BREAKING NEWS

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim nga SPAK për presidentin, i kujtojnë bllokun 700 mijë euro dhe reformën në drejtësi

Deputetët e PS i përgjigjen Metës dhe kërkojnë hetim
x

Rajoni

Haradinaj dhe Kurti vijojnë betejën me KQZ, i drejtohen Gjykatës Supreme për të lejuar kandidimin e emrave të dënuar

Haradinaj dhe Kurti vijojnë betejën me KQZ, i drejtohen Gjykatës

Dy prej partive pjesëmarrëse në garën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, kanë ndërmarrë hapin e radhës për të kundërshtuar vendimin e marrë nga PZAP(Paneli Zgjedhor i Ankesave dhe Parashtresave) për mos certifikimin e kandidatëve të cilët janë të dënuar në tre vitet e fundit. Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë dërguar ditën e djeshme ankimim në Gjykatën Supreme për këtë shkak. Kujtojmë se nga kandidatët e LVV-së që nuk janë certifikuar është edhe kryetari i kësaj partie dhe kandidati për kryeministër të vendit, Albin Kurti. Në vendimet e publikuara të martën, PZAP-ja njoftoi se ka refuzuar pjesërisht apelin e Lëvizjes Vetëvendosje. Ky organ, ka vërtetuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për moscertifikimin e pesë kandidatëve për deputetë të kësaj partie: Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Bajram Mavriçi dhe Labinotë Demi-Murtezi. Më 3 janar, 2018, deputetët e atëhershëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi u dënuan me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Në shtator të po atij viti, Gjykata e Apelit i ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata e shkallës së parë. Anëtari i LVV-së dhe përfaqësuesi ligjor i kësaj partie, Blerim Sallahu tha se kanë kundërshtuar vendimin e PZAP-së, pasi sipas tyre nuk ka asnjë bazë kushtetuese. “Ne e kemi kundërshtuar vendimin e PZAP-së, lidhur me atë se që një normë ligjore e vë si kriter kushtetues. PZAP deklaron pa asnjë bazë kushtetuese se neni 29 paragrafi 1 pika Q është normë kushtetuese, ju e dini se amendamentet kushtetues bëhen në Kuvendin e Kosovës, dhe as Gjykata Kushtetuese dhe as PZAP nuk mund të vërë si normë kushtetuese një kriter ligjor për arsye se amandamentimi bëhet vetëm nga Kuvendi”, tha Sallahu. Ai është shprehur i bindur se pesë kandidatët nga Lëvizja Vetëvendosje, në fund do të arrijnë të certifikohen dhe të kandidojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit. “Gjykata Supreme do të marrë vendim në favor të LVV-së sepse ka argumente të mjaftueshme për këtë. Kodi Penal mbi të cilën janë bazuar dënimet e kandidatëve tanë s’përbën asnjë efekt juridik, dhe ne besojmë që kandidatët tanë do të certifikohen duke ditur edhe profesionalizmin që ekziston në Gjykatën Supreme”, ka thënë Sallahu. Ai ka bërë me dije se megjithëse nuk mendon se mund të jetë e nevojshme, hapi i fundit ngelet animimi në Gjykatën Kushtetuese. Ndërkohë, me dorëzimin e animimit nga këto dy parti, Gjykata Supreme ka afat deri në 72 orë për të kthyer përgjigje.

Hoti sulmon Kurtin

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se kush ka probleme me ligjin nuk mund të marrë ndonjë post publik. Deklaratë kjo që i referohet kreut te LVV-së Albin Kurti. Hoti po ashtu thënë se ka dëshirë të ballafaqohet me të gjithë kandidatët për kryeministër. “Dëshira ime është të ballafaqohem me të gjithë kandidatët për kryeministër, por sigurisht duke i përmbushur kushtet elementare të respektimit të ligjit. Një gjë është e qartë kush ka probleme me ligjin nuk mund të kërkojë e të marrë post publik. Dhe nuk mund të dalë para qytetarëve”, theksoi Hoti para gazetarëve. Hoti komentoi edhe sloganin e LDK-së dhe sqaroi se ai nënkupton ruajtjen e shtetit, dhe mos cenimin e fjalës së lirë. “Por, motoja jonë është normalitet, stabiliteti dhje zhvillim”, shtoi më tej ai.