BREAKING NEWS

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të tjerë shpenzuan 200 milionë euro për t’u kuruar, mjeku Erion Dasho zbardh prapaskenat e forta nga pandemia dhe ngre alarmin për korrupsionin që ka mbërthyer sistemin shëndetësor në vend

20 mijë shqiptarë vdiqën nga Covid-19 dhe mijëra të
x
BREAKING NEWS

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën strehuesit të Sali Berishës, kryeministri konfirmon lidhjet me “non gratën” nëpërmjet Bashkim Ulajt dhe pranon konfliktin e interesit që i ka dhënë koncesione

Edi Rama vizitë në Kroaci për t’i bërë qokën
x
BREAKING NEWS

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas modelit kroat, ja si OLAF shkaktoi “tërmet” në Zagreb dhe si përfunduan në pranga zyrtarët që abuzuan me fondet e BE

Ish-ministrja Frida Krifca dhe zinxhiri drejtues i AZHBR drejt arrestimit sipas
x
BREAKING NEWS

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për aferën e “Gërdecit”, si e raportoi Ambasada e SHBA tragjedinë, zbardhet kabllogrami amerikan që fundos Shkëlzen Berishën

Ja çfarë zbuloi kreu i SPAK Altin Dumani në vitin 2010 për
x
BREAKING NEWS

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir Beqjas

Në SPAK ka plasur sherri për datën e arrestimit të Ilir
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të Berishës, Shkëlzenit, Ilir Beqajt, Frida Krifcës, Belinda Ballukut e Mirela Kumbaros dhe nxjerr zbuluar skandalin e Ramës me deklaratën që KFOR të marrë nën patronazh veriun e Kosovës

Spartak Ngjela flet për dosjet në SPAK të dhëndrit të
x
BREAKING NEWS

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin
x
BREAKING NEWS

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për
x

Rajoni

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në Veri, Macron dhe Scholz i ndryshojnë mendjen Vjosa Osmanit, Albin Kurti asnjë hap pas, ja çfarë ndodhi në Moldavi

Franca dhe Gjermania kërkojnë zgjedhje të reja në Veri,

Franca dhe Gjermania u kërkuan ditën e djeshme udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur. Lajmin e dha presidenti francez Emmanuel Macron, në një konferencë gjatë samitit në Moldavi, pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në përfundim të takimit katër palësh, Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që Kosova ta shqyrtonte si mundësi, mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. Kryetarja e shtetit sqaroi se organizimin e një votimi të ri e lejon ligji, por duhet të ndodhë përmes një peticioni të iniciuar nga qytetarët serbë që jetojnë në komunat veriore. Por Osmani nuk e ka mbështetjen e Albin Kurtit, pasi ky i fundit ia bëri të qartë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës se do i dalë për zot popullit.

Detaje nga takimi

Macron, bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, ulën në të njëjtën tryezë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.  “Sapo përfunduam takimin me të katërt ne së bashku, me të dy presidentët në të njëjtën tryezë dhe kërkuam për një vendim të qartë deri në javën e ardhshme. Ajo çfarë kërkuam nga të dyja palët është shumë e thjeshtë: organizimin, sa më shpejt që të jetë e mundur e zgjedhjeve të reja në ato katër komuna si pjesë e përkushtimit nga ana e Kosovës, pjesëmarrjen e qartë në këto zgjedhje të partive serbe, si dhe me prioritet të lartë një zgjidhje të shpejtë për çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe nga ana e Kosovës”, tha Macron.

Qëndrimi i Vjosa Osmanit

Presidentja Osmani u shpreh e gatshme që Kosova ta shqyrtonte si mundësi, mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore. “Në fund të takimit me Macron dhe Scholz ata propozuan që të kishte edhe një diskutim joformal me presidentin e Serbisë, natyrisht në takim ishte edhe përfaqësuesit i Lartë i BE-së, Josep Borrell. E kishim një takim të përbashkët diku 10 minuta , ku edhe njëherë u dëshmua se Vuçiç nuk është i interesuar për zgjidhje dhe as për paqe, por në fakt është burimi kryesor i jostabilitetit në gjithë rajonin tonë. Por, unë do të vazhdojë të punoj me partnerët tanë, me Gjermaninë, me Francën, me SHBA-në si aleat yni kyç, por edhe me shtetet e tjera prej disa prej çështjeve që i propozuan edhe presidenti Macron, edhe kancelari Scholz, e që i ka propozuar edhe sekretari i shtetit amerikan, Blinken. Ka mundësi që të gjinden zgjedhje përpara. Vullnetin e kemi të përbashkët dhe ai është Kosova sovrane dhe e pavarur të jetë e suksesshme në gjithë territorin e saj. Natyrisht asnjëherë duke mos i ikur obligimeve që t’i mbrojmë të gjithë qytetarët, përfshirë edhe pakicën serbe”, ka theksuar Osmani. Ajo ka thënë se zgjidhjet për çtensionim të situatës ekzistojnë, por ato duhet të jenë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Reagimi i Kurtit

Albin Kurti, ndryshe nga lëkundja e Vjosa Osmanit nuk shfaq shenja tërheqjeje për situatën në Veri pasi është në zbatim të Kushtetutës. Ai u shpreh se ka një komunikim të përditshëm me ambasadorin e SHBA në Kosovës, Jeffrey Hovenier, por edhe pse ka një respekt të veçantë për të, ai është zgjedhur nga populli dhe duhet t’i dalë për zot. “Këtij populli unë duhet t’i dal Zot sepse për këtë më kanë sjellë në këtë karrige. Për Hovenier kam respekt të veçantë, bile shumë të veçantë, por mua më ka votuar populli e duhet t’i dal për zot, nuk më ka votuar ambasadori. Nuk është emërim kryeministri”, ka deklaruar Kurti në KTV. Ai ka thënë se nuk është normale që ai të bjerë dakord me gjithçka që i kërkohet nga ambasadorët. “Ka dy vjet që bashkëpunoj me ambasadorët e QUINT-it, atë të BE-së dhe atë amerikan. Nuk pajtohemi çdo herë për gjithçka. Nuk është normale të pajtohemi për gjithçka”, ka theksuar Kurti. Duke folur për reagimet publike, e madje edhe ndëshkimet konkrete nga SHBA, Kurti ka thënë se më shqetësuese mbetet “milicia fashiste” në veri. “Është brengosëse (reagimi amerikan), por më shqetësuese dhe brengosëse janë milicia fashiste në veri. Shpeshherë nuk ke opsione ideale. Në këtë kontekst besoj që kam bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme”, ka theksuar ai.