BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Rajoni

Haga gjykon ish-liderët e UÇK, në Serbi vijojnë të gjenden eshtra shqiptarësh të ekzekutuar

Haga gjykon ish-liderët e UÇK, në Serbi vijojnë të

Gjetja e eshtrave në një varrezë masive në Kizhevak, një zonë ku ndodhet një gurore e madhe në territorin serb, shumë pranë kufirit me shtetin e Kosovës, ka ngritur peshë politikën e të dy vendeve. Lidhur me ngjarjen, janë prononcuar edhe ekspertët e EULEX-it, të cilët ditën e hënë së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur, zbuluan mbetjet mortore në Kizhevak. Ndërkohë duhet kujtuar që ekspertët e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë filluar gërmimet në këtë zonë që nga viti 2015, por që pas disa ekspeditash jo të suksesshme, ekspertëve i ka ardhur në ndihmë teknologjia, pasi rezultatet e arritura këtë vit, janë si shkak i shfrytëzimit të pamjeve të marra nga ajri. Në njoftimin për media nga EULEX u bë me dije se identifikimi i vendndodhjes se varrit masiv ka qenë i vështirë për shkak se gurorja ka qenë gjatë të gjithë këtyre viteve në gjendje pune, gjë që ndikoi edhe në ndryshimin e peizazhit në vend. Një tjetër gjë që ka krijuar problem ka qenë edhe fakti që katër ose pesë prej galerive të gurores kanë një lartësi që arrin 13 metra. Imazhet nga ajri janë siguruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe janë marrë në dorëzim nga Komisioni Qeveritar i Kosovës për Personat e Zhdukur dhe Komisioni Qeveritar i Serbisë për Personat e Zhdukur në fund të vitit 2019.  Javier Santana, arkeolog forenzik i EULEX-it, ka sqaruar se në shkurtin e këtij viti, pas analizimit të imazheve është bërë piketimi i vendndodhjes dhe më tej është proceduar me fillimin e punës. “Puna në Kizhevak është larg nga të përfunduarit. Procesi është shumë i ndërlikuar dhe merr shumë kohë. Për të pasur mundësi të vazhdohet puna, duhet të ketë një urdhër gjykate. Pas kësaj, hapi tjetër është që të vazhdohet me zhvarrimet dhe gjetjen e mbetjeve mortore. Pasi të gjinden mbetjet mortore, duhet të bëhet autopsia dhe do të merren mostrat e eshtrave për testet e profilit të ADN-së. Në rastet ku të afërmit e ndonjë personi të zhdukur i kanë dhënë mostrat e gjakut dhe do të ketë raport për përputhje pozitive të ADN-së, procesi i identifikimit përfundon. Pastaj, familjet informohen për identifikimin dhe atyre u dorëzohen mbetjet mortore të personit të zhdukur”, tha koordinatori i EULEX-it për zhvarrime, Krassimir Nikolov. Ironia është se në Hagë gjykohen liderët e UÇK, ndërsa në Serbi gjenden eshtra shqiptarësh të vrarë mizorisht.

Deklaratat e Daçiçit

Në gjithë këtë situatë të ndërlikuar dhe komplekse, vëmendje ka tërhequr edhe deklarata e kryetarit të Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç. Ai është shprehur se Serbia është në mënyrë aktive duke bashkëpunuar në hetimet në zbulimin e personave të zhdukur dhe varrezave masive të mundshme, ndërsa ka akuzuar se është pala kosovare ajo që nuk është dujke u treguar bashkëpunuese. Ish ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë pretendon me deklaratat e tij se Serbia kërkoi inspektimin e pesë vendndodhjeve dhe se autoritetet në Prishtinë nuk duan të kontrollojnë asnjërën prej tyre. Daçiç, i cili është gjithashtu kreu i Partisë Socialiste të Serbisë thotë se askush në këtë shtet nuk e ndalon askënd nga zbulimi dhe sanksionimi i fajtorëve, deklaratë që në fakt bie në kundërshtim me praktikën e ndjekur deri tani nga ky shtet. Duke komentuar “akuzat nga Prishtina se ai dyshohet se ka kryer krime lufte në Kosovë” ai ka bërë thirrje që ai të merret në pyetje në gjykatë. Gjithsesi, ai pretendon se “në vitet 1990 ai nuk merrej me punët e shtetit, por ishte zëdhënës i Partisë Socialiste serbe”.