BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Rajoni

‘Frankfurter Rundschau’: Është arritur marrëveshja për ndryshim të kufijve në Kosovë

‘Frankfurter Rundschau’: Është arritur marrëveshja
BE dhe SHBA janë të gatshme të pranojnë këmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe më 12 qershor, në Uashington do të nënshkruhet marrëveshja rreth ndryshimit të kufijve, e cila do të hynte në fuqi gjashtë muaj më vonë, shkruante sot gazeta gjermane “Frankfurter Rundschau”. 
 
Kjo gazetë në komentin e Adelhajd Velfël, shkruan se po rritet presioni ndaj Kosovës dhe Serbisë që të nënshkruajnë marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, por kjo edhe paraqet rrezik për ndryshimet e kufijve në Ballkan.
 
Sipas kësaj gazete, ideja e ndarjes së Kosovës është e vjetër, por për Perëndimin deri kohë më parë ndryshimi i kufijve ka qenë i papranueshëm, pasi kjo do të binte ndesh me kushtetutën e Kosovës, planin e Marti Ahtisarit dhe konkluzionet e Grupit të Kontaktit të arritura para fillimit të bisedimeve në vitin 2006.
 
Duke vënë në dukje se kjo ndoshta në Bruksel më nuk dëgjohet, në koment thuhet se që nga gushti i vitit 2018, edhe komisioneri i zgjerimit Johannes Hahn dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-s Federica Mogherini, bien dakord për tërheqjen e kufijve etnikë, dhe se administrata amerikane nën presidentin Donald Trump bëri një kthesë prej 180 gradësh.
 
“Kohë më parë rrodhi një dokument që përmban një plan të ndarjes së Kosovës. Në 17 pika bëhet fjalë për tërheqjen e kufijve të rinj në mes të shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës dhe për bashkim me Kosovën të disa vendbanimeve kryesisht me shqiptarë në Serbi”, shkruan kjo gazetë.
 
Sipas gazetës, qyteti i Mitrovicës do të ketë status special, ndërsa për furnizim me ujë liqeni i rëndësishëm Gazivoda dhe Miniera e Trepçës do të privatizohen për 99 vjet dhe të ndaheshin mes anëtarëve të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.një pjesë e idesë është që në portin shqiptarë të Vlorës, të ndërtohet baza detare e NATO-s, në qytetin shqiptar Kuçovë, Baza Ajrore, ndërsa autostrada nëpër Serbi, e ashtuquajtur korridori i dhjetë, të vendoset nën mbrojtje ndërkombëtare. “Kështu, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë pritet të nënshkruhet më 12 qershor në Uashington dhe të hyjë në fuqi gjashtë muaj më vonë”, shkruan gazeta.