BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Rajoni

Gaz lotsjellës, makina të djegura dhe rikthim të barrikadave, serbët në Mitrovicë sulmojnë policinë gjatë aksionit anti-kontrabandë

Gaz lotsjellës, makina të djegura dhe rikthim të barrikadave,

Ajo që nisi si një aksion i Policisë dhe Doganës së Kosovës kundër kontrabandës mëngjesin e së mërkurës, përfundoi me rikthimin e barrikadave në veri, gaz lotsjellës, armë zjarri dhe të lënduar. Sipas një deklarate të shpërndarë nga Policia, aksioni ka përfshirë katër rajone të Kosovës, Prishtinën, Pejën, Mitrovicën e Jugut dhe Mitrovicën e Veriut. “Policia e Kosovës, në vazhdën e realizimit të objektivave strategjike për parandalim të veprave penale, konkretisht luftën e pa kompromis ndaj kontrabandës së mallrave, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar realizimin e një operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, ku bëjnë pjesë katër rajone të Kosovës si Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu dhe Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Policia. Në rajonet e tjera, aksioni ka kaluar pa asnjë problem, por e njëjta gjë nuk ka ndodhur në Mitrovicën e Veriut dhe Zveçan. Forcat policore janë detyruar të përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat e qytetarëve, të cilët kanë sulmuar policinë me sende të forta. Qytetarët serbë, pasi kanë sulmuar Forcat Speciale, kanë djegur disa vetura me targa RKS, në pronësi të qytetarëve të Kosovës. Në pamjet e siguruara nga operacioni i Policisë dhe zyrtarëve të AVUK-ut në veri të Mitrovicës shihen momentet kur huliganët serbë sulmojnë me gurë automjetet e policisë. Ndërkohë, në afërsi të “Lagjes së Boshnjakëve” janë vendosur kamionët në njërën nga rrugët kryesore që lidhin pjesën jugore me atë veriore të qytetit. Gjithashtu është raportuar se është bllokuar edhe rruga magjistrale Prishtinë-Rashkë nga ana e banorëve lokalë në shenjë kundërshtimi për aksionin e Policisë. Policia bëri me dije së të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj.

Reagon Kurti

Ndërkohë, përfundimi i aksionit policor është lajmëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. “Aksion i Policisë kundër krimit e kontrabandës në Prishtinë, Pejë dhe në veri e jug të Mitrovicës. Herët në mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës ka filluar operacione bastisjeje në disa lokacione të ndryshme në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë (si në jug ashtu edhe në veri). Këto veprime policore janë paraprirë nga hetimet intensive dhe janë me urdhër e të bashkërenduara me prokuroritë dhe gjykatat kompetente. Janë sekuestruar mallra e dëshmi të tjera që paraqesin edhe prova material”, ka thënë ai. Shefi i ekzekutivit të Kosovës, në fund bëri me dije se Krimi dhe grupet kriminale nuk do të tolerohet dhe do të luftohen. “Kontrabandën do ta luftojmë e do ta parandalojmë. Aksioni i sotëm policor ka përfunduar. U bëj thirrje qytetarëve në komunën veriore të Mitrovicës që të mos bien pre e disa medieve në Serbi që e mbrojnë krimin, korrupsionin dhe kontrabandën dhe duan ta politizojnë dhe etnizojnë atë”, deklaroi Kurti.

Reagimi i Policisë

Policia e Kosovës, në deklaratën e shpërndarë për mediat në lidhje me aksionin, ka bërë me dije se në Mitrovicë veriore grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar dhe kanë sulmuar policinë. “Referuar situatës së krijuar, rrezikimit të drejtpërdrejt të zyrtarëve, bllokimeve të rrugëve, përdorimit të bombolave të gazit, shok bombave, përdorimit të armëve të zjarrit e granatave të dorës luftarake nga persona të dyshuar si dhe dëmtimit/zjarrvënies së automjeteve zyrtare, Policia e Kosovës është detyruar të ndërmarrë veprime policore duke përdorur mjetet e nevojshme ligjore, me qëllim të ofrimit të sigurisë ndaj zyrtarëve të përfshirë në operacion, qytetarëve në atë zonë dhe krijimit të mundësisë së lëvizjes e qarkullimit të lirë”, thuhet në njoftim. Sipas deklaratës, raportohen gjashtë zyrtarë policorë me pësuar lëndime trupore, prej tyre pesë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe një i nacionalitetit serb. Sakaq, dhjetë persona të përkatësisë serbe kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Mitrovicës së Veriut. Policia ka njoftuar se deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë persona. Sipas policisë, në operacionin e djeshëm janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.