
Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Gazeta më e madhe izraelite zbulon lëvizjen e presidentit Vuçiç për të dëmtuar Kosovën

Shkruar nga SOT.COM.AL 31 Janar 2021
E përditshmja izraelite, “The Jerusalem Post” ka konfirmuar se të hënën Kosova dhe Izraeli do t’i vendosin edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike, teksa ka treguar edhe një përpjekje të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për ta parandaluar këtë.
Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, megjithatë dhe një burim diplomatik izraelit konfirmoi se Beogradi është i zhgënjyer me zhvillimet e fundit. Në shtator, burime të afërta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç e bënë të qartë se nëse Beogradi hap një ambasadë në Jeruzalem, Serbia do të priste që Izraeli të mos e njihte Kosovën si shtet – megjithëse mund të mbante lidhje të nivelit më të ulët, shkruan gazeta izraelite.
Serbia mund ta hapë ende një ambasadë në Jeruzalem, siç përcakton marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por marrëdhëniet me Izraelin do të degradohen, i ka thënë një burim JP-së.
Nënshkrimi i vendosjes zyrtare të marrëdhënieve diplomatike do të mbahet në një ngjarje virtuale me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministrin e Jashtëm të Izraelit, Gaby Ashkenazi.
Ministra e Jashtme kosovare kishte planifikuar ta vizitonte Izraelin këtë javë, por udhëtimi është shtyrë sepse Izraeli ka ndaluar të gjitha fluturimet për shkak të COVID-19, shkruan ndër tjerash ky medium.
Më të lexuarat


E trishtë/ Ndërron jetë papritur kryebashkiaku i njohur (Emri)

Vjosa Osmani shfaq ambicien për t’u zgjedhur presidente, akuza Serbisë se po ndërhyn në procesin zgjedhor

Greqia vihet ‘alarm’ nga COVID, ja çfarë ka vendosur qeveria ditën e sotme

Çfarë ndodhi? Presicenti Vuçiç sulmon Kosovën

Vazhdon të jetë çështja më e ‘nxehtë’/ Kreu i kuvendit serb thirrje urgjente SHBA-së dhe BE-së: Mos humbni kohë!

DASH: Të angazhuar të bashkëpunojmë me BE për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Tensionohet situata/ Hapen baret, restorantet dhe bizneset, vendi fqinj me Shqipërinë sfidon kufizimet, policia zbarkon në qytet, banorët protestojnë në mënyrë të ashpër

Parlamenti Europian thirrje 5 shteteve anëtare të njohin pavarësinë e Kosovës, i jep goditje të fortë Serbisë

Ambasadori amerikan në Kosovë: I mahnitur nga zgjedhjet, Kurti dhe Osmani kanë vizion dhe energji për të drejtuar qeverinë

Përçahen serbët në Kosovë, nisin akuzat ndaj Vuçiç, dhunohet djali i politikanit që doli kundër Listës Serbe
