Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Greqi-Maqedoni përplasen për refugjatët, Kotzias: Mendoni mirë para se të veproni në menaxhimin e krizës!

  Greqi-Maqedoni përplasen për refugjatët, Kotzias: Mendoni mirë para se të veproni në menaxhimin e krizës!

Postuar: 17/04/2016 - 22:01

Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, ka akuzuar Maqedoninë se disa herë ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe është treguar e paekuilibruar në menaxhimin e krizës me refugjatët. Gjatë një interviste për mediat greke, në pyetjen se sa kanë të bëjnë incidentet në Idomeni me marrëdhëniet mes Greqisë dhe Maqedonisë, mes tjerash Kotzias ka thënë se Greqia e ka paralajmëruar Maqedoninë të mendojë mirë se si të veprojë në menaxhimin e  krizës me refugjatët.
 
Ndërkohë që zëdhënësja e komisionarit evropian për migrantët dhe punë të Brendshme, Dimitris Avramopolus, në një deklaratë për mediat lokale tha se Maqedonia duhet t’ju japë azil refugjatëve, të cilët aktualisht ndodhen brenda territorit të saj.
 
Kritikat e vazhdueshme mes politikanëve grek dhe atyre maqedonas, vijnë vetëm pak ditë para mbajtës së samitit rajonal për krizën e refugjatëve në Selanik, në cilin do të marrë pjesë edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Popovski. Samiti organizohet me iniciativë të palës greke për përmirësimin e bashkëpunimit mes Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Bullgarisë rreth krizës me refugjatë.
 
E përditshmja greke “To vima” njofton se Greqia ka refuzuar propozimin e OSBE – së për të formuar një zyrë të përbashkët për bashkëpunim ndërkufitar me Maqedoninë për monitorim më të mirë të situatës në Idomeni.
 
Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, që nga mbyllja e kufijve më 8 Mars të këtij viti, në qendrën tranzitore në Tabanoc janë të bllokuar 947 migrantë ndërsa 180 migrantë janë kthyer pas në qendrën tranzitore të përkohshme “Vinojug” në Gjevgjeli./tvklan.al
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 20:14

Senatori amerikan, James Risch, që kryeson Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, se brenda dy javëve të ardhshme, ka planifikuar votimin në K

Postuar: 24/05/2019 - 19:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nëpërmjet një shkrimi në Facebook i është drejtuar pr

Postuar: 24/05/2019 - 18:04

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruariri O’Connell është përgjigjur sot pyetjeve të qytetar

Postuar: 24/05/2019 - 17:00

Kabineti i Komisionerit për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn po e mendon seriozisht m

Postuar: 24/05/2019 - 15:36

Presidenti serb, Aleksander Vuciç ka marrë pjesë në një konferencë në Beograd bashkë me ish-kan

Postuar: 24/05/2019 - 15:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar rastin me faje ku disa të arrestuar dyshohet

Postuar: 24/05/2019 - 15:20

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka uruar ditën e iluministëve pansl