
Vjen deklarata ‘bombë’, spiunët që hynë në pallatin e Kremlinit zbulojnë sëmundjet që rrezikojnë jetën e Putinit: Do të vdesë brenda 2...(VIDEO)

Fatos Klosi paralajmëron “tërmet” në politikën shqiptare: Ja goditja që do të marrë Sali Berisha në 7 korrik dhe 4 dosjet e SPAK që do të tronditin opozitën, Meta përgjegjës për korrupsionin në Shqipëri

Bordi merr vendimin, publikohen çmimet e reja të produkteve ushqimore, sa lek do të shiten duke nisur nga 1 kg sheqer deri tek...

Meta-Berisha shtojnë thirrjet për rrëzimin e qeverisë dhe shkundje të sistemit, ja strategjia që po aplikojnë 2 antiamerikanët e “Foltores” për të joshur ithtarët e tyre

E trishtë! Shuhet në moshë shumë të re pedagogia e njohur, rektorja e Universitetit ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Zbardhet sondazhi i gazetës “Sot”, ja kush është ministri më i pëlqyer në qeverinë “Rama 3”, Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro më të urryerat për qytetarët

Ngjarjet kriminale në Shqipëri/ DEA bën lëvizjen e papritur, reagon eksperti Karamuço dhe jep lajmin e bujshëm: Koha e duhur

Moska në prag të falimentimit, Putini i ka ditët e numëruara, liderët më të fuqishëm të botës i japin goditjen përfundimtare “Carit”, ja çfarë po ndodh në Rusi

Gjermania rrit prezencën ushtarake në Ballkan, vasali i Putinit gati të ndezë sërish rajonin, ja shteti ku mund të shpërthejë së shpejti një konflikt i armatosur

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Qershor 2022

Sinjalet që vijnë nga rajonet e populluara nga serbët, të afërmit ortodoksë të Rusisë, janë, me të vërtetë, shqetësuese. Përveç Serbisë, sytë e ndërkombëtarëve janë kthyer në entitetin me shumicë serbe të Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Srpska. Me bekimin e Moskës, kreu i njësisë, Milorad Dodik, muajt e fundit ka intensifikuar përpjekjet e tij për të arritur qëllimin e tij afatgjatë të shkëputjes. Si anëtar i Presidencës trepalëshe, ai është një përfaqësues zyrtar i Bosnjë-Hercegovinës, por ende i referohet vendit si një “i vdekur” ose “vend demon”. Jo vetëm kaq, pasi lëvizja e fundit e tij mund të sjellë zhvillime të bujshme në Ballkan. Milorad Dodik, ka udhëtuar për në Shën Petersburg të Rusisë për t’u takuar me ministrin e jashtëm rus, Sergej Lavrov. Gjithashtu, Dodik pritet të takohet edhe me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin. Pikërisht 30 vjet pas shpërthimit të armaturës boshnjake, ku humbën jetën rreth 100.000 njerëz, shenjat se një tjetër konflikt i armatosur në Ballkan mund të shpërthejë janë në rritje. Disa vëzhgues janë të shqetësuar për një bosht luftarak që shtrihet nga Moska në Beograd dhe në drejtim të kryeqytetit të Republikës Srpska, Banja Luka dhe ata janë të shqetësuar se separatistët e Serbisë së Madhe mund të mbështesin Kremlinin. Gjithë këto zhvillime alarmante, kanë sjellë ndërhyrjen e Gjermanisë për të prishur planet e Moskës në Bosnjë. Mësohet se dhjetë vjet pas largimit, ushtarët gjermanë do të shkojnë sërish në Bosnjë-Hercegovinë.
Së shpejti ushtarë edhe në Bosnjë-Hercegovinë
Ky vendim u mor nga qeveria gjermane dy ditë më parë. Vendimi parashikon dërgimin e deri në 50 ushtarëve në kuadër të misionit EUFOR/Althea. Kontingjenti i parë me 25 pjesëtarë të Bundeswehrit pritet të niset në Bosnjë-Hercegovinë në muajin gusht. Mandati është parashikuar fillimisht për një vit. Para se të hyjë në fuqi ai duhet të miratohet nga Bundestagu. Grupi më i madh opozitar, CDU/CSU e përshëndeti vendimin, por kritikoi numrin e ushtarëve. Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit, e argumentoi këtë shtim të prezencës gjermane në rajon me rëndësinë thelbësore që ka për BE-në dhe vendet anëtare stabiliteti dhe siguria në Bosnjë-Hercegovinë dhe Ballkanin Perëndimor. "Gjermania do të japë ndihmesën e saj në ruajtjen e stabilitetit në prag të zgjedhjeve, në tetor 2022", tha ai.
Detaje nga misioni gjerman
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, David Helmbold, tha se kontingjenti i parë do të jetë nën 50. Një pjesë do të stacionohet në Komandën Qendrore në Sarajevë, kurse një pjesë tjetër do të jetë në terren me ekipe vëzhguese dhe ndërlidhëse dhe do të monitorojnë gjendjen në vend. “Ata do të shërbejnë si sy e veshë për misionin, në mënyrë që, në rast nevoje, të reagohet me shtim forcash”, tha Helmbold në konferencën e rregullt të zëdhënësve të qeverisë gjermane, të mërkurën 15.06 në Berlin. Mandati pritet të miratohet nga Bundestagu qysh javën e ardhshme. Grupi parlamentar opozitar CDU/CSU e përshëndet rikthimin e ushtarëve gjermanë në EUFOR-Althea, por kritikon numrin e kontingjentit. Folësi i këtij grupi për çështje të politikës së jashtme, Jürgen Hardt, u shpreh në një deklaratë për media, se limitimi i numrit të ushtarëve deri në 50 nuk mjafton. Sipas Hardt, Ministria e Jashtme e Gjermanisë kishte kërkuar një numër më të lartë. "Një shans i humbur i qeverisë për të dhënë një sinjal jo vetëm simbolik, por të fortë, në këtë kohë të rëndësishme në një rajon me rëndësi strategjike, siç është Ballkani Perëndimor”, tha Hardt. Sinjal më të fortë kanë kërkuar edhe deputetët e partisë së koalicionit qeveritar, SPD, Gruene, FDP, të cilët kanë përgatitur një projekt-rezolutë, ku kërkojnë një angazhim më të fuqishëm të Gjermanisë në Bosnjë-Hercegovinë, jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe atë civil. Gazeta e lajmëroi disa ditë më parë se Gjermania po përgatit rikthimin e saj të madh në Ballkan në një moment shumë kritik dhe lëvizja e fundit nga Berlini do të thotë se po kërkohet me çdo kusht që rajoni të arrijë një paqe afatgjatë dhe siguri të plotë.
Më të lexuarat


Kthesa e papritur e motit! Autoritetet në alarm, një vorbull ciklonike pritet të...

Vuçiç “humb shpresat”: Ja pse Serbia nuk do të hyjë në Bashkimit Evropian për 7 vitet e ardhshme

Politikani i njohur i shkon në ‘shtëpinë’ e tij kryeministrit grek, shpalos flamurin e Turqisë dhe ka një kërkesë: Mitsotakis hiq dorë nga armët, le të...

Ndizet në ‘flakë’ Athina, sulmohen zyrat e këtyre 2 institucioneve të rëndësishme, qytetarët në panik

Çfarë po ndodh në shtetin fqinj, qielli pushtohet nga tymi i zi (VIDEO)

Bullgaria miratoi propozimin francez për heqjen e vetos, por ja pse nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Skandaloze! Nënkryetari i bashkisë rreh kolegen dhe e bën për spital, zbardhen detajet

“Bomba” e Ballkanit gati të shpërthejë, ja rreziku i madh që i kanoset rajonit nga Serbia dhe Rusia

Zbardhet e gjithë skema tronditëse/ Udhëtimi i fundit i Elenës, dalin pamjet kur nëna e çon 5-vjeçaren drejt vendit të krimit. I mjaftoi 1 orë e 9 minuta për krimin makabër

Pas vizave, lajm i keq për Kosovën edhe për anëtarësimin në NATO
