BREAKING NEWS

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit, refuzojnë hapjen e dosjeve, 71 zyrtarë që aplikuan për SPAK rezultuan “spiunë

130 deputetë në panik nga dosjet e Sigurimit të Shtetit,
x
BREAKING NEWS

SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë! Ja sa para janë sekuestruar

SPAK del me njoftimin e fundit: Dërgohen në GJKKO 25 kriminelë!
x
BREAKING NEWS

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të parandalojnë një “Luftë të Tretë Botërore”, ja 3 shtetet ku mund të shpërthejë një konflikt i armatosur

Tension i lartë në Baltik, orët vendimtare që mund të
x
BREAKING NEWS

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin” Vuçiçin, Bashkimi Evropian miraton për herë të parë dokumentin për Kosovën që do të tronditë Serbinë

Plas keq në Beograd, ndërkombëtarët “shkundin”
x
BREAKING NEWS

'Tërmet' në Britani/ Boris Johnson do të japë dorëheqjen sot

'Tërmet' në Britani/ Boris Johnson do të japë
x
BREAKING NEWS

Pësoi arrest kardiak, mbytet një shtetas duke u larë në det

Pësoi arrest kardiak, mbytet një shtetas duke u larë në det
x
BREAKING NEWS

Afera e inceneratorëve, Frrok Çupi plas “bombën” dhe sulmon Metën dhe Kryemadhin, zbulon se kush ia dha dosjen LSI-së

Afera e inceneratorëve, Frrok Çupi plas “bombën”
x
BREAKING NEWS

Befason gazetari Robert Papa: Ambasada e SHBA mbështet protestën e Berishës, raportet e DASH për Ramën janë denigruese

Befason gazetari Robert Papa: Ambasada e SHBA mbështet protestën e
x

Rajoni

G7 do të godasë Serbinë nëse provokon konflikt, Vuçiç nuk tërhiqet nga presioni i Perëndimit, paralajmëron katastrofën më të rëndë në 70 vitet e fundit: Ja çfarë na pret

G7 do të godasë Serbinë nëse provokon konflikt,

Vendet e G7-ës Franca, Kanadaja, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja i kanë dhënë një mesazh të fuqishëm Serbisë, se nuk do të tolerohet një shtet europian, pavarësisht që nuk është në BE, të qëndrojë pranë Rusisë në luftën e pamëshirshme ndaj Ukrainës. Por presidenti serb Vladimir Putin nuk tërhiqet edhe pas presionit të fortë të Perëndimit. Ai është shprehur ditën e djeshme se nuk do vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ai gjithashtu ka bërë një paralajmërim të frikshëm për Evropën. Ai theksoi se dimri i ardhshëm në botë do të jetë më i vështiri në 70 vitet e fundit. Ai theksoi se Evropa nuk do të jetë në gjendje të përballojë ekonominë në recesion për të dytin apo të tretën vit radhazi. “Ne vuajmë tmerrësisht dhe shumë duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe unë dua që njerëzit ta dinë këtë”, tha presidenti i Serbisë. Vuçiç u shpreh se Serbia do të luftojë që të vazhdojë në politikën e saj për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, duke theksuar se dëmi që pëson si pasojë është i madh. “Kemi qëndruar 80 ditë, dhe çmimi që paguajmë është i madh”, ka thënë ai i ftuar në TV Prva. “Ne po pësojmë dëme të mëdha tani dhe nuk kam kërkuar asnjë falënderim. Do të ishte mirë sikur ambasadori i Rusisë (në Beograd) të fliste për këtë. Megjithatë, ne nuk kërkojmë dhe nuk e bëjmë për ta, por për veten tonë, një qëndrim të ndershëm ndaj vetes, ndaj vendit tonë dhe respektimit të së drejtës publike ndërkombëtare”, shtoi ai. “Ne do të jetojmë dhjetë herë më mirë(në rast sanksionesh), por nuk e bëmë këtë sepse po sillemi si shtet i pavarur dhe sovran”, ka shtuar Vuçiç.

G7-a dënon përpjekjet e Serbisë për ndarjen e Bosnjës

Ndonëse, nuk e përcakton se nuk do ta njohë pushtimin e Krimesë të bërë në vitin 2014, duket se mesazhi është i qartë, konfirmues se nuk e njeh atë pushtim, pavarësisht se reagimet asokohe ishin më të buta, por që asnjë vend europian, as G7-a, nuk e ka njohur kurrë regjimin e vendosur në Krime nga Putini, përveç Bjellorusisë. Pra, G7-a ka dhënë disa mesazhe të qartë dhe serioze për rendin e gjërave, në një periudhë të afërt kohore. Se Rusia është e dënuar të humb në Ukrainë, pavarësisht pasojave dhe se Serbia nuk do të mund ta ëndërrojë zgjerimin e saj, drejt Bosnjës, me ndarjen e Republikës Serbe. Këto kryemesazhe duhet të lexohen qartësisht dhe me saktësi, nga të dyja shtetet shqiptare në vijim të politikbërjes. "Ne nuk do të tolerojmë politikën secesioniste të RS, e cila kërcënon të ardhmen dhe stabilitetin e Bosnjë e Hercegovinës në rajon", kanë thënë ministrat e Jashtëm të G7 në një deklaratë të përbashkët. Pra, Serbia mund të llogarisë vetëm në goditje, nëse ajo provon, që sipas modelit të Putinit, të zgjerojë tokat e saj në Ballkan, qoftë edhe duke e ndarë Republikën Serbe të Bonjës, dhe t’ia bashkojë vetes. Ministrat e G7, kanë thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave evropiane të të dy shteteve dhe që  kontribuon në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon. “Ne i bëjmë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e kaluara pa vonesa dhe të normalizojnë marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme, e cila do të mundësojë realizimin e perspektivave të tyre përkatëse evropiane kontribuojnë në stabilitetin rajonal dhe përfitojnë të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në komunikatë. Gjithashtu në deklaratë është vlerësuar fakti se Kosova është rreshtuar me perëndimin sa i përket sanksionve kundër Rusisë, është vlerësuar edhe përafrimi i Bosnjës, derisa kanë kërkuar që edhe Serbia ta bëj të njëjtën gjë.

Më të lexuarat