BREAKING NEWS

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën pedagogut të njohur

Kishte humbur shikimin nga tërmeti, koronavirusi i merr jetën
x

Rajoni

Gati krijimi i qeverisë së re në Maqedoni, LSDM, BDI dhe BESA drejtë paktit

Gati krijimi i qeverisë së re në Maqedoni, LSDM, BDI dhe BESA

Qeveria e re në Maqedoni është drejtë krijimit. Ditën e djeshme përfaqësues nga partitë politike treguan se planet e bashkëpunimit qeveritar për katër vitet e ardhshme tashmë janë vendosur dhe palët kanë rënë në dakordësi. Sipas të dhënave të publikuar nga gazeta “Koha” bëhet e ditur se koalicioni LSDM-BESA do të kenë partner koalicioni BDI-në e Ali Ahmetit, ndërsa pjesë e qeverisë do të jetë edhe Menduh Thaçi, kjo do të thotë se shumica parlamentare do të ketë 62 deputetë. Ndërkohë përfaqësuesit e dy partive politike konfirmojnë për koha se formalizmi i koalicionit do të bëhet pas 4 gushtit, kur pritet që Zoran Zaevi, Ali Ahmeti dhe Bilall Kasami në takim publik të zyrtarizojnë qeverinë e ardhshme. Ndër të tjera “Koha” raporton se palët kanë rënë në dakordësi edhe për kryeministrin, ndërsa do të jetë 3 vjet me 1 për LSDM-në, kështu tanimë ka mbetur të vendoset edhe dita se kur palët do të përcaktojnë se cila parti do të ketë kryeministrin vitin e parë. Ndërkaq bëhet me dije se liderët e partive politike vazhdojnë negociatat për shumicë të re parlamentare edhe pse jashtë vëmendjes së mediave. Partitë nga blloku politik maqedonas thonë se janë në komunikim me të gjitha subjektet, ndërsa blloku politik shqiptar ka vendosur kushtet dhe limitet e veta para ndarjes së mandatit. Sakaq Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka takuar dje kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, me të cilin kanë diskutuar për procesin zgjedhorë. Lajmin e bënë të ditur vetë kryetarët e partive, po pa treguar detaje të tjera rreth bisedimeve. Zoti Ahmeti ka treguar për mediat maqedonase se në ditët në vijim pritet të takojë kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi, si deputet i vetëm i këtij subjekti në përbërjen e re parlamentare. Nga Ahmeti shpreson të takojë edhe dy liderët e koalicionit “Tash është koha”, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar ndonjë takim të mundshëm.

Reagimi i Gjermanisë

Së fundmi edhe Gjermania ka reaguar në lidhje mosmarrëveshjet që kanë pasur palët politike në Maqedoni për krijimin e qeverisë së re. Përmes një deklarate ultimatume, dietën e djeshme Gjermania i ka kërkuar BDI-së së Ali Ahmetit të lërë numrat e piruetat politike dhe të nisë menjëherë formimin e qeverisë së re me LSDM-në e Zoran Zaevit. Ka qenë vetë ambasadorja gjermane, Anke Holstein, kryediplomatja e re e Berlinit në Shkup ka kërkuar menjëherë formimin e institucioneve dhe lënien me një anë interesave dhe sulmeve të kota politike. Ndërkaq ambasadorja gjermane takimin e fundit me Ali Ahmetin e ka bërë në selinë në Tetovë, dhe jo në atë të Shkupit, veprim i cili tregon se Berlini kërkon marrjen e një vendimi nga pala shqiptare. E pikërisht pas këtij takimi, kreu i BDI-së ka takuar kreun e Lëvizjes Besa, Bilal Kasamin, parti që është në koalicion elektoral me LSDM-në e Zaevit, gjë e cila le hapësira për dakordësi dhe bashkëpunim mes LSDM dhe BDI për formimin e qeverisë së re si dhe vendosjen e kryeministrit që do të kaloj i pari. Nga an tjetër Ahmeti dhe Kasami kanë konfirmuar edhe njëherë bashkëbisedimet , duket kanë rënë dakord për një bashkëpunim të mëtejshëm, çka është një parathënie e koalicionit të ardhshëm ndërmjet LSDM-së dhe Ali Ahmetit, të cilët i kanë të gjithë numrat për të formuar qeverinë e re pa problem. Ndërkaq, Aleanca e Zijadin Selës, duket se po lëviz fort për një qëndrim të ashpër opozitar, çka e ka lëvizur faktorin shqiptar drejt statukuosë së vjetër, një grup politik qëndron në pushtet, e një në qeveri. Pikërisht për këto lëvizje Gjermania ka kërkuar reduktim të menjëhershëm dhe përkushtim të bisedimeve në vijim. Gjermania ka qenë vendi që kontribuoi më shumë në rrëzimin e Nikolla Gruevskit me anë të “bombave” që furnizoi Zaevin dhe në arritjen e koalicionit mes tij dhe Ali Ahmetit.