
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Çfarë ndodhi? Mali i Zi drejt bllokimit të mundshëm të negociatave me BE-në

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Janar 2023

Paralajmërimi se kriza politike dhe kushtetuese në Mal të Zi do të diskutohet në seancat e janarit të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian dhe më pas të Këshillit Evropian, do të thotë se është kuptuar serioziteti i situatës, thotë për Radion Evropa e Lirë profesoresha Gordana Gjuroviç, ish-ministre e Integrimeve Evropiane e Malit të Zi.
“Komisioni Evropian ose një e treta e anëtarëve të BE-së mund të rekomandojnë pezullimin e negociatave me Malin e Zi, ose të propozojnë kushte për vazhdimin e tyre”, thotë ajo.
Gjatë një vizite në Mal të Zi, më 15 janar, ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë më 23 janar në Bruksel për masat e mundshme që mund t’i marrë blloku, nëse Mali i Zi nuk e zhbllokon Gjykatën Kushtetuese me zgjedhjen e gjyqtarëve që i mungojnë, shkruan REL.
Gjuroviç, megjithatë, shpreson se do të arrihet marrëveshje për konstituimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Për mua, paralajmërimi i BE-së është shumë i qartë, i pritshëm dhe shumë serioz. Mali i Zi kurrë nuk ka qenë kaq i bllokuar, nuk ka qenë kurrë nën kërcënimin e një bllokade të tillë, siç po ndodh në fillim të vitit 2023, pas një dekade negociatash [për anëtarësim në BE]”, thotë Gjuroviç.
Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi është e bllokuar që nga shtatori i vitit të kaluar, kur ka mbetur me vetëm tre gjyqtarë nga shtatë sa duhet t’i ketë. Për shkak të mungesës së kuorumit, ajo nuk mund të marrë vendime për ankesat kushtetuese, të cilat lidhen edhe me proceset zgjedhore. Pa vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të formohet asnjë qeveri e re pas zgjedhjeve.
Partnerët perëndimorë dhe BE-ja, tash e sa muaj, u kërkojnë subjekteve politike në Mal të Zi të arrijnë marrëveshje për zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë që vendi të ketë stabilitet institucional dhe politik.
Më të lexuarat


Tërmeti tragjik në Turqi/ Kosova merr vendimin urgjent

“Kosova pranon planin e...”/ Kurti zbardh detaje të rëndësishme nga takimi me Lajçak

Trazirat në Kosovë/ Avokati nxjerr 'sekretet' Rusi-Serbi: Kemi nevojë për BE-në që të largojmë ndikimin rus

Ja si kancelari gjerman po ringjall idenë e harruar të presidentit francez që mund të lërë Ballkanin Perëndimor për një kohë shumë të gjatë jashtë BE, mediat serbe “zbërthejnë” reformën Scholz-Macron

Po vjen stuhia e dëborës "Barbara" që ka kaluar mbi territorin e Greqisë/ Meteorologët japin alarmin për kujdes të shtuar gjatë natës

Takimi i Parisit që zgjidhi krizën në Kosovë, sot 24 vjet nga Konferenca e Rambujesë

Deklarata e fortë e Brnabiç: Albin Kurti po dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë ‘jo’ formimit të Asosacionit

Serbia po njeh pavarësinë? Komunikata zyrtare po shpërndahet me shpejtësi në rrjet: Republika e Kosovës...(FOTO)

Tragjedi në Greqi! Mbytet anija me emigrantë, mes viktimave edhe fëmijë

Çfarë po ndodh? Milorad Dodik lëshon akuza të forta drejt Kurtin: Po destabilizon situatën në Ballkan!
