
Publikohen emrat, ja kush janë ish-zyrtarët e Bashkisë Durrës të arrestuar nga SPAK

Operacioni i SPAK në Durrës, ja ku gjendej Vangjush Dako kur u lëshua urdhër-arresti

Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu edhe...

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

Fillon në Shkup plani për të krijuar “Shqipërinë e madhe”, tmerrohen serbët, paralajmërojnë destabilitet dhe luftë në Ballkan

Shkruar nga Elmas Bogdani 30 Mars 2023

Mediat serbe janë alarmuar dhe paralajmërojnë zhvillime tronditëse në Ballkan pas krijimit të nismës "QUAD-i i Ballkanit Perëndimor”. “Novosti” shkruan se nën drejtimin e ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, dje në Shkup u ngrit një tjetër kornizë institucionale drejt realizimit të projektit të rrezikshëm të "Shqipërisë së Madhe" që mund ta sjellë të gjithë Ballkanin në prag të destabilitetit dhe konfliktit të ri. Platforma u lançua nga ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, së bashku me ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, zv.ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti dhe këshilltarin për politikë të jashtme të kryeministrit të Malit të Zi, Gjorgje Raduloviç. Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, fokusi i takimit ishte “përafrimi i plotë i katër vendeve me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së në dritën e realitetit të ri gjeopolitik, kërcënimeve hibride, krizës energjetike dhe ekonomike të shkaktuar nga Pushtimi rus i Ukrainës”. Ministri Osmani u shpreh i kënaqur me themelimin e një forumi joformal. Secila prej këtyre vendeve tregoi se janë partnerë të besueshëm të NATO-s dhe BE-së, duke iu bashkuar sanksioneve të BE-së dhe SHBA-së kundër Rusisë, por edhe duke ofruar ndihmë specifike humanitare dhe ndihmë teknike për Ukrainën”, thuhet në deklaratën pas takimit.
Hapat drejt “Shqipërisë së Madhe”
Media serbe “Novosti” evidenton faktin se organizatorët në profilet e tyre zyrtare në rrjetet sociale kanë theksuar se në këtë iniciativë kanë munguar Serbia dhe Bosnja e Hercegovina me arsyetimin se janë të padëshirueshme për shkak se nuk kanë vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse. Sipas medias serbe, narrativa antiruse u bë alibi për një tjetër lidhje institucionale të hapësirës që planifikuesit ekstremë në Tiranë dhe Prishtinë e shohin si “autoktone” apo “Shqipëri natyrale”. Gjithashtu media serbe kujton dhe nënshkrimin enjë marrëveshje katër vite më paë me të cilën Prishtina dhe Tirana angazhohen për unifikimin dhe koordinimin e politikave të jashtme, si dhe ambasadat e përbashkëta dhe shkëmbimin e personelit diplomatik.
Kufijtë janë hequr praktikisht
Gjithashtu, të dyja palët ranë dakord për krijimin e një enti administrativ territorial prej 30 kilometrash brenda Shqipërisë dhe Kosovës, kështu që kufijtë praktikisht u shfuqizuan. Media serbe shkruan se duke pasur parasysh të gjitha këto, dhe veçanërisht kontekstin në të cilin Serbia dhe Republika Srpska janë shënuar si një faktor përçarës në rajon, sepse ato nuk zbatojnë agjendën e përcaktuar të BE-së, por kanë qëndrimin e tyre neutral, në periudhën e ardhshme duhet pritur forcimi i lidhjeve institucionale mes Beogradit dhe Banja Lukës si një lloj kundërpeshe për krijimin e një “Shqipërie të madhe”, e cila është një kërcënim i dukshëm jo vetëm për popullin serb, por edhe për paqen në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, përfundon shkrimin “Novosti”.
Sinjalet që po alarmojnë Serbinë
Serbia i trembet faktit pse ndërkombëtarët nuk reagojnë kur ndodhin këto lëvizje mes dy vendeve. Kryeministrja serbe Ana Brnabiç e quajti në atë periudhë skandaloze heshtjen e SHBA dhe BE. “Është e tmerrshme që Prishtina dhe Tirana nënshkruan një marrëveshje që tani kanë një politikë të jashtme të përbashkët. Kjo nuk është naive, kjo është jashtëzakonisht serioze. Skandali është se ne ende nuk kemi parë ndonjë reagim zyrtar as nga SHBA-ja dhe as nga BE-ja”, tha Brnabiç.
Si e projekton Serbia “Shqipërinë e Madhe”?
Serbët kanë folur shpesh për “Shqipërinë e Madhe”. Në mediat serbe është projektuar se si do të arrihet ky proces dhe kush janë vendet të cilat do të “rrëmbejë” Shqipëria. Media serbe “Blic” shkruan se ideja e “Shqipërisë së Madhe” nënkupton bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Përveç kësaj do të “zhvishen” edhe territoret e Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Sipas kësaj ideje, do të përfshihet Ulqini, Plava, Rozhajë dhe Podgorica (Mali i Zi), pastaj Kosova, Preshevska Dolina e Leskovcit, Vranja dhe Prokuplja (Serbi), Maqedonia perëndimore dhe Shkupi (Maqedoni), si dhe pjesën greke së bashku me Shqipërinë, e deri në Janinë. Sipas serbeve, ishulli i famshëm grek i Korfuzit do të bëhej pjesë e “Shqipërisë së Madhe”.
Më të lexuarat


Video/ Çfarë po ndodh? KFOR dhe serbët lokalë matin “forcat” në veri të Kosovës

“Raportet SHBA-Kosovë janë shumë të forta, më dhemb kur njerëzit mendojnë se…”/ Konflikti në Veri, Ecobar zbardh planin: Kemi sfida në raportet dypalëshe me Kurtin

“Dhe varret tona do luftojnë me armiqtë”/ Vuçiç betohet mbi jetën e familjes: Nuk e dorëzoj kurrë pushtetin

Takimi i Lajçak e Escobar me Osmanin, zbardhet fokusi bisedimeve

Zgjedhjet e reja në veriun e Kosovës? Vjen reagimi i menjëhershëm i KQZ-së

"Ardhja e trupave të KFOR-it nga Turqia", analisti i njohur zbërthen planet e fshehta të Vuçiçit me Erdoganin për Kosovën

3 kërkesa dhe 8 pika, Lajçak-Escobar zbarkojnë në Prishtinë e Beograd, ja çfarë do të kërkojnë nga të dyja palët, zbulohet kthesa e madhe e Perëndimit dhe opsioni i ri i BE, mediat serbe nxjerrin prapaskenat

Tronditet politika në Beograd, paralajmërohet një fund tragjik dhe me sfida të tmerrshme për Vuçiçin, ja çfarë fshihet pas mesazheve të presidentit serb se i rrezikohet jeta

Escobar dhe Lajçak zbarkojnë në zyrën e presidentes Osmani

Rikthehen përmbytjet në vendin fqinj, autoritetet dalin me paralajmërimin e frikshëm ndaj qytetarëve
