
Pas arrestimit të Vangjush Dakos, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Urdhër arresti nga SPAK për ish kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Urdhër-arresti nga SPAK për Vangjush Dakon, gazetarja zbulon si paraqitet situata pranë banesës së tij

Pas rinumërimit të votave në Belsh, KAS del me njoftimin e fundit

SPAK urdhëroi arrestimin e Vangjush Dakos, gazetarja Klodiana Lala zbardh detaje të reja: Gjithçka nisi nga një pallat i dëmtuar nga tërmeti, hetimi përfshiu edhe...

Mbledhja e Kryesisë së PD, vjen menjëherë reagimi i Roland Bejkos

“Alibeaj mori 2 mln euro nga Rama”/ Plas keq në emision, deputeti demokrat ‘përplaset’ me gazetarin

Lajm i trishtë/ Ndërron jetë këngëtarja e famshme (Emri+Foto)

Fillon sërish “loja” e rrezikshme në Ballkanin Perëndimor, serbët paralajmëron tensione më 1 prill në Veri të Kosovës: Ja skenari që po përgatit Albin Kurti për të shkaktuar kaos

Shkruar nga Elmas Bogdani 31 Mars 2023

Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth një javë më parë, janë djegur në Zubin Potok bëri të ditur Policia e Kosovës ditën e djeshme. Në njoftimin e tyre thuhej se dy persona, të nacionalitetit serb, kanë paraqitur rastin në polici, duke treguar se automjetet e tyre ishin djegur rreth orës 02:30 nga persona të panjohur. Por këto zhvillime për mediat serbe paralajmërojnë tension dhe kaos ditën e nesërme. “Blici” serb shkruan se pas tre muajsh qetësie, qeveria e Albin Kurtit, me të gjitha llogaritë, vazhdon taktikat e vjetra të lëvizjeve dhe provokimeve të njëanshme në veri të Kosovës, dhe dy ngjarjet e ndodhura në vetëm 24 orë janë një tjetër dëshmi e kësaj.” Në artikull thuhet se, kjo është vetëm një pjesë e një liste të gjatë që serbët nga veriu e dëshmojnë pothuajse çdo ditë. Aty duhet të vendosen edhe zgjedhjet lokale, të cilat po bojkotohen pothuajse nga i gjithë komuniteti serb, si dhe ndalimi i paralajmëruar për hyrje në veri të Kosovës për të gjitha automjetet me targa KM, tashmë nga 1 prilli”. Media serbe Blic shkruan se “edhe pse mendohej se bisedimet nga Ohri do ta shtynin dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk kanë kaluar as dy javë, dhe gjërat që po shohim janë vetëm receta e “rishkruar” nga viti i kaluar.
Tensione në fundjavë
Sipas medias serbe, Prishtina ka kërcënuar se të shtunën do t'i ndalojë të gjitha automjetet me targa KM të hyjnë në Kosovë. Vlerësohet se aktualisht janë rreth 10 mijë automjete në veri të Kosovës. Në artikullin e Blic thuhet se ky vendim i Prishtinës potencialisht mund të çojë në tensione të reja. Nëntorin e kaluar Beogradi mori përsipër që të mos lëshojë targa të reja KM, por pronarët e atyre tabelave do të mund t'i rinovojnë ato pas skadimit të afatit të regjistrimit. Në anën tjetër, Prishtina ka premtuar se nuk do të dënojë pronarët e automjeteve të cilët nuk i kanë riregjistruar targat KM me shenja RKS. Sipas artikullit, për shkak të këtij interpretimi të ndryshëm të marrëveshjes, policia e Kosovës gjatë muajit janar ka ndaluar disa automjete me targa KM në vendkalimet administrative në veri të Kosovës. Megjithatë, pas ndërhyrjes së ndërmjetësit të BE-së, problemi u zgjidh, të paktën për një kohë të shkurtër. Por ajo që ka alarmuar Serbinë është se nga Prishtina po vijnë njoftime se nga 1 prilli do të ndalojnë hyrjen në Kosovë të të gjitha automjeteve me targa KM. Fatmir Seholi, drejtor i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, pohon se një marrëveshje e tillë është. “Marrëveshja është që nga 1 prilli, automjetet me targa KM të mos lëvizin më në Kosovë”, pohon Seholi. Nga ana tjetër, zyrtarët serbë deri më tani nuk kanë bërë të ditur asgjë në lidhje me këtë njoftim të Prishtinës.
Zgjedhjet në Veri
Nga ana tjetër, sipas “Blic” Kurti nuk po heq dorë nga zgjedhjet lokale në veri të Kosovës edhe pse vetë shpallja e mbajtjes së tyre në fund të vitit të kaluar shkaktoi tensione të mëdha. Për shkak të kësaj, si dhe shpalljes së bojkotit të Listës Serbe, Prishtina më pas u detyrua t'i shtyjë ato dhe t'i caktojë për 23 prill të këtij viti. Mirëpo, Lista Serbe, përndryshe partia më e madhe në veri të Kosovës, si dhe një numër i partive më të vogla refuzuan të marrin pjesë, kështu që është e diskutueshme nëse këto zgjedhje, nëse mbahen, do të kenë legjitimitet?
Mohimi i Asosacionit
Gjithashtu kjo media serbe ka përmendur dhe formimin e Asosacionit. Sipas “Blic” kur është fjala për Asocacionin, edhe pse Kurti ishte pajtuar për formimin e atij komuniteti në Marrëveshjen e Ohrit, vetëm një ditë më vonë ishte e qartë se ai do të bënte pak dhe se do ta zgjaste obligimin sa më gjatë. “Blic” shkruan se Kurti madje përdori një lojë fjalësh për të thënë se fjala komunitet nuk mund të barazohet me fjalët “bashki” apo “shoqatë”. Në fundin e artikullit të “Blic” thuhet se në Prishtinë, Kurti hasi në protesta dhe rezistencë të madhe të opozitës ndaj formimit të ZSO-së . Sipas “Blic”, prandaj, është e vështirë të pritet që Kurti së shpejti të themelojë ZSO. Ka të gjitha shanset që ai të vazhdojë të zbatojë lëvizje të njëanshme në veri të Kosovës në mënyrë që të provojë të dëshmojë se Kosova është shtet i pavarur dhe kështu të rikthejë besueshmërinë e tij të dëmtuar tek votuesit. Kurti erdhi në pushtet, ndër të tjera, duke qenë kundërshtar i ashpër i formimit të ZSO-së.”
Më të lexuarat


Video/ Çfarë po ndodh? KFOR dhe serbët lokalë matin “forcat” në veri të Kosovës

“Raportet SHBA-Kosovë janë shumë të forta, më dhemb kur njerëzit mendojnë se…”/ Konflikti në Veri, Ecobar zbardh planin: Kemi sfida në raportet dypalëshe me Kurtin

“Dhe varret tona do luftojnë me armiqtë”/ Vuçiç betohet mbi jetën e familjes: Nuk e dorëzoj kurrë pushtetin

Takimi i Lajçak e Escobar me Osmanin, zbardhet fokusi bisedimeve

Zgjedhjet e reja në veriun e Kosovës? Vjen reagimi i menjëhershëm i KQZ-së

"Ardhja e trupave të KFOR-it nga Turqia", analisti i njohur zbërthen planet e fshehta të Vuçiçit me Erdoganin për Kosovën

3 kërkesa dhe 8 pika, Lajçak-Escobar zbarkojnë në Prishtinë e Beograd, ja çfarë do të kërkojnë nga të dyja palët, zbulohet kthesa e madhe e Perëndimit dhe opsioni i ri i BE, mediat serbe nxjerrin prapaskenat

Tronditet politika në Beograd, paralajmërohet një fund tragjik dhe me sfida të tmerrshme për Vuçiçin, ja çfarë fshihet pas mesazheve të presidentit serb se i rrezikohet jeta

Escobar dhe Lajçak zbarkojnë në zyrën e presidentes Osmani

Rikthehen përmbytjet në vendin fqinj, autoritetet dalin me paralajmërimin e frikshëm ndaj qytetarëve
