BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Rajoni

Greqia publikon raportin e fundit: Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve të rregullt në vend, ja sa përqind janë

Greqia publikon raportin e fundit: Shqiptarët përbëjnë

Ministria greke për Migracionin dhe Azilin tha përmes një raporti mbi të huajt e ligjshëm në Greqi se shtetasit shqiptarë përbëjnë numrin më të madh të të huajve në vend.

Sipas raportit që u referohet të dhënave të muajit gusht të këtij viti, 291.868 emigrantët shqiptarë rezultojnë me leje qëndrimi të vlefshme në Greqi dhe përbëjnë 61,4 % të të huajve të rregullt.

Greqia publikon raportin e fundit: Shqiptarët përbëjnë

Në këtë numër përfshihen edhe rreth 13.329 shtetas shqiptarë që janë pajisur me kartën speciale të identifikimit “si homogjenë”, pjesëtarë të pakicës greke nga Shqipëria, që jetojnë prej vitesh në Greqi. Ata përbëjnë 67 % të të huajve që janë pajisur me këtë status.

Sipas Minsitrisë greke për Migracionin dhe Azilin, në të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i shqiptarëve me leje qëndrimi të vlefshme ishte dukshëm më i lartë.

Në Gusht të vitit 2021, sipas Ministrisë greke të emigracionit dhe Azilit , 422.954 emigrantë nga Shqipëria rezultonin me leje të vlefshme qëndrimi dhe përbënin 63,07% të të huajve të rregullt në Greqi

Rënia e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi pas një viti lidhet jo vetëm me procedurat e lëshimit të lejeve të qëndrimit , por edhe me një dinamikë lëvizjeje të shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi drejt vendeve të tjera evropiane.

Shumë shqiptarë që jetonin prej vitesh në Greqi kanë emigruar kohët e fundit drejt vendeve të Evropës veriore dhe drejt Britanisë pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe rritjen e çmimeve. /VOA