BREAKING NEWS

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti s’ka ndodhur në asnjë vend të botës!

Spartak Braho 'kap mat' Metën: Kjo që po bën presidenti
x

Rajoni

Grenell sulmon ashpër Albin Kurtin: Është antiamerikan, ka qenë kundër Klintonit, Obamës, Bushit dhe Trump-it

Grenell sulmon ashpër Albin Kurtin: Është antiamerikan, ka

Ish i dërguari special i administratës së ush presidentit amerikan Donald Trump mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të ardhshëm të Kosovës dhe kreut të partisë fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurtit. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, zoti Grenell e ka akuzuar zotin Kurtin si një person dhe politikan anti amerikan dhe kundër politikave të sugjeruara apo ndjekura nga Shtetet e Bashkuara. “Lideri i ri i Kosovës, majtisti antiamerikan, Albin Kurti ka qenë kundër politikave të SHBA të sugjeruara nga Bill Clinton, George Bush, Barack Obama dhe Donald Trump. Ai gjithmonë është anti-amerikan”, ka shkruar Grenell. Deklaratë kjo e Grenell që sqaron edhe faktin se përse procesi i dialogut kur ne Kosovë ishte qeveria Kurti 1, nuk eci. Me sa duket mes ndërmjetësuesve të dialogut dhe kryeministrit Kurti ka pasur mos dakortësi të thella. Pas postimit të parë, zoti Grenell vijoi me një të dytë, ku deklaronte se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në një përpjekje për ta ndalur presidentin Obama që ta mbështesë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu e ka nxitur Kurtin në atë kohë që ta mbështesë demarkacionin, por ai në vend të kësaj zgjodhi terrorizmin”, shkruante Grenell. Ish emisari i SHBA-ve gjithashtu i bëri thirrje ekipit të presidentit aktual Joe Biden, që të ndalojë të gjithën këtë. Ai ka ftuar Jake Sullivan, këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit Joe Biden, që të ndërhyjë duke mos lejuar ndryshimin e vendit për hapjen e Ambasadës së Kosovës në Izrael.

Deklarata e Kurtit mbi ambasadën

Vendndodhja e Republikës së Kosovës në shtetin e Izraelit ka hapur shumë debate dhe ka krijuar shumë kundërshti në arenën ndërkombëtare, por jo vetëm. Referuar marrëveshjes së nënshkruar në Uashington, Kosova duhej ta hapte ambasadën në Jeruzalem, pasi Izraeli ta njihte pavarësinë e Kosovës. Me fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Kosovë nga Lëvizja Vetëvendosje, qenrimi i kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti me vendndodhjen e ambasadës është pak a shumë në kunndërshtim me atë të vendosur në marrëveshje. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, janë çështje të rëndësishme për vendin, por në një takim me ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar, Kurti ka thënë se vendndodhja e ambasadës është çështje që do të shqyrtohet. “Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje. Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik”, thuhet në njoftimin e LVV në Facebook. Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit, vendit të fuqishëm aziatik me të cilin Kosova zyrtarizoi njohjen reciproke, në letrën e urimit, i ka thënë Albin Kurtit se do të ishte i lumtur ta mirëpriste në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Ndërkohë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i shkroi Albin Kurtit duke ia kërkuar saktësisht të kundërtën, rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem. Mes urimeve, Erdogan ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë së Albin Kurtit, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem. Ai i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme. “Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, shkruhet ndër tjerash në letrën e presidentit turk.

Më të lexuarat