BREAKING NEWS

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë Berishës’, Erion Braçe i jep përgjigjen e fortë djalit të Remzi Hoxhës

“E përdorte emrin e babait tim për t’i hedhur gurë
x

Rajoni

Grenell: Pakti në Uashington vetëm fillimi, angazhim në Kosovë e Serbi për zhvillim e përparim ekonomik

Grenell: Pakti në Uashington vetëm fillimi, angazhim në

Pas vizitës në Kosovë, delegacionit me 14 zyrtarë amerikanë ka vizituar dje Serbinë. Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, pjesë e grupit që do të zhvillojë një tur takimesh në shtete të ndryshme, tha dje në Beograd se dakordimi i arritur më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë “nuk është vetëm fjalë në letër”. Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë u pajtuan të martën në Beograd që të krijojnë një grup pune, i cili do të ndihmojë qeveritë e të dyja shteteve për të zbatuar projektet e marrëveshjes së 4 shtatorit, si dhe të ofrojnë mbështetje për zbatimin e projekteve të infrastrukturës, energjisë dhe krijimit të vendeve të punës. “Ajo çfarë kemi bërë në Washington është e madhe, por nuk është e tëra. Duam të na shihni si përgjegjës dhe ajo çfarë është në letër të shndërrohet ne vende pune”, tha Grenell i cili nuk la pa theksuar rolin e presidentit Trump dhe besimin që ai kishte në faktin se vetëm me zhvillim dhe përparim në ekonomni mundet që të arrihet në termat politike. Për sa i përket vizitës së delegacionit në Prishtinë, ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, shkroi në rrjetet sociale se vizita ishte e paparë deri më tani. “Katërmbëdhjetë pjesëtarë (të delegacionit) që prezantuan 6 agjenci amerikane vizituan Prishtinën për të theksuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, qytetarët e saj dhe për marrëveshjen historike të Shtëpisë së Bardhë, që do të çojë në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ai. Ambasadori Kosnett theksoi se lidhjet e forta që do të krijohen përmes projekteve të shumta do të çojnë në qindra vende të reja të punës për të rinjtë. “Gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm, mezi presim të punojmë me partnerët tanë në qeverinë e Kosovës dhe sektorin privat për të zbatuar plotësisht zotimet e bëra në marrëveshjen e Washingtonit”, shkroi ai.

Vuçiç pas takimit me Grenell dhe fjala e tij në Asamblenë e Përgjithshme të KB

Delegacioni i qeverisë amerikane në vizitën e djeshme në Serbi patën takim me presidentin e vendit Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç. Në takim ka marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç. Vuçiç, tha dje pas takimit me delegacionin amerikan se Serbia nuk ka pasur marrëveshje më të mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1881. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Serbi shpjegohet së në vitin 1881 zyrtarisht Shtetet e Bashkuara kanë njohur Serbinë, edhe pse që nga viti 1867 dy vendet kishin bërë përpjekje të vazhdueshme për të vendosur marrëdhënie diplomatike. Presidenti serb duke folur në Asamblenë Përgjithshme të KB, me rastin e shënimit të 75 vjetorit të Kombeve të Bashkuara, ka thënë se duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, Serbia po mbron edhe të drejtën ndërkombëtare edhe parimet themelore mbi të cilat bazohen Kombet e Bashkuara. “Për fat të keq, në fund të shekullit 20, ne në Serbi përjetuam masa dhe veprime të njëanshme, të cilat minuan dhe vunë në pikëpyetje efektivitetin e multilateralizmit dhe mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe vetë të drejtën ndërkombëtare. Institucionet e përkohshme në Prishtinë e shpallën pavarësinë përmes një akti të njëanshëm dhe shkelën Rezolutën 1244 të KB, duke minuar seriozisht sigurinë e Serbisë dhe rajonit në tërësi”, tha Vuçiç. Ai tha se Serbia është plotësisht e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës si dhe ndjek një politikë të përgjegjshme dhe bën përpjekje për të ruajtur interesat e qytetarëve të saj dhe paqen e stabilitetin rajonal. Takimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u mbajt online për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në dy ditët e ardhshme, delegacioni i lartë i DFC-së do të kenë takime me përfaqësuesit e Dhomës Serbe të Tregtisë dhe Ministrat e Financave dhe Transportit, Ndërtimit dhe Infrastrukturës. Media serbe shkruan se me ardhjen e ambasadorit Grenell dhe drejtorit ekzekutiv të DFC Boler, fillon realizimi konkret i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u nënshkrua më 4 shtator në Uashington. Marrëveshja parashikon hapjen e një zyre rajonale të DFC-së në Beograd.