BREAKING NEWS

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda vitit, ja si po tenton të kapë Gjykatën e Lartë e Kushtetuese

Thellohet skandali, Ilir Meta 13 shkresa shantazhuese ndaj KLGJ e KED brenda
x

Rajoni

Gati qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, LSDM: Ja angazhimet që kemi ndërmarrë për bashkëpunim me BDI

Gati qeveria e re në Maqedoninë e Veriut, LSDM: Ja angazhimet që

Ndërkohë që afati i fundit për formimin e koalicionit i cili do të krijojë qeverinë e ardhshme e cila do të udhëheqë Maqedoninë e Veriut po i afrohet fundit, lëvizjet e aktorëve politikë duket se po ashpërsohen. E premtja përfaqëson afatin përfundimtar të mundësisë së partive politike për të arritur një marrëveshje, pasi është fundi i dhjetë ditëshit të lënë në dispozicion. LSDM, e cila është edhe partia e cila ka fituar zgjedhjet, përmes një komunikate informoi se i vazhdon bisedimet për formimin e shumicës parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë katërvjeçar. “Në bisedimet me partinë politike BDI, jemi plotësisht të pajtimit për respektimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, Marrëveshjen për miqësi dhe fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe Marrëveshjen kornizë të Ohrit. Jemi të angazhuar për kohezionin shoqëror, shoqëri të fortë dhe tolerante, shtetin e së drejtës dhe jemi dakord të kundërshtojmë të gjitha format e nacionalizmit dhe urrejtjes. Diskutuam se programi i mundshëm i përbashkët qeveritar duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe programet zgjedhore të LSDM-së dhe BDI-së”, thuhet në deklaratën e partisë. OBRM-PDUKM, nga ana tjetër, dy ditë më parë i kërkoi LSDM-së të dalë dhe të thotë publikisht nëse ka shumicë në Parlament dhe nëse ajo do të formojë qeveri. Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Dimçe Arsovski foli rreth negociatave për formimin e Qeverisë së re dhe tha se janë në proces bisedimesh me të gjitha partitë politike dhe shtoi se nuk do të hynte në detaje që të mos e dëmtojmë procesin.

Lëvizjet e fundit për koalicion

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka ftuar në një takim të përbashkët Ziadin Selën, Bilall Kasamin, Menduh Thaçin dhe Afrim Gashin, përkatësisht liderët e partive Aleanca për shqiptarët, Besa, Partia Demokratike Shqiptare dhe Alternativa. Ali Ahmeti thotë që takimi të realizohet në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, 13 gusht, në Shkup. “Pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik 2020, kam nderin t’ju ftoj në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare. Takimin ju ftoj që ta realizojmë në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ditën e enjte, më 13 gusht 2020, me fillim në ora 12:00, në Hotel Park në Shkup”, ka shkruar Ahmeti në një postim në Facebook. Ndërkohë që partitë ende nuk e kanë pranuar apo refuzuar kërkesën, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Zoran Zaev, i cili e ka konsideruar këtë hap si një presion të drejtë për drejtë. Kujtojmë se dy ditë më parë Zaev u shpreh se ishte në proces bisedimesh me BDI dhe se kishin rënë dakord në disa pika. “Po, e shoh si trysni ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI”, u shpreh dje Zaev. I pyetur nëse është arritur në një marrëveshje përfundimtare me BDI, Zaev tha se është herët të flitet për çfarëdo marrëveshje. Më parë LSDM, nëpërmjet një deklarate për media tha se vazhdojnë negociatat serioze për formimin e shumicës parlamentare. Nga kjo parti thonë se bisedimet janë në drejtim të gjetjes së zgjidhjeve të duhura.“Shumica e re parlamentare do të sigurojë një qeveri të qëndrueshme që lëviz shpejt përgjatë rrugës evropiane, një qeveri e angazhuar për ekonominë, drejtësinë dhe luftën kundër Covid-19. Një qeveri që hap negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe një qeveri që me secilin kapitull të ri të hapjes së negociatave do të prezantojë standarde të reja evropiane për një jetë më të mirë”, thuhet në njoftimin e LSDM. Krijimi i qeverisë së re në një periudhë sa më të shkurtër, është bërë një domosdoshmëri duke parë situatën në të cilën ndodhet shteti si pasojë e pandemisë. Organizata e punëdhënësve kërkoi formim të shpejtë të Qeverisë me qëllim të sillet pako e re e masave antikrizë. Kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov tha se më e goditura deri tani është industria e tekstilit.