Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Gjukanoviç fiton zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Postuar: 16/04/2018 - 15:34

Milo Gjukanoviç rikthehet në krye të politikës në Mal të Zi me një fitore të qartë në zgjedhjet presidenciale të fundjavës. Ndonëse një figurë polarizuese, Gjukanoviçi ka mbështetjen e Perëndimit për arsye gjeopolitike.
 
Kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), Milo Gjukanoviç u rikthye nga pensionimi i vetë-imponuar në detyrat qeveritare, për të arritur një fitore të konsiderueshme në zgjedhjet presidenciale të së dielës.
 
Sipas rezultateve jopërfundimtare të Qendrës për Monitorimin e Zgjedhjeve (CEMI) të publikuara të dielën në darkë, Gjukanoviç fitoi 53.8 përqind të votave, kurse sfiduesi i tij kryesor Mladen Bojanic, 33.5 përqind.
 
Asnjëri prej gjashtë kandidatëve të tjerë nuk arriti të mbledhë një numër dyshifror votash.
 
Fitorja e re do të thotë kthimin e Gjukanoviçit në postin që ai e ka mbajtur prej viteve 1998 deri 2002.
 
Përveç tri pushimeve që ka bërë nga postet, ai ka qenë që prej vitit 1991, ose president ose kryeministër.
DPS ka qenë në pushtet gjithë kohën dhe Gjukanoviç e ka drejtuar partinë që në vitin 199. Ai deklaroi se vendosi të rikthehet me DPS në mënyrë që të mbrojë kursin properëndimor të Malit të Zi përballë tensioneve rajonale dhe fërkimeve globale midis NATO-s dhe Rusisë.
 
Vitet e fundit Gjukanoviçi e largoi Malin e Zi nga aleanca tradicionale e ngushtë me Rusinë. Ai e akuzoi Moskën për përfshirje në një përpjekje për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve të fundit parlamentare në tetor 2016. Podgorica ka mbështetur të gjitha sanksionet perëndimore kundër Moskës.
 
Mali i Zi me 620.000 banorë u anëtarësua në NATO më 2017 dhe po zhvillon negociata për anëtarësim në BE. Si figurë, Gjukanoviç polarizon jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në plan ndërkombëtar. Kundërshtarët e akuzojnë për nepotizëm dhe për korrupsion masiv si dhe për praktika diktatoriale. Një numër anëtarësh të familjes së tij mbajnë pozicione të larta politike, gjyqësore dhe në biznes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Juncker: Nuk kam kompetenca për ide por çështja e emrit të zgjidhet patjetër

Postuar: 26/04/2018 - 19:41

Kryetari i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker ka folur sot para Kuvendit të Greqisë, ku ka deklaruar se duhet patjetër të zgjidhet çështja e emrit me Maqedoninë.
 
Franca dhe Britania e Madhe paralajmërojnë Serbinë për njohjet e Kosovës

Postuar: 26/04/2018 - 16:09

Vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por që mendojnë të tërheqin njohej prej presionit të Serbisë apo vendeve të tjera, do të përballen me pasoja, thanë sot përfaqëue
Kosovë, Apostolova qorton udhëheqësit për luftën ndaj korrupsionit

Postuar: 26/04/2018 - 16:06

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbesin dy sfidat kryesore me të cilat duhet të ballafaqohet Kosova, ka thënë të mërkurën shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nat
Stoltenberg: Vetëm Maqedonia dhe 29 vendet anëtare të NATO vendosin për anëtarësimin

Postuar: 26/04/2018 - 15:55

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg deklaroi sot se vetëm Maqedonia dhe 29 vendet anëtare të aleancës vendosin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, ose jo.
Tsipras: Greqia për herë të parë është kaq afër zgjidhjes së emrit

Postuar: 26/04/2018 - 15:54

Greqia për herë të parë është kaq e vendosur për një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit me garanci se do të ketë zgjidhje përfundimtare, tha kryeministri grek, Alexis
Vuçiç: Pranojmë kompromis për Kosovën, por jo poshtërimin

Postuar: 26/04/2018 - 15:52

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sonte se Kosova është çështja më e rëndësishme për Serbinë, e cila nëse nuk zgjidhet në mënyrë adekuate do të jetë pengesë në
Kroacia kërcënon Serbinë me tërheqje të ambasadorit nga Beogradi

Postuar: 26/04/2018 - 15:49

Tensionet ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë për shkak të përdhosjes së flamurit kroat nga krimineli e radikali serb Voisllav Sheshel, mund të çojë në tërheqjen e ambasadorit të Kr