndër të tjera.

Më të lexuarat