Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Familjarët e xhihadistëve kthehen nga Siria në Kosovë

Postuar: 20/04/2019 - 15:23

Dhjetëra gra dhe fëmijë, të afërm të xhihadistëve nga Kosova që kanë luftuar në Siri, u kthyen në Prishtinë të shtunën nën masa të rrepta sigurie.
 
“Operacioni i planifikuar i rikthimit të disa qytetarëve tanë nga Siria ka përfunduar me sukses”, tha ministri i Drejtësisë, Abelrad Tahiri, në orët e para të mëngjesit të së shtunës nga Aeroporti “Adem Jashari”.
 
Dy autobusë me gra dhe fëmijë u transportuan nën shoqërimin e policisë në një kazermë ushtarake në periferi të Prishtinës.
 
Më shumë se 300 qytetarë të Kosovës, burra, gra dhe fëmijë, kanë udhëtuar për në Siri që prej vitit 2012. Rreth 70 prej tyre, që kanë luftuar krah grupeve militante ekstremiste, kanë humbur jetën.
 
Sipas policisë, 150 gra dhe fëmijë, mes tyre edhe 60 fëmijë që kanë lindur në zonat e luftës, janë kapur ndërsa Shteti Islamik humbiste terren, por mbetet e paqartë nëse të gjithë janë kthyer, shkruan A2.
 
Agjencitë ndërkombëtare dhe vendore të sigurisë në Kosovë kanë paralajmëruar më herët për rrezikun që përbëjnë këto persona. Në vitin 2015, Kosova miratoi një ligj që dënonte deri në 15 vjet burg personat që merrnin pjesë në konflikte në shtete të tjera.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 16:59

Pak ditë përpara se të mbahen zgjedhjet për deputetët e Parlamentit Europian, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që jetojnë në vendet e Bashkimit Europian, që të votojnë pë

Postuar: 23/05/2019 - 15:47

Blerim Latifi, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i ka dalë në mbrojtje këtij të

Postuar: 23/05/2019 - 15:41

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka vijuar sot reagimet e tij

Postuar: 23/05/2019 - 15:38

Ish-deputeti i LDK, Bardhyl Meta ka reaguar sot pas publikimit të videos ku dëgjohet emri i kre

Postuar: 23/05/2019 - 15:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura në katër komuna

Postuar: 23/05/2019 - 15:30

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, ka folur s

Postuar: 23/05/2019 - 15:17

Kryeministri i Maqedoisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi sot se ka sjell vendim për shkarkimin e