
Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

SPAK lëshon 15 masa sigurie për aferën e inceneratorit të Tiranës, ja lista e plotë

Për kë do "kërcasin prangat"? Afera e inceneratorit të Tiranës, SPAK firmos 15 urdhër arreste, zbulohen emrat

Ja pse u thirr me urgjencë Lulzim Basha në SHBA, kush është sponsori i fuqishëm që fshihet pas aksionit të tij që pritet të tronditë themelet e “Trekëndëshit të Bermudës”

Ja si Berisha u përgatit të arratiset nga Shqipëria në ’97, roli i Pandeli Majkos, Rexhep Mejdanit, Bashkim Finos e Namik Dokles dhe telefonata “përtej Adriatikut” që ndryshoi rrjedhën e ngjarjeve, Gjon Bruçi zbardh anën e errët të Saliut

SPAK trondit çiftin Meta-Kryemadhi, prokurorët nisin sekuestrimet për dosjen e tyre të “zezë” të pastrimit të parave, ja çfarë po ndodh në GJKKO

Fillon zbatimi i planit franko-gjerman që “pret krahët” e Vuçiçit, mediat serbe zbulojnë 5 shtetet e BE që do të njohin Kosovën, Greqia shumë afër zyrtarizimit

Shkruar nga Elmas Bogdani 22 Shtator 2022

Media serbe “Danas”, ka zbuluar lajme të bujshme për Kosovën. Sipas burime diplomatike, pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës, të cilat janë Greqia, Spanja, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania të, pritet të ndryshojnë qëndrimin e tyre, edhe para afatit të përcaktuar me planin 13-pikësh të Scholz dhe Macron. Danas shprehet se burimet i kanë konfirmuar se më afër kësaj njohjeje është aktualisht Greqia. Pra, plani i fundit 13-pikësh i Gjermanisë dhe Francës, për të cilin shkruajnë mediat, për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke parasheh që të gjitha pesë vendet e mbetura të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës në mënyrë që marrëveshja të arrihet legjitimitet i plotë në nivel të BE-së. Ky zhvillim i fundit hedh “në erë” dhe kartën e fundit të presidenit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili ka paralajmëruar se ka gati dosjen dhe po vazhdon negociatat me tetë shtete për të çnjohur Kosovën.
Njohja e Kosovës nga Greqia
“Greqia është shumë afër, sepse aktualisht po e trajton Kosovën në çdo aspekt si shtet të pavarur dhe është vetëm çështje kohe se kur do ta bëjë këtë zyrtarisht”, shkruan “Danas”. Shteti helen, sipas burimeve diplomatike të së përditshme serbe “Danas”, nuk e ka njohur Kosovën, deri më tani, për shkak të interesave politike e gjeostrategjike në rajon. “Problemi kryesor ballkanik që kishte Greqia, pra mosmarrëveshja me Maqedoninë e Veriut është zgjidhur. Ata nuk kanë asnjë pengesë tjetër për çështjen e pavarësisë së Kosovës, përveç Qipros”. Sipas burimeve të Danas, Qiproja në krahasim me Maqedoninë e Veriut është një problem më i vogël për Athinën zyrtare, pasi ishulli është anëtare e Bashkimit Evropian. “Nëse Greqia e bën këtë, Qiproja me siguri do të inatoset, por sigurisht që nuk do të mbetet i vetmi vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, nëse BE-ja kërkon unitet nga anëtarët e saj për çështjen e Kosovës”. Për të përditshme “Danas”, njohja e pavarësisë së Kosovës për Romanin dhe Sllovakinë është çështje edhe më e thjeshtë. “Në këtë rast është vetëm çështje kohe dhe marrëveshjeje se kur do të bëjë të njëjtë gjë edhe Spanja”.
Plani franko-gjerman
Ndërkombëtarët po kërkojnë që të arrihet sa më shpejt një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Nga ana tjetër Brukseli është gati të sanksionojë Beogradin nëse vazhdon të ndjekë politikat me dy karrige me presidentin rus Vladimir Putin. Media serbe “Danas” ka nxjerrë detaje nga plani 13 pikësh i Gjermanisë dhe Francës që i është propozuar presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti. Në vitin 2023 duhet të nënshkruhet marrëveshja e dytë për normalizim të marrëdhënieve, pas asaj të vitit 2013, me të cilën Serbia faktikisht e pranon realitetin e Kosovës shtet të pavarur, por nuk e njeh formalisht. Në një fazë të mëvonshme, hipotetikisht pas 10 vitesh, atëherë kur BE-ja është e gatshme të zgjerohet dhe ta përfshijë Ballkanin perëndimor, arrihet marrëveshja për njohje të ndërsjellë, si parakusht i të dy shteteve për anëtarësim në BE. Dokumenti me katër faqe, i cili shpjegon logjikën e kornizës së re, përmban një vizion 10-vjeçar për të trajtuar problemin dhe ofron një "perspektivë makro".
Çfarë përfiton Serbia dhe Kosova?
Sa i përket Kosovës, ajo merr njohjen e pesë vendeve të BE-së, duke zhbllokuar perspektivën e anëtarësimit në NATO dhe BE, ndërsa Serbia merr ndihmë të konsiderueshme financiare dhe ekonomike dhe “do të njihet si një forcë që udhëheq ekonomikisht dhe politikisht rajonin”. Gjithashtu thuhet se nëse Beogradi nuk e pranon këtë plan, do të pasojë “izolimi ekonomik dhe financiar”, po ashtu theksohet se pesë vendet që nuk e njohin Kosovën përfundimisht do të largohen nga Serbia dhe do t'u bashkohen vendeve të tjera që e kanë njohur Kosovën.
Më të lexuarat


Dyshohet se pastroi mbi 1 milion euro, bie në pranga zyrtari i lartë

Kompani, hotele dhe vila, zbulohet pasuria marramendëse e Milan Radoiçiç, biznesmenit kontravers serb që kërkohet nga Interpoli

Zjarri shkrumbon spitalin në vendin fqinj, raportohet për viktima

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, eksperti i sigurisë zbulon çfarë ndodh nëse Vuçiç humbet Beogradin

Plagoset rëndë efektivi gjatë mbarëvajtjes në një ndeshje volejbolli, policia del me kërkesën urgjente

“Ka shumë mister”, Ambasadori suedez flet për vrasjen e Liridona Ademajt: Po punojmë ngushtë me autoritetet e Kosovës për hetimin e rastit

Ndodh për herë të parë! Maqedonia e Veriut udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar (Emri+Foto)

Në kulmin e fushatës elektorale, Vuçiç përfshihet në mega-skandalin më të madh në Serbi, ja për çfarë bëhet fjalë

Osmani në Turqi, takim “kokë më kokë” me Erdoganin, zbardhen temat e diskutimit

Uashington në një linjë me BE, ultimatum Serbisë për njohjen e Kosovës
