
Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e Alibeajt, koalicioni Meta-Berisha vijon garën për zgjedhjet e 14 majit, Celibashi kërcënon me sanksione ata që abuzojnë me simbolet e PD

Do përfshihet SPAK në hetimet për sulmin ndaj 'Top Channel'? E zbulon Altin Dumani dhe bën paralajmërimin e fortë

Ja si do bëhet rritja e pagave për punonjësit e administratës dhe 2 hapat që do ndiqen për të bërë realitet këtë premtim, zbardhen detajet

“Duhet të gjendet pronari”/ Dumani zbardh prapaskenat e hetimeve për inceneratorët

Thellohet hetimi për Ahmetajn/ Reagon kreu i SPAK për çështjen e nxehtë dhe tregon lëvizjen që pritet shumë shpejt për Arben Ahmetajn: Janë gjetur prova në vilat e kontrolluara

Çfarë po ndodh me hetimet për Ervis Martinajn dhe atentatin në lokalin e Fation Muratit në ‘Don Bosko’? Zbardhen detaje të reja, ish-efektivi i policisë para prokurorëve…

Zgjerohen hetimet për pushtetarët e korruptuar me dosje në SPAK, përgatitet terreni për arrestime në nivele të larta, nisen 62 letër-porosi jashtë vendit, ja dy dosjet që do tronditin Metën

Fondacioni gjerman publikon statutin, asociacioni në Kosovë do të financohet edhe nga Serbia, zbardhen detaje nga draft-rezoluta

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Janar 2023

Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung në partneritet me Institutin Europian për Paqe, publikuan një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Mes pikave më të rëndësishme mund të përmendet fakti që formimi i tij duhet të bëhet në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe që të formohet duhet të ketë edhe pëlqimin e qeverisë. Gjithashtu shkruhet se mes financuesve të asociacionit të komunave serbe në Kosovë mund të jetë edhe shteti i Serbisë. Kreu i fondacionit gjerman, Rene Schlee, tha se kjo është vetëm një pikënisje për diskutime. “Objektivi ynë ka synim lehtësimin e diskutimeve duke u bazuar në propozimin konkret. Nuk ka pasur shumë progres, deri sot askush nuk ka prezantuar një propozim konkret”, ka thënë ai. I përbërë nga 7 kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut parasheh mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të këtij asociacioni, përfshirë simbolet. Për krijimin e tij, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në vitin 2013, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që zhvillohet në Bruksel. “Në përgjithësi, Asociacioni do të ishte strukturë për komunat me popullatë me shumicë etnike serbe, për të bashkërenditur çështjet dhe shërbimet, si: arsimi, kujdesi shëndetësor, planifikimi urban dhe rural dhe zhvillimi ekonomik lokal me fjalë të tjera, funksionet për të cilat të gjitha komunat në Kosovë janë përgjegjëse”, kanë shkruar Chollet dhe Escobar. Ata kanë thënë se e kundërshtojnë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë dhe se bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë zgjidhje.
Më të lexuarat


Nuk ndalen tensionet në veri të Kosovës, digjen tre makina të tjera me targa RKS

Çfarë po ndodh në Kosovë? Tronditet aeroporti “Adem Jashari”, i ndodh e papritura policit në detyrë, dyshohet se...

Tragjedia nga përplasja e trenave në Greqi, merret vendimi i fundit për një tjetër punonjës

Rusia i hedh “benzinë zjarrit”, rrëzon marrëveshjen e Ohrit për planin “franko-gjerman”: Kosova është pjesë e Serbisë

Nuk ndalet Serbia, vijon propagandën: ‘Shtëpia e Verdhë’ ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë

Fillon në Shkup plani për të krijuar “Shqipërinë e madhe”, tmerrohen serbët, paralajmërojnë destabilitet dhe luftë në Ballkan

Të shtunën fillon sërish “ferri” në Veri të Kosovës, situata mes Beogradit dhe Prishtinës mund të përshkallëzohet, mediat serbe japin alarmin, gati rikthimi i barrikadave

Çfarë po ndodh me marrëveshjen? 'Shpërthen' Kurti dhe bën thirrje urgjente Serbisë e BE: Nënshkrimi të jetë i plotë, jo vetëm...

“Lufta ndaj korrupsionit, barazia qytetare, liria mediave”, Abazoviç në samitin e Demokracisë tregon sekretin se kush i ndihmon për një shtet me standarte të larta

Dashamir Shehi godet aleancën Meta-Berisha: Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk është alternativë për shqiptarët, ja pse
