BREAKING NEWS

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau të dashurën 19-vjeçare në Greqi

Nga xhelozia e tek droga, zbardhet dëshmia e shqiptarit që vrau
x
BREAKING NEWS

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare, çfarë shkruante mes vuajtjeve shqiptari në rrjete sociale

Krim i paralajmëruar? Vrau të dashurën 19-vjeçare,
x
BREAKING NEWS

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga 4 bashki, detajet e fundit nga procesi i 'Rithemelimit'

Primaret për garën e 14 majit! Berisha ‘heq dorë’ nga
x
BREAKING NEWS

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon bilancin ditor

COVID në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë zbulon
x
BREAKING NEWS

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet që priten të firmosen

BE vjen të martën në Tiranë, zbardhen marrëveshjet
x
BREAKING NEWS

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës ‘luan’ me çmimet e karburanteve, ndryshon sërish çmimin e naftës pa kaluar ende 24 orë nga ndryshimi i ditës së kaluar

Bordi nuk gjen "qetësi" tre ditë para protestës
x
BREAKING NEWS

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e SHBA-së del me thirrjen urgjente ndaj amerikanëve që jetojnë në Shqipëri

Do agravoi situata në protestën e opozitës? Ambasada e
x
BREAKING NEWS

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të shoqëruara me rrufe dhe erë të fuqishme/ Çfarë do të ndodhë përballë Vlorës dhe Himarës

HARTA- LIVE/ Po vjen stuhia e fortë! Shtrëngata shiu të
x

Rajoni

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani gjerman për të ndryshuar politikën me “dy karrige” të Vuçiçit, këshilltari i Scholz “zbarkon” në rajon, del jashtë loje dhe “Ballkani i Hapur”

Fillojnë ditët e vështira për Serbinë, nis plani

Serbia është i vetmi vend në rajon që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë përafruar të gjitha politikat e tyre me ato të Bashkimit Evropian. Një çështje tjetër e fortë ku Serbisë po i ushtrohet shumë presion është dhe njohja e Kosovës. Ndërkombëtarët muajt e fundit kanë shtuar prezencën e tyre në Beograd, duke zhvilluar takime të shpeshta me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Parlamenti Evropian ka shkuar edhe më larg, pasi ka kërkuar që të pezullohen negociatat me Serbinë nëse nuk ndjek politikën perëndimore. Vuçiç po përballet me takime të vështira, por sinjalet nga ai është se për momentin Beogradi do të vazhdojë të ndjekë të njëjtën politikë. Por nga ana tjetër 8 tetori do të jetë dita që do të mësojmë qëndrimin e qartë të Vuçiçit.

Vuçiç takon këshilltarin e Scholz

Gjermania kërkon të sjellë paqen në Ballkanin Perëndimor. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç u takua ditën e djeshme me të dërguarin special të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin për të diskutuar mbi vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë dhe situatën aktuale në rajon. Ata kanë diskutuar për rëndësinë e vazhdimit të dialogut, si dhe për rëndësinë e përgatitjes për takime në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai gjithashtu vuri në dukje se Serbia po vazhdon një politikë të një qasjeje të përgjegjshme ndaj të gjitha çështjeve rajonale, si mënyra më e mirë për ruajtjen e stabilitetit dhe përparimit në të gjithë rajonin. Nga ana tjetër, Gjermania ka nisur përgatitjet për të aktivizuar Procesin e Berlinit. “Në datën 3 nëntor do të mbahet samiti i Berlinit dhe këto javë unë po udhëtoj në Ballkan për të rritur pritshmëritë ndaj Procesit të Berlinit. Kemi besimin se do të ecim përpara për sa i përket Tregut të Përbashkët Rajonal, solidaritetit në energji dhe Agjendës së Gjelbër, si dhe bashkëpunimit mes të rinjve në rajon. Pra, duam të rrisim pritshmëritë e Procesit të Berlinit dhe kjo është diçka e mirë. Ky Proces synon të arrijë gjëra pozitive për qytetarët e këtij rajoni. Nuk është kundër këtij apo atij projekti. Procesi i Berlinit ka të bëjë me çuarjen përpara të gjërave dhe ne po përpiqemi të ndihmojmë në këtë zhvillim”, bëri me dije i dërguari gjerman për Ballkanin Perëndimor.

Presidenti: Serbia në rrugën drejt BE-së, por si shtet i pavarur

Gjithashtu,Vuçiç ka takuar dje raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilçik dhe anëtarin e Delegacionit të Komisionit për Stabilizim dhe Anëtarësim në Parlamentin Evropian, Matja? Nemec. Ai ka nënkuptuar se politika e tij me dy karrige nuk do të ndryshojë. “Serbia mbetet në rrugën e BE-së, por si një vend i pavarur dhe sovran që merr vendimet e veta lidhur me interesat e saj shtetërore dhe kombëtare”, theksoi Vuçiç. Ai tha se përsëriti qëndrimet e njohura të Serbisë për sfidat e shumta me të cilat përballet jo vetëm vendi i tij, por edhe i gjithë rajoni dhe BE-ja, si dhe në arenën politike globale.

8 tetori

Presidenti serb ka paralajmëruar se do të mbajë një fjalim drejtuar kombit më 8 tetor, në të cilin do të flasë për lëvizjet, vendimet dhe çfarë politikash do të ndjekë ai në periudhën e ardhshme. Gjithashtu përmendi angazhimet që do të ketë gjatë ditëve në vijim me takime të rëndësishme në Bullgari, Hungari dhe Çeki. Ndër të tjera, Vuçiç paralajmëroi një vendim kundër Kosovës, por më parë tha se do të shohë se çdo të ndodhë me aplikimin e tyre për anëtarësim në Këshillin e Europës. Presidenti serb nënvizoi se e di shumë mirë nga i vjen presioni për të marrë vendime të vështira, por nuk pranoi të japë shumë detaje, siç tha ai për të mos dëmtuar vendin. “Unë nuk po luftoj për Putinin apo Bidenin. Jo për askënd. Unë po luftoj për të gjithë qytetarët e Serbisë, për këtë vend. Nuk më interesojnë liderët e huaj, apo gjithçka që ata kanë për t’i thënë Serbisë. Por po shikoj që në këto momente të vështira, Serbia të mos jetë nën sulmin e tyre”, tha presidenti.