
Çfarë dyshohet? SPAK shtrinë hetimin edhe jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që tregon lidhjet ruse të Monika Kryemadhit dhe pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Gjermania trondit pozitat e Vuçiçit, paralajmëron se Beogradit do t’i ikin nga duart miliarda euro nëse nuk pranon planin franko-gjerman, zbardhet plani i SHBA-BE se si do të izolohet totalisht Serbia

Shkruar nga Elmas Bogdani 27 Janar 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po gjendet në një situatë shumë të vështirë, pasi ndërkombëtarët në javët në vazhdim nuk do ta tolerojnë politikën e tij me dy karrige. Njohja e Kosovës, është një nga çështjet që SHBA-BE do të ketë parësore. E ashpër pritet të jetë Gjermania dhe sinjalet janë dhënë ditën e djeshme. Berlini e ka vendosur Beogradin në alarm. Deputeti i Bundestagut, Josip Juratoviç, ka thënë dje se presidenti i Serbisë, Vuçiç ka paralajmëruar pasoja të rënda për Serbinë nëse nuk pranon të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën. Ai tha se Vuçiç ka të drejtë kur thotë se ka pasoja të mundshme në rast se nuk pranohet plani franko-gjerman. “Nëse njëra apo të dyja palët bllokojnë kompromisin, atëherë ekziston rreziku që të ndodhë pikërisht ajo për të cilën po flet zoti Vuçiç”, tha Juratoviç për “N1”. I pyetur nëse pasojat janë objekt diskutimi në Bundestag, Juratoviç thotë se ka pasur individë dhe grupe të caktuara që e kanë udhëhequr diskutimin për një kohë të gjatë dhe që do të preferonin, siç thotë ai, për shkak të situatës në Serbi dhe sistemit politik serb, për ta vënë “në akull” procesin e anëtarësimit në BE. Nga ana tjetër, rreziku i vërtetë qëndron në Prishtinë, ndërsa Beogradi peshon propozimin e BE. Kjo ka dy rrugë, ose Perëndimi do ta detyrojë Kurtin të bëjë pjesën e tij, ose do të gjejnë dikë që ta bëjë atë në vend të tij. “Unë nuk jam mik i kësaj, as shumica, por ai grup që po e kërkon, po fiton gjithnjë e më shumë pushtet në një situatë ku nuk arrihet zgjidhje”, pohon Juratoviç.
Pasojat për Serbinë
Deputeti i Bundestagut thotë se nëse vërtet ndodh që procesi i anëtarësimit në BE të vendoset “në akull”, do të ketë pasoja në ndihmat e ardhura më së shumti nga BE-ja dhe deklaron se nuk do të ketë ndihmë financiare dhe se investitorët do të mendojnë për një kohë të gjatë nëse do të investojë në Serbi duke bërë që Beogradi të humbasë miliarda euro. Sipas Juratoviçit, me ndalimin e atij procesi, Serbia në fakt do të shkojë prapa, ekonomikisht dhe si shoqëri. Ai përsërit se synimi i Gjermanisë dhe, siç thotë ai, i gjithë BE-së, është një Ballkan Perëndimor stabil dhe se të gjithë aktorët që janë në procesin e anëtarësimit në BE qëndrojnë në solidaritet me të dhe përcaktojnë qartë drejtimin që do të shkojnë. Juratoviç përsërit se Serbia pritet të solidarizohet me grupin ku dëshiron t'i përkasë.
Roli i SHBA
Nga ana tjetër SHBA ka një rol shumë kryesor në marrëveshjen që po tentohet të arrihet me presion të fortë mes Kosovës dhe Serbisë. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se javën e ardhshme pritet të ketë zhvillime të reja. Ambasada Amerikane në Prishtinë njoftoi më herët se më 31 janar do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave Serbe. Gjithashtu për situatën mes Beogradit dhe Prishtinës ka folur dhe Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit Ned Price. Ai tha hapur dje se SHBA-ja mbetet palë aktive në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy vendeve dhe mbështet fuqishëm vazhdimin e negociatave të ndërmjetësuara nga BE. Price, duke iu përgjigjur pyetjes së portalit amerikan “Pavlovich sot” se pse në titullin e të ashtuquajturit plan evropian nuk përmendet SHBA-ja dhe nëse kjo do të thotë se Uashingtoni ka hequr dorë nga roli i tij aktiv në zgjidhjen e mosmarrëveshjes së Kosovës”, tha se ky lajm nuk është i vërtetë. “Mendoj se e keni parë këtë gjatë kësaj administrate. Pak kohë më parë, zëvendësndihmës sekretari ynë Escobar, së bashku me përfaqësuesit e lartë të BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë udhëhoqën një mision të përbashkët në Prishtinë dhe Beograd për të diskutuar propozimin për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha Price. I pyetur se “çfarë pret ka Sekretari Blinken nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me refuzimin apo pranimin e këtij propozimi”, Price tha se SHBA dhe BE presin që të gjitha palët, përfshirë Prishtinën, të “përmbushin obligimet e tyre” dhe marrëveshjet e nënshkruara më parë.
Më të lexuarat


Incidenti në Veri, reagon ashpër ambasadori i BE-së në Kosovë: E papranueshme, duhet dënuar

Fillon sërish “loja” e rrezikshme në Ballkanin Perëndimor, serbët paralajmëron tensione më 1 prill në Veri të Kosovës: Ja skenari që po përgatit Albin Kurti për të shkaktuar kaos

Nuk ndalen tensionet në veri të Kosovës, digjen tre makina të tjera me targa RKS

Çfarë po ndodh në Kosovë? Tronditet aeroporti “Adem Jashari”, i ndodh e papritura policit në detyrë, dyshohet se...

Tragjedia nga përplasja e trenave në Greqi, merret vendimi i fundit për një tjetër punonjës

Rusia i hedh “benzinë zjarrit”, rrëzon marrëveshjen e Ohrit për planin “franko-gjerman”: Kosova është pjesë e Serbisë

Nuk ndalet Serbia, vijon propagandën: ‘Shtëpia e Verdhë’ ishte vetëm ndalesë, trafikimi i organeve u krye në Fushë Krujë

Fillon në Shkup plani për të krijuar “Shqipërinë e madhe”, tmerrohen serbët, paralajmërojnë destabilitet dhe luftë në Ballkan

Të shtunën fillon sërish “ferri” në Veri të Kosovës, situata mes Beogradit dhe Prishtinës mund të përshkallëzohet, mediat serbe japin alarmin, gati rikthimi i barrikadave

Çfarë po ndodh me marrëveshjen? 'Shpërthen' Kurti dhe bën thirrje urgjente Serbisë e BE: Nënshkrimi të jetë i plotë, jo vetëm...
