BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Fushata në Kosovë, AAK e PSD zyrtarizojnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhor

Fushata në Kosovë, AAK e PSD zyrtarizojnë marrëveshjen

Fushata për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë ka hyrë dje në marsh të plotë teksa AAK e Ramush Haradinaj, ka shpallur koalicionin me PSD e kryebashkiakut të Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kjo është marrëveshja e parë e tillë e arritur në Kosovë, ku negociata dhe akorde të ngjashme priten shpejt nga partitë politike. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti tha se dy partitë do të garojnë së bashku në zgjedhje. “Ky është një bashkëpunim edhe politik edhe zgjedhor, duke marrë parasysh disa vija të bashkëpunimit që i kemi pasur edhe në vitet e kaluara, por që janë zgjeruar në fusha të tjera, me të cilat do të garojmë bashkë me një program të përbashkët qeverisës”, tha ai. Kreu i AAK, Ramush Haradinaj, ka folur në një konferencë për media së bashku me kreun e PSD-së, Shpend Ahmeti, pasi që të dy partitë nënshkruan marrëveshje për koalicion parazgjedhor. Haradinaj tha se deri te koalicioni erdhi pasi që u panë qëllimet në programet e të dy partive. “Them me se ky koalicion parazgjedhor që është i pari na bën më të përgatitur me i marrë përgjegjësitë para zgjedhjeve. Falënderoj kryetarin Shpendi dhe PSD për besimin”, shtoi Haradinaj, duke thënë më tej se AAK është e hapur për bashkëpunim edhe me disa parti, si Nisma e AKR. “Jemi të hapur për bashkëpunim me Nismës, me AKR, me do parti që kemi një komunikim të ndërsjelltë, nuk synojmë PAN 2 apo PAN 3 nuk jemi pjesë e ndonjë skenari për ndonjë PAN të ri”, ka shtuar ai.

Mustafa takon Limajn e Shalën

Ndërkohë kryetari i LDK, Isa Mustafa, ishte dje në bisedime me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj dhe ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalën, në një prej restoranteve të kryeqytetit. Ky takim erdhi pas atij që Mustafa, kishte kryer dhe me kryetarin e PSD, Shpend Ahmeti. Ndërkohë është paralajmëruar edhe një takim në mes Mustafës dhe kreut të AAK, Ramush Haradinaj. Javën që shkoi kryetari i LDK-së ka takuar edhe liderin e VV, Albin Kurti, me të cilin është përfolur më shumë mundësia e një koalicioni parazgjedhor. Të gjitha këto takime, Mustafa po i zhvillon për të diskutuar situatën politike në vend si dhe koordinimin për shpërndarjen e Kuvendit këtë të enjte, më 22 gusht. LDK ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me PDK-në e Kadri Veselit, duke thënë se edhe pas zgjedhjeve nuk do të bashkëqeverisë me ketë parti. Kreu i Vetvendosje, Albin Kurti ka thënë më herët se kanë ende diferenca me LDK, por arritja e një kompromisi për koalicion mes tyre do të shndërronte zgjedhjet në një festë. “Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në, kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja”, tha Kurti për RTV Besa në Prizren. Ai tregon se bisedimet me LDK-në, po shkojnë në rrugë të mbarë. “Bisedimet po shkojnë mbarë. Ekziston një atmosferë konstruktive”. Sipas tij, nëse arrihet koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike, “do të përpilohet një platformë qeverisëse që do ta nxjerrë vendin nga kriza”.

Veseli: Si kryeministër, do luftoj korrupsionin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fushatën e tij me PKD po mban lart flamurin e luftës anti-korrupsion, duke thënë se ky do të jetë prioriteti i tij si kryeministër i mundshëm. "Si kryeministër do të luftoj korrupsionin dhe nepotizmin që të sigurohen mundësi të reja në mënyrë që ata ta ndërtojnë të ardhmen brenda vendit”, ka thënë kryetari i PDK. Kadri Veseli ka thënë se me besimin e qytetarëve në zgjedhjet e reja parlamentare, do ta nisë betejën më të madhe në karrierën e tij politike – luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit, duke ditur që partia e tij pra PDK ishte në pushtet për një kohë të gjatë. “Kjo do të thotë luftë kundër vetvetes, pra kundër njerzëve të cilët partia i instalon në institucionet e Kosovës”, tha Veseli, duke shtuar se këtë betejë e cila është shumë e vështirë, e ka nisur nga partia e tij dhe do ta vazhdojë në gjitha institucionet e Kosovës.

Andi Lamko

Më të lexuarat