BREAKING NEWS

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson të dhënat: Ja sa raste të reja u shënua në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Asnjë viktimë, bien infektimet në vend, MSH përditëson
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik

Kryeministri Rama jep një tjetër lajm fantastik
x
BREAKING NEWS

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama jep mesazhin e fortë në France 24, paralajmëron ndryshimin e madh: Do të bëjmë çfarë është e mundur që...

Pas dënimit me 2 vite burg të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, Rama
x
BREAKING NEWS

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena që donin të vrisnin biznesmenin e njohur në Sarandë?

Zbardhen emrat! Kush janë dy vëllezërit dhe i riu nga Tepelena
x

Rajoni

Hapja e negociatave, Zaev tur takimesh për të bindur Brukselin, kërkesë të mos ketë ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Hapja e negociatave, Zaev tur takimesh për të bindur Brukselin,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka filluar ditën e djeshme një tur të ngjeshur takimesh dhe vizitash në kuadër të axhendës mbi integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Vizitat e planifikuara për të parin e qeverisë maqedonase përfshijnë Brukselin, Spanjën dhe Greqinë. Vizita e parë ka qenë në Bruksel ndërkohë që shoqërohej nga zv kryeministri për ështe Evropiane, Nikolla Dimitrov, dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani. Sipas njoftimit të kabinetit të Kryeministrisë, delegacioni do të takohet me kryetarin e Parlamentit Evropian David Sasoli, me nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, me nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian, Frans Timemermans dhe me komisionerin evropian për Politikë të fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi. Sipas deklaratës së publikuar nga qeveria maqedonase, në takimin me Presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, zoti Zaev theksoi se vizita e tij në Bruksel në ditët kur ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE po debatojnë për afrimin strategjik të Bashkimit ndaj Ballkanit Perëndimor, synon të dërgojë mesazhin që qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk do të negociojnë për identitetin e tyre dhe nuk do të lejojnë që kjo temë të vihet në tryezë për debat, në emër të fillimit të negociatave me BE-në.

Qëndrimet

Ndërkohë, në takimin e zhvilluar me zotin Varhelyi, kryeministri maqedonas theksoi se i vlerëson përpjekjet e Komisionit Evropian dhe pret një nivel të përshtatshëm të bashkëbiseduesve dhe bashkëpunëtorëve nga Bullgaria. Varhelyi bëri me dije se qëllimi i tij dhe i Komisionit Evropian është që të pranojnë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut gjatë Presidencës aktuale të Portugalisë me BE-në dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për të filluar bisedimet për anëtarësim në BE. Mes tjerash Varheji shtoi se BE-ja është e përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se pas dy vitesh e gjysmë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së po mbahet debat strategjik për Ballkanin Perëndimor me të cilën zhbllokimi i rrugës Evropiane për Maqedoninë e Veriut është prioritet numër një. Më tej zoti Varhelyi deklaroi se Brukseli po bën përpjekje dhe mbështet të gjitha idetë për zgjidhje në mënyrë që të zhbllokojë këtë proces. Kryeministri Zaev deklaroi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë së bashku rrugën e integrimit evropian, apo njëkohësisht t’i nisin bisedimet për anëtarësim në BE. Më tej ai foli në lidhje me Bullgarinë dhe faktin që ky shtet është pengesa kryesore e Maqedonisë për integrimin në union. Zaev tha se Qeveria teknike në Bullgari mund të jetë një mundësi për një zgjidhje së shpejti, por sërish po presin që pala tjetër të inkurajohet për angazhimin e një zgjidhjeje. “Ne jemi të gatshëm për bisedime, besojmë se duhet të kemi edhe një përpjekje në periudhën që vjen, por duhet ta dinë dhe kolegët në Bullgari dhe të gjithë në Bashkimin Evropian se për identitetin tonë, nuk do të negociojmë dhe nuk do të bisedojmë dhe se të gjitha përpjekjet të vendoset në tavolinë negociuese do të refuzohen nga pala maqedonase”, ka thënë ai. Sakaq, Zaev dhe Varhelyi kanë qënë në një linjë për sa i përket faktit se identiteti nuk mund të jetë arsye për bllokim të integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Maqedonia kundër ndarjes nga Shqipëria në proces

Presidenti maqedonas Stevo Pendarovski u shpreh se BE nuk mund të ndajë Shkupin dhe Tiranën në procesin integrues evropian. “Ju siguroj se në bisedën me mua dhe me bisedimet e mia në Bruksel para dhjetëra ditëve, absolut në asnjë instancë nga asnjë bashkëbisedues i imi nuk është parashtruar kjo pyetje. Do të shihni edhe sot, Zaev është në vizitë në Bruksel…që absolutisht të gjithë, edhe në Këshill edhe në Komision edhe në departamentet e veçanta, posaçërisht ai për zgjerim, nuk mendojnë për ndarje. Të gjithë janë të fokusuar që deri në fund të këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare”, deklaroi Pendarovski. Edhe kryeministri Zaev është shprehur se ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk është në interesin e askujt.

Më të lexuarat