
Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Fushata në Kosovë në ditët e fundit, Hoti fokusohet te ekonomia, Albin Kurti synon mbi 61 deputetë

Shkruar nga Sonila Elezi 12 Shkurt 2021

Vijon fushata zgjedhore në Kosovë, ndërkohë që zgjedhjet janë vetëm një ditë larg. Pavarësisht aktit që numri i të infektuarve nga Covid-19 është duke u rritur, partitë politike vijojnë tubimet dhe mbledhjet e një numri të madh njerëzish dhe duket se edhe vetë qytetarët e shohin më të rëndësishëm pjesëmarrjen në këto tubime, se sa shëndetin e tyre. Kryeministri Avdullah Hoti dhe njëkohësisht kandidati i LDK-së për këtë post, ka qenë ditën e djeshme në Prishtinë ku edhe ka prezantuar programin e partisë për këtë zonë. Një nga premtimet e theksuara më tepër, ishte mbështetja që do ti jepet biznesit dhe hapja e vendeve të reja të punës. Më tej Hoti ka premtuar se të gjitha autostradat të cilat lidhin Ballkanin do të kalojnë nga Prishtina. Një premtim ky goxha euforik dhe i konsideruar nga disa analistë edhe i ekzagjeruar. Kryeministri ka vijuar me deklaratën se Prishtina do të bëhet kryeqendër e rajonit dhe e referencës për siguri dhe stabilitet në Ballkan.“Në vizionin tonë dhe me projektet konkrete tashmë të siguruara nga qeverisja e Lidhjes Demokratike e Kosovës Prishtina do të shndërrohet jo vetëm në kryeqytet modern por në qendër administrative të arsimit, kulturës, rinisë dhe sportit, dhe në nyje, mbi të gjitha në nyje rajonale të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik. Nëpër Prishtinë do të kalojnë të gjitha autostradat që lidhin Ballkanin dhe përtej Prishtina do të jetë nyje lidhëse për hekurudhat modern të rajonit dhe më gjerë, Prishtina do të bëhet kryeqendra e rajonit, pikë e referencës për siguri dhe stabilitet të Ballkanit”, ka thënë Hoti. Sakaq, kryetari i AKR-sëBehgjetPacolli, me anë të një postimi nëFacebook, shprehu se gjëja më e rëndësishme për momentin është mbajtja e të rinjve në Kosovë me anë të politikave favorizuese, duke mos i krijuar atyre dëshirën për të emigruar.“Ta mbajmë rininë tonë në Kosovë, duhet të jetë prioritet kryesor i secilit prej nesh. Shteti jonë, janë të rinjtë tanë, prandaj ofrimi i mundësive për ta është jetik për zhvillimin substancial. E ardhmja do na gjykojë pikërisht për këtë: A arritëm ta ndalim këtë largim masiv të rinisë nga Kosova? Unë them se mundemi. Unë them se duhet. Për Ndërtimin e Shteti dhe për rininë tonë”, ka shkruar Pacolli.
Fushata e Vetëvendosjes
Ndërkohë, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe njëherësh kandidati për kryeministër nga kjo parti, ka zhvilluar një tubim në Mitrovicë. Atje ai tha se fitorja e LVV në Kosovë duhet të jetë pa balotazh. “Fitorja duhet të jetë pa balotazh, pra me mbi 61 deputetë. Në këtë mënyrë do t’i bëjmë reformat e shumëfishta me qeveri stabile e shumicë parlamentare e dal nga shumicë gjithëpopullore qytetarë. Qytetarët e Mitrovicës do i falënderojmë për mbështetjen që na e kanë dhënë vazhdimisht e ne si qeveri kurrë nuk do i harrojmë ata, do t’i ndihmojmë si asnjë qeveri tjetër e pasluftës”, u shpreh Kurti. E pranishme ka qenë edhe kandidatja për presidentet nga listat e LVV, Vjosa Osmani. Ajo ka premtuar kushte më të mira dhe perspektivë më të madhe për vendin. Ndërkohë, RamushHaradinaj kreu i AAK-së ka vijuar edhe dje me fushatë intensive. Ai ka premtuar një rritje të votave të partisë së tij në këto zgjedhje dhe ka kujtuar se AAK gjithmonë ka ruajtur votën e qytetarëve.“Ne kemi ruajtje të votës, qëndrueshmëri në votë dhe rritje. Ne kemi pas 96 mijë vota në zgjedhjet e 2019 dhe e dimë që do të kemi më shumë kësaj here. E dimë se është një situatë jo e lehtë në popull, te qytetarët, kemi bërë kujdes gjatë fushatës pra kemi respektuar dëshirën e qytetarëve edhe për t’i shtyrë proceset përpara edhe në ofertën tonë kemi dal në njëfarë mënyrë në një qasje reale”, është shprehur kandidati për president i AAK-së, Haradinaj.Ndër tjera, Haradinaj tha se kësaj radhe nuk ka kërkuarudhëheqjen e vendit dhe postin e presidentitpër të siguruar edhe ekuilibrin e pushteteve, unitetin e brendshëm por edhe në planin e jashtëm si edhe përballjen me Serbinë.
Më të lexuarat


Çfarë ndodhi? Presicenti Vuçiç sulmon Kosovën

Vazhdon të jetë çështja më e ‘nxehtë’/ Kreu i kuvendit serb thirrje urgjente SHBA-së dhe BE-së: Mos humbni kohë!

DASH: Të angazhuar të bashkëpunojmë me BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Tensionohet situata/ Hapen baret, restorantet dhe bizneset, vendi fqinj me Shqipërinë sfidon kufizimet, policia zbarkon në qytet, banorët protestojnë në mënyrë të ashpër

Parlamenti Europian thirrje 5 shteteve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës, i jep goditje të fortë Serbisë

Ambasadori amerikan në Kosovë: I mahnitur nga zgjedhjet, Kurti dhe Osmani kanë vizion dhe energji për të drejtuar qeverinë

Përçahen serbët në Kosovë, nisin akuzat ndaj Vuçiç, dhunohet djali i politikanit që doli kundër Listës Serbe

Ishte në kërkim, ish-shefi i shërbimit sekret maqedonas bën lëvizjen që i shtang të gjithë

Deklarata e prerë e Albin Kurtit për dialogun me Serbinë, vjen reagimi i menjëhershëm nga presidenti Vuçiç

I thyen nofullën dhe 3 dhëmbë, politikani serb nxjerr detajet e rënda: Sulmi ndaj djalit tim ishte i paralajmëruar! I thanë ‘çka bën tash, ti shiptar’
