
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

Gazeta gjermane: Rrezikohet luftë në Ballkan, zbardhet motivi i fshehur, ja pse SHBA-BE po përdorin të gjithë fuqinë e tyre për të zgjidhur në këtë moment konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës

Shkruar nga Alfrida SHANAJ 25 Janar 2023

Gazetari i njohur gjerman Michal Martens në artikullin e tij që shkroi për gazetën gjermane "Frankfurter Algemeine Zeitung" shqyrtoi temën e konflikteve të fundit që ndodhën midis Kosovës dhe Serbisë. Ndërkohë që e gjithë bota ndodhet para një luftë, siç është ajo midis Ukrainës dhe Rusisë, një luftë tjetër do të ishte mëse e padëshirueshme për të gjithë vendet ndaj dhe po behët gjithçka që një përplasje e tillë apo një konflikt tjetër të mos ndizet. “Gjermania, Franca, SHBA apo dhe shtete të tjera të BE-së po përdorin të gjithë fuqitë e tyre për të zgjidhur konfliktin midis Serbisë dhe Kosovës. Motivi i fshehur: ndërsa bota demokratike e shteteve i reziston luftës së Moskës kundër Ukrainës, një konflikt tjetër duhet të parandalohet”.
Frikë për luftë në Ballkan
Sipas Martnes, i cili është njohës i mirë i situatës në rajonin e Ballkanit, ofensiva e fundit erdhi si pasojë e përkeqësimit të situatës në veri të provincës në fund të vitit 2022, e cila thuajse çoi në një konflikt të armatosur. Mosmarrëveshja e vazhdueshme midis Beogradit dhe Prishtinës, e cila është ndezur në intervale të parregullta për vite me radhë është një kërcënim për këtë rajon. Deri në dhjetor 2022, një konflikt i përgjakshëm ishte i afërt. Në mosmarrëveshjen për kontrollin mbi veriun e Kosovës, u ngritën barrikada, u vendosën ushtarë dhe u larguan trupat nga vendet e NATO-s të stacionuara në Kosovë. Edha pse situata mund të themi se është nën kontroll nuk është e mundur që të anashkalohet shkaku i gjithë kësaj pasi ky shkak mbetet. Me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008 dhe bllokon pranimin e shtetit të ri në organizatat ndërkombëtare si OKB. Një fakt tjetër është se Beogradi nuk e kontrollon më pjesën më të madhe të Kosovës dhe është i vetëdijshëm për këtë fakt që e çon atë të pretendoje për pushtet në Veri të Kosovës i cili është pothuajse ekskluzivisht i banuar nga serbët.
Modeli i dy Gjermanive
Martens rikujton se plani i Ischinger-it nga viti 2007 është i ngjashëm me modelin e dy Gjermanive, si dhe shumë i ngjashëm me atë që propozon plani i ri për Kosovën që është një zgjidhje praktike. Me shpresën se do të jenë në gjendje të heqin shkaqet e konfliktit, Gjermania, Franca dhe BE-ja miratuan vitin e kaluar një zgjidhje që ka përndjekur qeveritë dhe ambasadat perëndimore për shumë vite në lojërat simuluese. Ajo lidhet me emrin e ish-diplomatit të lartë gjerman dhe kreut të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Wolfgang Ischinger. Me këtë ide, në shtator 2022, Jens Plotner, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit Olaf Scholz, si dhe kolegu i tij francez Emmanuel Bon dhe Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, udhëtuan në Ballkan. Fillimisht konceptin ia prezantuan kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, e më pas presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Kushti i Kosovës, njohja e saj
Martens po ashtu tregon se për themelimin e ZSO-së, Kurti ka vënë kusht njohjen e Kosovës nga anëtarët e BE-së, gjë që nuk e kanë bërë deri më tani. Për të pranuar një zgjidhje të propozuar nga BE, atij i duhej një garanci se pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur ende Kosovën do ta njohin.S panja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja janë vendet anëtare të BE-së që nuk ne njohin Kosovën. Kurtit iu sigurua se do të bëhej ç’të jetë e mundur që këto vende të njihnin Kosovën.
Shpresa dhe premtime boshe
BE-ja ka vrarë vazhdimisht shpresat dhe ambiciet evropiane të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Si në Prishtinë dhe Beograd ndërmjetësit shihen me dyshim. Rasti i Maqedonisë së Veriut është i paharrueshëm në Ballkan. Edhe pse vendi ndërroi edhe emrin për të zgjidhur mosmarrëveshjen me Greqinë dhe për të ecur përpara drejt BE-së, sot është bllokuar nga Bullgaria dhe nuk arriti të merrte anëtarësimin në familjen e madhe evropiane. Megjithëse Beogradi nuk hoqi dorë kurrë nga synimi i anëtarësimit në BE. Ai dëshiron të mbajë statusin të një kandidati për hyrje në BE që Serbia ka që nga viti 2012. Megjithëse, gjatë viteve ai ka folur vazhdimisht negativisht dhe mosbesues në lidhje me politikat e zgjerimit të BE-së.
Më të lexuarat


Tërmeti tragjik në Turqi/ Kosova merr vendimin urgjent

“Kosova pranon planin e...”/ Kurti zbardh detaje të rëndësishme nga takimi me Lajçak

Trazirat në Kosovë/ Avokati nxjerr 'sekretet' Rusi-Serbi: Kemi nevojë për BE-në që të largojmë ndikimin rus

Ja si kancelari gjerman po ringjall idenë e harruar të presidentit francez që mund të lërë Ballkanin Perëndimor për një kohë shumë të gjatë jashtë BE, mediat serbe “zbërthejnë” reformën Scholz-Macron

Po vjen stuhia e dëborës "Barbara" që ka kaluar mbi territorin e Greqisë/ Meteorologët japin alarmin për kujdes të shtuar gjatë natës

Takimi i Parisit që zgjidhi krizën në Kosovë, sot 24 vjet nga Konferenca e Rambujesë

Deklarata e fortë e Brnabiç: Albin Kurti po dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë ‘jo’ formimit të Asosacionit

Serbia po njeh pavarësinë? Komunikata zyrtare po shpërndahet me shpejtësi në rrjet: Republika e Kosovës...(FOTO)

Tragjedi në Greqi! Mbytet anija me emigrantë, mes viktimave edhe fëmijë

Çfarë po ndodh? Milorad Dodik lëshon akuza të forta drejt Kurtin: Po destabilizon situatën në Ballkan!
