BREAKING NEWS

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën lëvizjen urgjente

Publikuan sekretet hetimore për arrestimin e Vangjush Dakos, SPAK bën
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja kush është Nikoll Sherrniku i arrestuar edhe më parë për vrasje

Gazetarja e njohur zbardh detaje nga ngjarja në “Don Bosko”, ja
x
BREAKING NEWS

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja kush emërohet zëvendësministëri i ri (Emri)

Ndryshime në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, ja
x
BREAKING NEWS

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj rivalit të Ervis Martinaj ku mbeti e vrarë banakierja në "Don Bosko" (emri)

Arrestohet personi 'kyç' në atentatin e bujshëm ndaj
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së SHBA-së në gjyqin e Mediut

Tragjedia e Gërdecit/ Përfaqësues të ambasadës së
x
BREAKING NEWS

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e zgjedhjes së kryetarit të PD-së

Pas 9 orësh mbledhje të kryesisë, Bardhi zbulon datën e
x
BREAKING NEWS

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati i tyre zbardh detajet

Çështja Gërdeci/ Familjarët pjesë e procesit, avokati
x
BREAKING NEWS

Vangjush Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në kërkim (Lista zyrtare)

Vangjush Dako dhe biznesmeni në burg, kush është ende në
x

Rajoni

Çfarë po i ndodh Kosovës? Me dorë të hekurt ndërmerr nismën e fundit të sanksioneve të SHBA për ‘shfarrosjen’ e grupit...

Çfarë po  i ndodh Kosovës? Me dorë të hekurt

Kosova ka dalë me një vendim të ri për sa i përket sanksioneve ndaj grupit të mercenarëve rus Wanger, duke i përshtatur ato me vendimin e SHBA-së.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ky grup mercenarësh, po “kërcënon dhe minon” sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Qeveria miratoi plotësimin e vendimit të 16 majit të vitit 2022, që parashihte sanksione ndaj Wagner-it bazuar në një vendim të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se pushtimi i Rusisë kundër Ukrainës, që nisi në shkurt të vitit 2022, “ka hasur në rezistencën e shtetit dhe popullit të Ukrainës”, por është dënuar nga shtetet demokratike.

“Departamenti amerikan i Thesarit më 26 janar të këtij viti ndërmori masa kufizuese ndaj grupit Ëagner si një organizatë kriminale transnacionale, duke përfshirë edhe rrjetin global të Ëagner-it, sektorin ushtarak të Rusisë dhe miqtë e [presidentit rus, Vladimir] Putinit. Këto sanksione u ndërmorën për të degraduar kapacitetet e Federatës Ruse për të zhvilluar luftë kundër Ukrainës, duke sanksionuar edhe tetë individë, 16 subjekte dhe katër avionë”, tha Bislimi.

“Për këtë arsye, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës [të 16 majit 2022] për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga SHBA-ja, e që zbatohen nga ana e Republikës sonë në raport me obligimet ndërkombëtare kundër grupit Ëagner si dhe ndaj bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatën ushtarake ruse”, shtoi ai.

Që nga nisja e pushtimit të Ukrainës, Kosova ka vendosur sanksione ndaj Moskës, duke ndjekur vendimet e marra nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Grupi Ëagner është i përfshirë aktivisht në luftën në Ukrainë dhe së fundmi mercenarët e tij po konsiderohen si një forcë e rëndësishme në përpjekjet ruse për të marrë kontrollin e qytetit lindor ukrainas të Bahmutit. Përveç se ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, Kosova ka ofruar mbështetje për Ukrainën, duke strehuar përkohësisht disa gazetarë ukrainas.

 

Më të lexuarat