Greqia aprovon masat e kursimeve drastike, protestat pritet të vazhdojnë

Postuar: 19/05/2017 - 19:17
Politikanët grekë aprovuan dje pas mesnate unanimisht paketën e masave të reja të kursimit me rritje të taksave dhe ulje të pensioneve, të cilat pritet të mbledhin rreth 5.3 miliardë euro për një muaj, që do të paguhen për këstin e radhës ndaj kreditorëve.
Qeveria e qendrës së majtë miratoi legjislacionin katër ditë para takimit të BE në Bruksel, ku pritet të autorizohet lëshimi i fondeve shtesë nga kreditorët.
"Je kthyer në një simbol të masave kapitaliste në Evropë", i tha kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis, lider i opozitës Demokracia e Re, duke kërkuar dorëheqjen e Tsipras.
Tsipras refuzoi kritikat e Mitsotakis duke e quajtur " profet të rremë", dhe kërkoi që tani kreditorët të respektojnë sakrificën e popullit grek.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/