BREAKING NEWS

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet 'dhëmbë për dhëmbë' Sali Berishës pas akuzave të rënda që bëri nga Fieri: Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë!

'Luftë' për PD-në/ Lulzim Basha i përgjigjet
x
BREAKING NEWS

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat e rënda dhe plas paralajmërimin ‘bombë’ për politikanët shqiptarë: Janë kapur në krimin e...

“Po dëgjohen tringëllima prangash”, Frrok Çupi
x
BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet korruptive të Sali Berishës, zbardhen informacionet nga takimet

Ambasada e SHBA thërret deputetët demokratë për dosjet
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe funksionarësh në nivele të larta, në listë edhe Berisha

Artan Hoxha zbardh goditjet e SPAK, priten arrestime ish-ministrash dhe
x

Rajoni

Çfarë ndodhi? SHBA kthen në Kosovë dy afganë

Çfarë ndodhi? SHBA kthen në Kosovë dy afganë

Rreth 100 afganë të cilët janë evakuuar në SHBA dyshohen për lidhje të mundshme me talebanët ose grupet terroriste. Kështu ka raportuar “NBC”, derisa ka bërë me dije se shqyrtimi i të paktën dy prej atyre afganëve ka zbuluar informacione mjaftueshëm aq sa SHBA planifikon t’i dërgojë ata në Kosovë për shqyrtim të mëtejshëm.

Ata raportojnë me burime se çdo afgan tjetër që shkakton shqetësime të ngjashme gjithashtu do të dërgohet në Kosovë. Vetëm për shkak se një person është shënjuar nga SHBA-ja nuk do të thotë se është terrorist ose paraqet kërcënim.

Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë përkohësisht rreth 2.000 afganë, të cilët kanë bashkëpunuar me forcat e SHBA-së dhe NATO-s. Deri më tani në Kosovë janë strehuar rreth 500 afganë.

Lajmi vjen një ditë pas zhvillimit të një bisede telefonike të presidentes Vjosa Osmani me nënpresidenten amerikane, Kamala Harris. Në këtë bisedë, përveç tjerash, Osmani ka paralajmëruar se ka biseduar për çështjen e strehimit të afganëve.

“Nënpresidentja Harris theksoi se SHBA-ja është thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Presidentit.