BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Rajoni

Grenell mohon mbështetjen për ndryshimin e kufijve Kosovë –Serbi, Palmer ja u lë në dorë të dyja shteteve

Grenell mohon mbështetjen për ndryshimin e kufijve Kosovë

Ideja e ndryshimit të kufijve Kosovë- Serbi duket se ka krijuar divergjenca edhe në radhët e amerikanëve. Presidenti Donald Trump dërgoi të besuarin e tij Richard Grenell, ndërsa Departamenti i Shtetit ka dërguar Matthew Palmer. Që këtu u dhanë sinjale për mungesë dakordësie dhe koordinimi mes palëve, ndërsa palët duket se nuk janë 100% në unison për çështjen Kosovë-Serbi. Postimi i EUobserver thoshte se SHBA ka refuzuar të përjashtojë një shkëmbim territori mes Kosovës dhe Serbisë, pavarësisht mosdakordësisë së Gjermanisë për këtë çështje. Plani i shkëmbimit të territorit mbeti i njohur në qarqet amerikane, me të dërguarin e posaçëm amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili vazhdonte të promovonte idenë e një “marrëveshje të shpejtë” për njohje vitin e kaluar. Risjellja e kësaj teme, thekson EUobserver, vjen në një kohë të tensionit të shtuar, me Republikën Srpska, entitetin etnik-serb në Bosnjë, duke kërcënuar, të shtunën e kaluar, të zhvillojë një referendum për pavarësinë, dhe me kishën ortodokse serbe që organizojnë protesta në rrugë kundër qeverisë në Mal të Zi. Megjithatë ditën e djeshme Grenell ka reaguar fort për postimin duke thënë se lajmi është i rremë dhe se ai nuk është i fokusuar në politikë, por në ekonomi. “Lajm i rremë. Ju asnjëherë nuk keni denjuar që të pyesni. Unë jam për atë çfarë palët pajtohen. Jam i fokusuar në zhvillim ekonomik, jo politikë”, tha Grenell. Portali europian në shkrimin e tij citon edhe një deklaratë të Matthew Palmer, të dërguarit të posaçëm të ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, i cili gjatë një interviste, pasi u pyet për planin e shkëmbimit të territoreve, tha se “varet nga Serbia dhe Kosova të vendosin parametrat e dialogut” dhe se “qëndrimi i SHBA-së nuk është në kundërshtim me atë të Gjermanisë”. Palmer u shpreh se Shtetet e Bashkuara mbështesin palët kosovare dhe serbe në gjetjen e mënyrës së duhur për t’iu rikthyer bisedimeve dhe të gjejnë rrugë për njohjen e ndërsjellët mes dy shteteve. “Ajo çfarë mbështesim ne është që palët të gjejnë rrugë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, duke vendosur në tavolinë çështjet që i shqetësojnë ato dhe të gjejnë mënyrë për normalizim të marrëdhënieve, mundësisht me njohje reciproke në qendër. Ne do të dëshironim të shihnim njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë si rezultat i procesit negociues”, ka thënë Palmer. Gjithsesi Palmer nuk është përgjigjur lidhur me pyetjet nëse pozicioni i Shteteve të Bashkuara është kundër Gjermanisë. Ideja që Serbia mund të marrë një pjesë të veriut të Kosovës në këmbim të Luginës së Preshevës, është shfaqur fillimisht në vitin 2018. Atë periudhë, ish Këshilltari i Sigurisë i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton u shpreh se "Politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dy palët arrijnë të gjejnë një marrëveshje midis tyre ne nuk përjashtojmë ndryshimet territoriale", kurse Gjermania e cila konsiderohet si lojtari kryesor i BE në Ballkanin perëndimor, thoshte se ideja e ndryshimeve territoriale mund të shkaktojë fërkime në një rajon ku ndryshimi i kufijve etnikë çoi në luftëra 20 vite më parë. “Integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor … është i paprekshëm”, ka deklaruar atëherë kancelarja gjermane Angela Merkel. Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është pezulluar, pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për të vendosur 100 për qind taksë në importet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, në nëntor të vitit 2018. Ky proces i uljes së Prishtinës dhe Beogradit në tavolinën e dialogut, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian ka nisur më 2011 në Bruksel.

Më të lexuarat