BREAKING NEWS

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’ për Presidentin: Çështja e floririt do të...

“Meta si oktapodi”, shpërthen Frrok Çupi dhe lëshon
x

Rajoni

Haga vijon të luajë lojën serbe, refuzon Kadri Veselin për dosjen e prokurorisë, lë në burg Gucatin dhe Haradinajn

Haga vijon të luajë lojën serbe, refuzon Kadri Veselin për

Ditën e djeshme në Gjykatën Speciale në Hagë është mbajtur seanca për ish kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe një nga krerët e UÇK-së Kadri Veseli. Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit. Kërkesa e refuzuar i referohet dorëzimit të dosjes paraprake të Zyrës së Prokurorit të Specializuar deri më 1 qershor 2021. Në vendimin e bërë publik nga Gjykata, shpjegohet se më 12 mars 2021, gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë “Vendimin për Kategorizimin e Provave sipas Rregullës 109 (c) dhe Çështjet e Ndërlidhura” (“Vendimi për Kategorizim”). Në vendimin për kategorizimin e provave, bëhet me dije se gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën nga mbrojtja e zotit Veseli, për të urdhëruar Prokurorinë e Specializuar të paraqesë dosjen paraprake në përputhje me Rregulloren 95 (4) të Rregullores deri në Prill 2021. Në një historik të kërkesës së mbrojtjes, sqarohet se më 24 mars 2021, gjatë konferencës së katërt të statusit në këtë rast, mbrojtja e Kadri Veselit ka kërkuar që gjyqtari i procedurës paraprake të urdhërojë Zyrën e Prokurorit të Specializuar të paraqesë dosjen paraprake deri më së voni me 1 qershor 2021. Me 6 prill, ZPS thuhet se ka dhënë përgjigjen e saj për këtë kërkesë, e se me 12 prill mbrojtja ka dhënë kundërpërgjigjen. “Gjyqtari i Procedurës Paraprake nuk gjeti asnjë arsye për të urdhëruar ZPS-në që të paraqesë dosjen e saj paraprake që nga Prilli 2021”, thuhet në këtë vendim. Në vijim thuhet se duke marrë parasysh që kategorizimi dhe zbulimi i materialit të Rregullit 102 (1) (b) supozohet të vazhdojë deri më 23 Korrik 2021 dhe se zbulimi i materialit të Rregullit 102 (3) ka të ngjarë të zgjatet deri në Shtator 2021, gjykatësi paraprak e gjen të parakohshme, në këtë fazë, të caktojë ndonjë datë për dosjen paraprake të ZPS-së dhe materialin përkatës.

ZPS lë në burg Gucatin dhe Haradinajn

Zyra e Prokurorit të Specializuar, i është drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake me anë të një shkrese, ku kërkonte vijimin e masës së paraburgimit për dy të akuzuarit Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. ZPS e ka konsideruar një masë të tillë si të nevojshme DHE MË TEJ

gjyqtari i procedurës paraprake më parë ka gjetur dyshimin e bazuar se të akuzuarit kanë kryer vepra penale kundër administrimit të drejtësisë brenda juridiksionit të Dhomave të Specializuara.

Tutje, thuhet se gjyqtari kishte gjetur bazë për të besuar se përbëjnë rrezik të arratisjes, bazë se do të pengojnë mbarëvajtjen e procedurave penale dhe se do të përsërisin ose do të përpiqen të përsërisin veprat penale. Sipas ZPS të gjitha këto vendime të gjyqtarit paraprak vazhdojnë të qëndrojnë, ndaj paraburgimi i tyre duhet të vijohet. Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës. Ditën e djeshme është mbajtur edhe seanca e parë para Dhomave të Specializuara ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala. Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletarrestimit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës. Shala akuzohet për krime lufte, ushtrim të dhunës fizike dhe psikike, trajtim çnjerëzor, gjatë vitit 1999 në Kukës, në një ish-fabrikë metali. Ndërkohë zoti Shala është vetëdeklaruar i pafajshëm për akuzat e ngritura ndaj tij. “Nuk e ndjej veten se kam bërë një krim, përveç që e kam mbrojt atdheun dhe popullin tim dhe jam plotësisht i pafajshëm”, tha Shala. Ai i ka quajtur qesharake pikat e aktakuzës, të lexuara nga prokuroria. Edhe të tjetër të akuzuar nga kjo Gjykatë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucati, janë vetëdeklaruar gjithashtu të pafajshëm.