BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Fushata Kosovë/ Partitë me premtime të njëjta nga zgjedhjet e kaluara

Fushata Kosovë/ Partitë me premtime të njëjta nga zgjedhjet
Partitë politike në Kosovë tashmë kanë filluar fushatën parazgjedhore, por përkundër që kanë kaluar rreth 2 vite nga zgjedhjet e kaluara, premtimet e tyre karshi qytetarëve janë të njëjta.
 
Zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës dhe luftimi i korrupsionit janë premtime që iu kanë adresuar edhe më herët qytetarëve.
 
I vetmi ndryshim në këto zgjedhje sipas analistëve politikë është mos premtimi për liberalizim të vizave.
 
Nga organizata “Çohu”, Arton Demhasaj thotë se të gjitha problemet që kanë ekzistuar para dy viteve janë të pranishme edhe sot. Për këtë arsye, sipas tij edhe premtimet janë të njëjta si në zgjedhjet e vitit 2017.
 
“Nuk pres që ka me pas ndryshime të premtimeve nga ana e partive politike nga zgjedhjet e kaluara. Për shkak se të gjitha problemet që kanë ekzistuar edhe në fushatën në zgjedhjet paraprake, janë akoma të pranishme në Kosovë. Kështu që premtimet pak a shumë kanë me qenë të njëjta, vetëm ka me u përdorë gjuhë ndryshe për me i promovuar ato premtime”, thotë Demhsaj.
 
Për dallim nga ky, njohësi tjetër i rrethanave politike, Rasim Aliaj thotë se gjatë fushatës zgjedhore partitë politike më shumë do të fokusohen në sulme ndaj njëra tjetrës, se sa në programe.
 
“Unë pres një polarizim të fushatës me akuza dhe kundër-akuza se kush ka qenë më patriot ose kush më pak. Shumë më pak fokusim në programe konkrete dhe pika konkrete që japim zgjidhje reale për problemet që i preokupojnë qytetarët çdo ditë…kësaj radhe duhet të jenë shumë më të kujdesshëm sa i përket premtimeve me shifra me vende të hapura të punës. Kemi parasysh ato premtimet e fushatës së 2014 dhe 2017 për 200 mijë vende të punës. I kemi pa rezultatet konkrete. Pra te qytetarët e shoh një lloj vetë-dijësimi, po shpresoj se edhe tek subjektet politike kanë zënë mend dhe nuk do të ketë aso premtime që në start dihen se janë për konsum fushate, dhe jo diçka konkrete”, thotë Aliaj.
 
Ndërkaq, profesori universitar, Behlul Beqaj thotë se dështimet në realizimin e premtimeve paraprake po sjellin mosbesim tek qytetarët.
 
Gjitha deklarimet politike për zhvillim ekonomik, luftim të korrupsionit apo krimit të organizuar, Beqaj po i sheh vetëm si deklarata boshe, pasi sipas tij nuk ka asgjë konkrete. (KosovaPress)
 

Më të lexuarat