BREAKING NEWS

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e mirë për Shqipërinë

“85 mln euro mbështetje buxhetore”/ Von der Leyen jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen

Pse u zgjodh Tirana për Samitin? Presidenti i KE zbulon arsyen
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë jehonë goditjes së liderit të PD-së

Sali Berisha u sulmua në protestë, mediat e huaja i bëjnë
x
BREAKING NEWS

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u qëllua me grusht në protestë, Homeland Justice publikon foton me shënjestër tek koka e Ramës dhe Yuri Kim dhe bëjnë paralajmërimin ‘bombë’

Cila është lidhja e Gerti Shehut me policinë? Berisha u
x
BREAKING NEWS

“Ka probleme të shëndetit mendor”/ Goditi me grusht Sali Berishën, reagon e ëma e Gert Shehut, ja mesazhi që ka për ish-kryeministrin

“Ka probleme të shëndetit mendor”/ Goditi me grusht Sali
x
BREAKING NEWS

A është agjent krimesh dhe me çrregullime? Thyen heshtjen nëna e Gert Shehut që sulmoi Berishën dhe zbardh gjithë të vërtetën

A është agjent krimesh dhe me çrregullime? Thyen heshtjen
x
BREAKING NEWS

Kush është Gert Shehu, i riu që goditi me grusht kreun e PD-së, nga e shkuara e errët e tij tek frekuentimi i Xhamisë. Çfarë u vu re gjatë kontrollit të banesës së agresorit?

Kush është Gert Shehu, i riu që goditi me grusht kreun e
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Sulmoi Berishën me grushta, policia rrethon me urgjencë shtëpinë e agresorit, fqinjët rrëfejnë të vërtetën për 31-vjeçarin

Çfarë po ndodh? Sulmoi Berishën me grushta, policia rrethon me
x

Rajoni

Çfarë do të ndodhë me Kosovën? Shkrimi “bombë” nga media ruse për Serbinë

Çfarë do të ndodhë me Kosovën? Shkrimi

Serbia nuk do të jetë kurrë në gjendje që ta rimarrë kontrollin mbi Kosovën dhe tashmë lufta për të është e humbur. Kështu shkruan media ruse Vzglyad, duke shtuar se lideri serb i Bosnjës e Hercegovinës po e kërkon një precedent për ta ndarë Republika Srpskan.

“Kosova është Serbi’ në miqësinë ruso-serbe është si një fjalëkalim dhe i tillë do të mbetet. Por si ne ashtu edhe shumica e serbëve e kuptojmë mirë se Beogradi nuk do ta kthejë kontrollin e Kosovës. Gjashtë milionë serbë nuk do të mund të kontrollojnë dy milionë shqiptarë nëse janë të gatshëm të rezistojnë, pavarësisht pozicionit të Shteteve të Bashkuara. Kjo luftë tashmë është e humbur”, shkruan kjo media.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi aneksimin e rajoneve Doneskut, Luhanskut, Zaporozhye dhe Kherson në lindje të Ukrainës. Sipas portalit, ndryshe nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili paralajmëroi mosnjohjen e këtyre rajoneve, Dodik do të veproj në mënyrë të kundërt.

“Vuçiç paralajmëroi paraprakisht mosnjohjen e rajoneve DPR, LPR, Zaporozhye dhe Kherson, duke iu referuar mosgatishmërisë për të konfirmuar një precedent të ngjashëm me atë në Kosovë. Dodik veproi në mënyrë të kundërt, për faktin se i duhet precedenti i kundërt dhe ndarjen e Republika Srpskas nga Bosnja e Hercegovinës”, thekson ky portal.

Putin të premten e kaluar ka nënshkruar dokumente për aneksimin katër rajoneve ukrainase në Federatën Ruse. Ky vendim duhet të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese e Rusisë dhe të dy dhomat e Dumës, pas së cilës do të bëhet përfundimtar.

Megjithëse zyrtarët rusë pretendojnë se vendimet e aneksimit përfaqësojnë vetëm vullnetin e popullit të shprehur në referendume, shumë vende në botë, si dhe organizata të tilla si Kombet e Bashkuara, kanë theksuar se referendumet dhe vendimet e aneksimit janë të paligjshme nga pikëpamja ndërkombëtare.