BREAKING NEWS

 Artan Hoxha plas ‘BOMBËN’, nxjerr pamjet ekskluzive të kryebashkiakut duke pirë kokainë/ Paralajmëron një tjetër surprizë në orët në vijim

x

Rajoni

Fushata në Kosovë, përplasje Haradinaj-Veseli, Kurti premton distancim nga qeverisja e shkuar

Fushata për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit në Kosovë ka vijuar dje me akuza e premtime nga krerët e partive kryesore, ndërsa antagonizmi shfaqej i ashpër mes ish-aleatëve të qeverisë së fundit. Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se qeveria e re do të hapë një faqe të re për vendin duke lënë pas keqqeverisjen e koalicionit PAN. "Nuk lejojmë më zhvatjen e parasë publike dhe nëpërkëmbjen e shpresës. Mbështetja e prindërve të rinj është kushti i parë. Që të zbatohen prioritetet tona, duam ta angazhojmë qeverinë, sigurinë e mbrojtjen, administratat publike dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve", tha ai. Gjatë shpalosjes së programit, Kurti tha se pa vonesë do të fillojë dialogun me pakicat, qe të garantohet puna bashkërisht. "Erdhi dita që së bashku të nisim ndryshimet. Fondi sovran i Kosovës dhe Banka Zhvillimore janë vendimet e para. Banka zhvillimore do të jetë komponenti kreditues. Fondi Sovran do të marrë asetet e shtetit. Prodhuesit vendorë do të mbështeten në rritjen e cilësisë. Për bashkatdhetarët në emigracion do të garantojmë votimin nga konsultat. Arritja e marrëveshjes për hapjen e shkollave shqipe është prioriteti i yni. Do të nisim dhe do të përmbushim marrëveshjen bilaterale", tha mes tjerash ai.

Veseli: Qeveri me përfaqësimin më të lartë të grave

Lideri i PDK, Kadri Veseli, ka vijuar dje fushatën me pjesëmarrjen në Konventën e Gruas Demokratike, me rreth 1 mijë gra të PDK. Ai u tha atyre ka thënë se është krenari që të kemi një pjesëmarrje kaq të madhe dhe kaq entuziaste të aktivisteve të Partisë Demokratike të Kosovës. “Lufta Kundër Korrupsionit është mesazhi ynë kryesor në këto zgjedhje. Por, unë gjithmonë them se lufta kundër korrupsionit është vetëm mjeti, jo qëllimi. Qëllimi ynë është që ta ndërtojmë një të ardhme dinjitoze për Kosovën, duke forcuar ekonominë, duke forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe duke u ofruar të rinjve mundësi për të qëndruar në Kosovë. Lufta jonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit, jo vetëm që do i japë fund largimit të rinisë, por do t’u shërbejë të gjithëve, përfshirë këtu edhe gratë. Mbështetja juaj do jetë vendimtare për të arritur fitoren në këtë luftë. Unë kam besim të plotë në përkushtimin e grave të Kosovës për ta luftuar korrupsionin, në mënyrë që të hapim mundësi për rininë dhe ta ndalim largimin e fëmijëve tanë”, ka thënë Veseli.

Haradinaj: Veseli nuk di çka flet

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë prezantimit të programit të tij, ka komentuar me ironi profesionet e kundër-kandidatëve të tij duke thumbuar se asnjëri prej kandidatëve nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit. Për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, të cilin Haradinaj e kishte partner koalicioni në qeverisjen e kaluar, ka thënë se Veseli nuk din as vetë se çfarë thotë fjalimet e tij. “Kadria, nuk e di çfarë profesioni ka përpos inteligjencës, në t’ka kry ai diçka, në Greqi a s’di ku, kom ni. Për Kadrinë, beso kur del ne te ditë çka është ka fol qe, ne paq marr njëherë, po ja dëgjojë premtimet që po i jep, nëse ja bo naj kush një analizë dy rreshta, asnjë fjalë kurrë s’është ka e thotë, tybe nuk e di ka është ka fol”, ka thënë Haradinaj për Veselin. Ndërsa, Haradinaj ka thënë se logjika ekonomike e Albin Kurtit kërkon ta kthejë vendin në ekonomi agrare. “Albini po don me na kthy në agrar edhe njëhere, agrarin e ka nih naj kush, po don me kthy ekonomin në kohë të agrarit, qekaq të takon ty e nuk ki nevojë ma shumë, këto janë logjikat e tij. Ai qeverisëse nuk janë”, ka thënë Haradinaj.

Andi Lamko