BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Rajoni

Frikë për luftë edhe në Ballkan, Kosova e alarmuar: Lufta e Rusisë në Ukrainë mund ta inkurajojë Serbinë që të veprojë ushtarakisht kundër nesh

Frikë për luftë edhe në Ballkan, Kosova e alarmuar: Lufta e

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schëarz, paralajmëroi ditën e djeshme se lufta në Ukrainë mund të depërtojë në Ballkan. Gërvalla në një intervistë për “Jerusalem Post”, u kërkoi zyrtarëve të saj të përdorin ndikim për të ndihmuar në neutralizimin e situatës. “Shtete si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e Ballkanit. Ne jemi të shqetësuar se Ballkani mund të jetë pika e ardhshme e nxehtë”, tha ajo. “Që nga fillimi, Kosova ka treguar solidaritet dhe admirim për luftën e guximshme të ukrainasve për të mbrojtur vendin e tyre”, tha Gërvalla-Schëarz. “Ne nuk kemi iluzione për atë që Putin dëshiron të arrijë në Ukrainë. Ju mund të shihni disa ngjashmëri midis mënyrës se si Rusia po vepron në Ukrainë dhe si po vepron Serbia në rajonin tonë,” tha ajo. Gërvalla, mes tjerash, vlerëson se kufijtë dhe problemet etnike janë mesazhi i kësaj lufte, teksa flet për ndryshimet e kufijve në Ballkan. “Kjo luftë ka dhënë mesazhin se “kufijtë dhe problemet etnike” janë sërish në agjendë, tha ajo. “Në Ballkan të flasësh për kufij dhe ndryshim kufijsh ka qenë gjithmonë çështje lufte. Serbia ka lidhje të ngushta, duke përfshirë ato ushtarake, me Rusinë”, tha ajo. Bashkimi Evropian ka një rol për të luajtur këtu, tha Gërvalla, për të ndihmuar në zmbrapsjen e ndikimit rus në rajon, duke shfrytëzuar procesin tashmë që po zhvillohet për të sjellë vendet e Ballkanit në BE. “Ne shpresojmë që jo vetëm Izraeli, por të gjithë të tjerët që kanë marrëdhënie të mira me Serbinë, do t’i përdorin ato marrëdhënie të mira për të përcjellë mesazhin se tani është koha për të vendosur,” tha ajo. “Serbia nuk mund të ulet më në mes të dy karrigeve. Deri më tani ka qenë e mundur që Serbia të marrë paratë e BE-së dhe me këto para të BE-së të blejë armë ruse, por kjo nuk është më e mundur”, tha Gërvalla.

Më të lexuarat