
Lulzim Basha merr vendimin më të fundit dhe dorëzon në Këshillin e Evropës...

Thika përgjak Tepelenën, 42-vjeçari godet rëndë gruan dhe më pas veten

Çfarë ndodhi? Shtyhet procesi gjyqësor për inceneratorin e Elbasanit

EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Gjukanoviç shpërndan parlamentin, Mali i Zi drejt zgjedhjeve të parakohshme në fund të majit

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Mars 2023

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç ka shpërndarë dje Parlamentin dhe është gati të shpallë datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 2 ditë para se qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Sipas njoftimit të Presidencës, dekreti për shpërndarjen e Parlamentit të Malit të Zi u nënshkrua në bazë të nenit 92, pika 3 e Kushtetutës së Malit të Zi. Qeveria aktuale e Dritan Abazoviçit para shtatë muajsh u rrëzua nga një mocion mosbesimi. Ekzekutivi u rrëzua pasi Abazoviç nënshkroi Marrëveshjen Bazë me Kishën Ortodokse Serbe në gusht të vitit 2022. 90 ditë pasi janë miratuar ndryshimet në Ligjin për president, në bazë të të cilave Miograd Llekiç u propozua për mandatar të Qeverisë, ky legjislacion u botua në Gazetën Zyrtare. Llekiç dështoi të siguronte mbështetjen e 41 nga 81 deputetët e Parlamentit dhe të formonte Qeverinë e re brenda afatit të caktuar prej 90 ditësh. Gjukanoviç kishte thënë se ndryshimet në Ligjin për president ishin kundërthënëse dhe këshilltarët e tij ligjorë e dërguan atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë. Ligji u ndryshua në dhjetor nga shumica parlamentare që përbëhet nga Fronti Demokratik pro-rus, Demokratët, Partia Popullore Socialiste dhe Lëvizja URA. Përmes ndryshimeve ligjore, shumica parlamentare mori autoritetin kushtetues të presidentit të shtetit, pasi Gjukanoviç, për arsye formale, refuzoi që të mandatonte Llekiçin për formimin e Qeverisë së re. Partnerët ndërkombëtarë, veçmas Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, vazhdimisht i kanë bërë thirrje shumicës parlamentare që të mos tentojë të krijojë Qeverinë e re bazuar në ligjin e ndryshuar, duke argumentuar se do të vihej në pikëpyetje legjitimiteti i ekzekutivit.
Më të lexuarat


“Lufta ndaj korrupsionit, barazia qytetare, liria mediave”, Abazoviç në samitin e Demokracisë tregon sekretin se kush i ndihmon për një shtet me standarte të larta

Dashamir Shehi godet aleancën Meta-Berisha: Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ nuk është alternativë për shqiptarët, ja pse

Gjermania miraton projektligjin për migracionin, jep lajmin e mirë për Ballkanin, kërkon mbi 50 mijë punëtorë të pakualifikuar

Deklarata e fortë e Blinken: Dodik po ndjek të njëjtën rrugë si Vladimir Putin

Erë lufte në Mesdhe, përplasja e madhe e Rusisë me NATO më afër se kurrë

Biden “ping-pong” me Netanyahun për reformën gjyqësore: Të heqë dorë, nuk e ftoj në Shtëpinë e Bardhë

Greqia jo më destinacion i preferuar për shqiptarët me leje qëndrimi afatgjatë/ Alarmojnë shifrat, zbulohet numri i lartë që braktisën vendin fqinj për perëndimin

Marrëveshja Kosovë- Serbi ende pa një vendim, Kurti i prerë thotë fjalën e fundit: Pa aneksime, saktë dhe transparente, të arrihet sa më shpejtë...

Çfarë po ndodh? Pas marrëveshjes Serbi-Kosovë në Maqedoni të Veriut, dy shtetet thirren përsëri në takim urgjentë, zbardhet çështja për diskutim

Parandalohet sulmi terrorrist në shtetin fqinj, do vdisnin të paktën 50 persona. Zbardhen detajet e rënda
