BREAKING NEWS

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër ‘shuplakë’ e fortë për Monika Kryemadhin / Damian Gjiknuri jep lajmin, ja çfarë ka ndodhur në Vlorë

Pak kohë para zgjedhjeve, vjen një tjetër
x

Rajoni

Fushatë me akuza e sulme në Kosovë, Haradinaj sulmon PDK, Kurti nis të shpalosë programin qeverisës

Fushatë me akuza e sulme në Kosovë, Haradinaj sulmon PDK, Kurti

Ndërkohë që ende nuk është bërë certifikimi i kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë dhe kur kanë ngelur më pak se një muaj nga data 14 shkurt, aktorët politikë janë në një fushatë intensive. Kryetari i AAK-së, njëherësh kandidat për president nga kjo parti, Ramush Haradinaj ka komentuar akuzat e ditëve të fundit të bëra nga PDK-ja në drejtim të partisë që ai drejton. Haradinaj tha se nuk është në nderin e tij që të ngacmojë PDK-në, pasi që sipas tij Hashim Thaçi e Kadri Veseli nuk janë këtu. “I shoh këto ditë që PDK-ja po na nguc nga pak, unë nuk mundem me i nguc se i kam duart e lidhura, Thaçi e Veseli nuk janë këtu edhe nuk është në nderin tim që t’i ngacmoj ata”, u shpreh Haradinaj. Pavarësisht se partia e tij nuk krijoi asnjë koalicion parazgjedhor, Haradinaj tha se në të vërtetë AAK-ja nuk ka asnjë vijë te kuqe për asnjë nga partitë për të krijuar një koalicion paszgjedhor që do të çonte edhe në krijimin e qeverisë. “Ne nuk kemi ndonjë plan të pas zgjedhjeve kemi plan për zgjedhje, me marr besimin e qytetarëve. Pas zgjedhjeve do të shohim, nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti. Duhet me u kujdes që pas zgjedhjeve të krijojmë një unitet që mos të vonuar krijimin e institucioneve”, tha ai. Sakaq, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti është shprehur se për qeverinë “Kurti 2”, një nga prioritetet është pa dyshim kthimi i trurit në Kosovë duke ndjekur modelet e suksesshme që kanë aplikuar shtetet tjera me një të kaluar të ngjashme si kjo e jona. Një gjë e tillë shihet si e nevojshme për sa kohë që prej vitesh shumica e personave të shkolluar dhe që mund të japin kontributin e tyre për të bërë Kosovën një vend më të mirë, zgjedhin të emigrojnë si shkak i kushteve të vështira ekonomike. Ky në fakt është më shumë se sa thjesht një problem i Kosovës, një problem ballkanik.

Mustafa mbi presidentin e ri

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka folur në lidhje me presidentin e ri dhe dialogun me Serbinë. Ai ka paralajmëruar shkuarjen në zgjedhje të reja, menjëherë pas atyre të 14 shkurtit, nëse marrim të mirëqenë skenarin kur dështohet në zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Mustafa tha  se formimi i institucioneve të reja pas 14 shkurtit kësaj radhe do të jetë më e ndërlikuar, pasi nevojiten 80 vota për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit. “Formimi i institucioneve kësaj radhe është më i ndërlikuar, pasi nuk mund të mendohet se ato mund të kryhen me 61 vota, por me 80 vota për zgjedhjen e presidentit. Kush mund t’i bëjë 80 vota, është një çështje e ndërlikuar. Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, atëherë shkojmë në zgjedhje”, u shpreh Mustafa. Më tej kreu i LDK-së ka sulmuar ushtruesen e detyrës së presidentes së vendit, zonjës Vjosa Osmani duke thënë se vendimi i saj për të kandiduar me Lëvizjen Vetëvendosje është një lëvizje taktike në përpjekje për pushtet dhe pozita.  “S’mund të jesh edhe rugoviste edhe me Vetëvendosjen”, është shprehur Mustafa. Për sa i përket dialogut me Serbinë dhe ngrirjen që e ka kapluar procesin në këto momente, Mustafa u shpreh se në të vërtetë pret që administrata e presidentit të ri amerikan Joe Biden do të kërkojë që procesi i dialogut Kosovë-Serbi të vazhdojë, si dhe të ketë një bashkëpunim të mirë ndërmjet SHBA-së dhe BE-së në përmbylljen e këtij procesi. Ai e ka quajtur gabim të madh idenë për shkëmbim të kufijve si pjesë e zgjidhjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se një gjë e tillë nuk e ka pasur asnjëherë mbështetjen e Uashingtonit zyrtar. “Asnjëherë nuk kemi pasur këshilla nga askush nga SHBA, as nga administrata Trump, as nga Shtëpia e Bardhë që ne duhet ta mendojmë një dialog që do të përfundojë me ndryshim të kufijve. Këto janë gjëra që i kanë bërë njerëz të papërgjegjshëm. Shtëpia e Bardhë ka qenë e qartë se nuk mbështesin asnjë ndryshim të kufijve. Unë nuk e di se kush apo çfarë argumentesh ka gjetur dikush për të fajësuar SHBA se ata do të merren me prerjen e hartave të Kosovës. Mendoj se është një dëm i madh që i është shkaktuar Kosovës”, përfundoi Mustafa.