
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

“Gjendja e sigurisë në Kosovë, e paparashikueshme”/ Çfarë po paralajmëron komandanti i KFOR-it

Shkruar nga SOT.COM.AL 19 Janar 2023

“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, tha komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia, në takimin e krerëve ushtarak të NATO-s në Bruksel.
Takimi dyditësh i komitetit ushtarak të NATO-s, organi më i lartë i aleancës veri-atlantike, është udhëhequr nga shefi i këtij komiteti, admirali Rob Bauer, dhe kanë marrë pjesë edhe komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropë, gjenerali Christopher Cavolli dhe komandanti Suprem i Aleancës për Transformim, gjenerali Philippe Lavigne.
Admirali Bauer tha se ushtarët në uniformë të KFOR-it janë duke e bërë maksimumin në ruajtjen e paqes, por sipas tij, përgjigja nuk duhet të jetë vetëm mbi ushtarët, ngase “ka nevojë për përgjegjësi politike”.
Situata në Kosovë ka qenë temë ditën e dytë të këtij takimi. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe krerët ushtarakë të vendeve që kanë ushtarë në misionin e KFOR-it në Kosovë e të cilat nuk janë anëtare të NATO-s.
Komandanti i KFOR-it ka përsëritur qëndrimin se ky mision është i gatshëm dhe ka kapacitetet e nevojshme të veprojë nëse duhet.
“Për aq kohë sa do të ketë rritje të tensioneve, pasiguria në mesin e popullatës mund të përshkallëzohet. Një incident i vetëm rrezikon të dëmtoj arritjet e disa viteve në krijimin e paqes dhe sigurisë”, tha ai.
Më të lexuarat


Tërmeti tragjik në Turqi/ Kosova merr vendimin urgjent

“Kosova pranon planin e...”/ Kurti zbardh detaje të rëndësishme nga takimi me Lajçak

Trazirat në Kosovë/ Avokati nxjerr 'sekretet' Rusi-Serbi: Kemi nevojë për BE-në që të largojmë ndikimin rus

Ja si kancelari gjerman po ringjall idenë e harruar të presidentit francez që mund të lërë Ballkanin Perëndimor për një kohë shumë të gjatë jashtë BE, mediat serbe “zbërthejnë” reformën Scholz-Macron

Po vjen stuhia e dëborës "Barbara" që ka kaluar mbi territorin e Greqisë/ Meteorologët japin alarmin për kujdes të shtuar gjatë natës

Takimi i Parisit që zgjidhi krizën në Kosovë, sot 24 vjet nga Konferenca e Rambujesë

Deklarata e fortë e Brnabiç: Albin Kurti po dobëson pozicionin e tij sa herë i thotë ‘jo’ formimit të Asosacionit

Serbia po njeh pavarësinë? Komunikata zyrtare po shpërndahet me shpejtësi në rrjet: Republika e Kosovës...(FOTO)

Tragjedi në Greqi! Mbytet anija me emigrantë, mes viktimave edhe fëmijë

Çfarë po ndodh? Milorad Dodik lëshon akuza të forta drejt Kurtin: Po destabilizon situatën në Ballkan!
