
"McGonigal i bëri të gjithë matufë", Likometa reagon për korrupsionin e ish-agjentit: Ka përpjekje për të njollosur Edi Ramën në SHBA

Ramës do t’i konfiskohen dhuratat nga FBI? Ish-deputeti zbardh detaje nga hetimi: Ja çfarë pritet të ndodhë

'Kartvizitën 'FBI' s'do e refuzonte askush', Vangjeli zbulon 'të pathënat': Ju tregon se me kë është takuar McGonical në Shqipëri

"Turp historik nëse ndodh", avokat Ngjela del me reagimin e fortë: Albin Kurti nuk do ta pranojë këtë ofendim të kombit shqiptar

A duhet të nisin hetimet ndaj Ramës nga FBI? Habit Kreshnik Spahiu

"Mund ta ketë dërguar këtë email në kushtet e xhelozisë", gazetari tregon detajet për çështjen McGonigal: Gjykata kërkoi dokumente dhe informacione për…

‘Shpërthen’ Lorenc Vangjeli, plas deklaratën e fortë për ish- agjentin e FBI-së McGonigal: Ka marrë miliona euro në Shqipëri dhe Kosovë, ka takuar biznesmenë, politikanë, gjyqtarë e prokurorë

"Erdhi një mashtrues...", analisti plas deklaratën e fortë: McGonigal kuptoi se këtu bëhen para, mburreshin se kishin një shok në FBI

Çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut? Ekspertët amerikanë mbërrijnë në Shkup

Shkruar nga SOT.COM.AL 6 Dhjetor 2022
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler njoftoi se një ekip ekspertësh amerikanë po përfshihen në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut.
Ajo shkruajti të martën në Twitter se një ekip për sanksionet nga Shtetet e Bashkuara ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut “për një shikim më agresiv ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe të tanishëm dhe për të shqyrtuar të gjitha reagimet e mundshme”. “Sektori i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka nevojë për më tepër hetime, ndjekje penale për të treguar se askush nuk qëndron mbi ligjin”, shkruan Ambasadorja Aggeler.
Zonja Aggeler, e cila e mori detyrën vetëm para pak javësh, ka ngritur zërin kundër parregullsive sidomos në fushën e gjyqësorit. Pas miratimit të Islam Abazit në detyrën e Prokurorit publik për Krimin e Organizuar, ajo u shpreh se mënyra se si u bë përzgjedhja duket e çuditshme, pasi Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar miliona dollarë gjatë viteve të fundit për trajnimin e prokurorëve dhe zyrtarëve të tjerë në sistemin e drejtësisë.
“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë një sistem të pavarur të gjyqësorit në të cilin postet plotësohen sipas meritës dhe cilësisë, përmes proceseve transparente, pavarësisht nëse janë në prokurori, gjyqësor apo në ndonjë institucion tjetër publik. Ndërhyrja politike nuk ka vend në këto procese. Ata që do të ndërhyjnë përmes presionit, kërcënimeve apo marrëveshjeve korruptive do të thirren dhe do të mbahen përgjegjës nga qytetarët”, theksonte ambasadorja.
Departamenti amerikan i Shtetit dhe Departamenti i Thesarit në muajin prill futën në ‘listën e zezë’ ish-Kryeministrin maqedonas Nikolla Gruevski dhe ish-shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov. Veprimet e tyre, sipas Departamentit të Shtetit, “dëmtojnë sundimin e ligjit, institucionet demokratike dhe proceset publike, teksa largojnë besimin tek qeveria”.
Nga ana tjetër, Maqedonia e Veriut në bisedimet me Bashkimin Evropian ka nisur procesin e vlerësimit të përshtatjes së ligjeve me ato të Bashkimit Evropian, që mes tjerash kërkojnë luftën pa kompromis kundër korrupsionit. Megjithatë, pothuajse nuk ka zyrtarë dhe funksionarë aktualë të pushtetit të hetuar apo të dënuar për korrupsion. Madje, Gjykata e Lartë uli para ca ditësh dënimin që ishte dhënë për ish-shefin e shërbimit sekret, Sasho Mijallkov.
Autoritetet qeveritare nuk kanë komentuar kritikat e ashpra të ambasadores amerikane në Shkup./ VOA
Më të lexuarat


Situata në Kosovë, analisti del me thirrjen e fortë: Kosova s'duhet të djegë të ardhmen për karrierën e Kurtit

Gabriel Escobar pret Ramush Haradinajn në DASH, zbardhen detajet e rëndësishëm nga biseda

E RËNDË/ 2 vjeçari konsumon lëng pastrues me acid, transportohet në spital dhe intubohet

"Kemi aneksuar Kosovën, është marrë nga Serbia", Presidenti kroat Millanoviç del me deklaratën e papritur

Vuçiç më i vendosur se kurrë: Serbia nuk anëtarësohet në NATO, ndjesia e bombardimeve ende e freskët

Aleanca për Shqiptarët në qeveri? Nisin negociatat në Shkup, zbardhen me shpejtësi detajet e fundit

Haradinaj akuzon Kurtin dhe plas deklaratën e fortë: Së bashku me Serbinë, po e përdorin Asociacionin për ta penguar marrëveshjen e madhe

Çfarë po "zihet"? Dy avionë luftarakë turq fluturojnë mbi Athinë, zbardhen me shpejtësi detajet

Deklaratë shokuese e Presidentit të Kroacisë: Kosova i takonte Serbisë, u aneksua nga bashkësia ndërkombëtare

Një javë e stuhishme politike për Serbinë e Kosovën, nga takimi i “nxehtë” për Prishtinën brenda ambasadës së SHBA për Asociacionin dhe plani franko-gjerman që do të ndezë parlamentin serb
