Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fajon: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, padrejtësi e BE

Postuar: 26/06/2019 - 15:06

Eurodeputetja Tanja Fajon ka thënë sot se është e papranueshme që Bashkimi Evropian të mos ia heqë vizat Kosovës, pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve të nevojshme. Megjithatë, ajo ka shtuar se përbërja e re e Parlamentit Evropian është në favor të zgjerimit.
 
Bashkimi Evropian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën, pasi pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve të nevojshme nuk po ua heq vizat qytetarëve të saj.
 
Kështu ka deklaruar për eurodeputetja Tanja Fajon, e cila ka premtuar se do të vazhdojë me të bërit presion tek institucionet e BE-së deri në heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ashtu siç u është premtuar atyre.
 
“Më vjen keq që konkluzionet e fundit të Këshillit ishin shumë më pak premtuese e konkrete sesa propozimet fillestare sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Është e papranueshme që pavarësisht kushteve të përmbushura Këshilli ende nuk ka arritur të japë dritën e gjelbër për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Në rolin tim si raportuese e Parlamentit për liberalizimin e vizave do të vazhdoj të luftoj për Kosovën dhe do të vazhdoj të ushtroj presion ndaj shteteve anëtare për të ofruar atë që është premtuar”, ka deklaruar Fajon për mediat.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/11/2019 - 21:29

Albin Kurti ka komentuar deklaratën e kryeministrit Rama i cili u shpreh pak javë më parë se Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një ministër shteti të përbashkët.

Postuar: 11/11/2019 - 21:15

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur gabim dhe të pashpjegueshëm idenë e Mi

Postuar: 11/11/2019 - 20:59

 Ditët e fundit janë shtuar zërat që Veton Surroi mund të bëhet pjesë e kabinetit të ri të A

Postuar: 11/11/2019 - 19:49

Arbitra dhe zyrtarë futbolli janë në mesin e 12 personave të arrestuar në Bosnje dhe Hercegovin

Postuar: 11/11/2019 - 19:44

Një përleshje e ashpër fizike ka ndodhur sot në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Postuar: 11/11/2019 - 16:05

Qeveria serbe do të marrë hua 580 milionë euro për financimin e një sistemi metrojë në kryeqyte

Postuar: 11/11/2019 - 15:50

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës, tash e njëzet vite është përpje