BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Fushata në Maqedoni/ Ahmeti, dakord që Presidenti të zgjidhet nga Kuvendi

Fushata në Maqedoni/ Ahmeti, dakord që Presidenti të zgjidhet nga

Sot në Maqedoninë e Veriut nis heshtja zgjedhore për raundin e parë të presidencialeve të së dielës, ndërsa lideri i partisë më të madhe shqiptare BDI, Ali Ahmeti tha dje se pranon që Presidenti i vendit të zgjidhjet nga Kuvendi, sipas deklaratës së njëjtë që bëri një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev. Dy liderët e forcave kryesore në pushtet po i paraprijnë një ngërçi të mundshëm në zgjedhjen e kreut të ri të shtetit, nëse nuk sigurohet kuorumi i nevojshëm i votave, sipas kushtetutës aktuale. “Këtë tezë ne e kemi ngritur ka më shumë se 10 vite, asokohe nuk ka pasur mbështetje nga miqtë tanë ndërkombëtarë dhe tani duket se është e arsyeshme të mendohet. Presidenti mund të zgjidhet edhe prej Parlamentit”, ka thënë Ahmeti në intervistën e djeshme, duke shtuar se BDI mbështet kandidaturën e Stevo Pendarovski nga aleatët e LSDM. Më herët Zoran Zaev tha se nëse dështojnë zgjedhjet e të dielës, do të nisen ndryshime kushtetuese me qëllim që presidenti të zgjidhjet në kuvend ose të hiqet pragu u votave. Zaev megjithatë u shpreh i bindur se zgjedhjet do të jenë të suksesshme.

Mickoski: Të prishin skenarin e LSDM

Kreu i opozitës maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski u përpoq dje t’i kundërvihej nismës së pushtetit duke bërë thirrje në një konference për shtyp që qytetarët të dalin sa më shumë në zgjedhjet presidenciale që të mos realizohet skenari i kryeministrit për zgjedhjen e kryetarit të shtetit nga Kuvendi. Mickoski porositi se skenarë të tilla këtë herë nuk do të kalojnë për shkak se populli e dinë dhe do ta dënoj në zgjedhje. “Duhet të dinë se s’janë zotë të vullnetit të popullit por duhet të jenë shërbëtorë të popullit. Të dalim në zgjedhje, më në fund ta mposhtim zaev-izmin. 21 prilli është fillimi i fundit”, tha Mickoski duke i bërë thirrje pushtetit të mos falsifikojë vullnetin e popullit por në mënyrë demokratike ta pranojë humbjen. Sa i përket “bombave” që u publikuan, Mickoski thotë se s’ka asnjë indikacion se kush i ka publikuar, por gishtin e drejtori te kryetari i LSDM, Zoran Zaev, për shkak se, siç tha ai, ai në vitin 2015 bëri shou me “bombat” dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pas një skenari të tillë.

Tre kandidatët presidencialë

Tre kandidatët në garën presidenciale të Maqedonisë së Veriut mbyllën dje takimet me votuesit para heshtjes dhe zgjedhjeve të së dielës. Stevo Pendarovski i koalicionit qeveritar të drejtuar nga Lidhja Social Demokrate, Gordana Siljanovska Davkova e VMRO-DPMNE-së opozitare dhe Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, janë përpjekur që veç përkrahësve të tyre t’i tërheqin edhe votuesit e pavendosur përmes mitingjeve, takimeve nëpër rrugë, tregje dhe derë më derë dhe përmes rrjeteve sociale. Ndonëse zoti Reka është i bindur se kalon në balotazh, analistët duke përllogaritur votat e dy partive rivale maqedonase që shkojnë nga 300 mijë deri në 400 mijë dhe nga ana tjetër elektoratin shqiptar këtu që në votime del në një numër prej rreth 250 mijë, i shikojnë si favoritë Pendarovskin dhe Siljanovskën. Megjithatë pa votat e shqiptarëve një garues maqedonas vështirë se merr presidencën. Analisti Xhelal Neziri thotë se në Maqedoninë e Veriut votohet mbi baza etnike dhe jo mbi baza ideologjike.“Kjo e vë në disavantazh kandidatin e vetëm shqiptar, Blerim Reka, i cili e ka pasur të pamundur që brenda një afati tre javësh ta bindë pjesën më të madhe të maqedonasve etnik për ta votuar atë. Lidhur me atë se cili kandidat maqedonas është përpjekur për të përfituar votuesit shqiptarë, mendoj se më aktiv në këtë drejtim ka qenë kandidati i partive qeveritare, Stevo Pendarovski, i cili ka mbështetjen edhe të katër partive shqiptare dhe kjo e ka detyruar atë që t’u drejtohet edhe votuesve shqiptarë”, shprehet zoti Neziri.

Andi Lamko

Më të lexuarat