Lajme të tjera
BREAKING NEWS

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok
x

Rajoni

Grenell: Arrihet marrëveshje në parim Kosovë-Serbi për hekurudhat

Grenell: Arrihet marrëveshje në parim Kosovë-Serbi për

Pas dakordimit për linjën ajrore mes Kosovë e Serbisë, emisari amerikan për dialogun ka bërë me dije në Beograd se ka arritur t’i bindë palët që të bëjnë marrëveshje edhe për hekurudhat.

Gjatë takimit me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, Grenell ka thënë se marrëveshja për hekurudhat është arritur në parim.

“Ejani të ulemi dhe të bëjmë marrëveshje për hekurudhat”, ka thënë Grenell.

Vuçiç duke kërkuar heqjen e taksës ka thënë se një marrëveshje për hekurudhat nuk ka kuptim nëse nuk ka mallra në trena. Ndërsa ka thënë se Serbia është e gati për të punuar në ndërtimin e autostradës në drejtim të Kosovës.