Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haradinaj e pranon: Marrëdhëniet me Listën Serbe janë vështirësuar

Haradinaj e pranon: Marrëdhëniet me Listën Serbe janë vështirësuar

Postuar: 15/06/2018 - 16:09

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e sotme në Kuvendin e Kosovës, e ka pranuar që koalicioni qeverisës po ka probleme me Listën Serbe dhe se marrëdhëniet me ta janë vështirësuar.
 
“Tani jemi në një marrëdhënie më të ndërlikuar me Listën Serbe. Natyra ëe marrëdhënieve në koalicion është vështirësuar e kjo ka filluar qysh nga arrestimi i Marko Gjuric në Kosovë. Megjithatë ju sigurojë që Ministria është duke funksionuar zëvendësministrat raportojnë”, ka thënë ai.
 
Këto deklarata ai i bërë gjatë komentimit të situatës së krijuar në Ministrin e Bujqësisë të cilën e udhëheq ministri nga Lista Serbe, Nenad Rikallo.
 
Haradinaj me këtë rast tha se Rikallo pavarësisht këtyre gjërave është duke punuar.
 
“Kosova ka aplikuar disa masa me të cilat ka mbërri tek bujqit, përmes subvencioneve, granteve. Përparësi për bujqit mund të jetë lirimi nga taksat. P.sh ende nuk janë liruar nga nafta. Rikallo si ministër mund të them se ka shpreh një shkallë të interesit dhe kompetencës. I kemi disa shqetësime tash edhe si qeveri, dëmet nga breshëri në disa komuna, disa tjera nga vitet paraprake dhe do të i trajtojmë me kujdes”, ka vazhduar ai.
 
Haradinaj ka komentuar edhe situatën në veriun e Kosovës duke thënë se serbët atje po ndikohen nga politikat e Beogradit.
“Po ashtu qasja ndaj qytetarëve në Qeveri e ka një kujdes në Qeveri. Atje jemi ballafaquar me një gjendje që Serbia vazhdimisht po tenton ti bind qytetarët atje që vendi është Serbi e jo Kosovë. Kosova e ka dëshmuar që është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë dhe të i trajtojë në mënyrë të barabartë.”, ka përfunduar Haradinaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 23:30

Një nga figurat kryesore të LDK-së, Vjosa Osmani, tha se do të bindë kryeministrin Edi Rama që të heqë dorë nga ideja e Shengenit ballkanik.

Postuar: 13/11/2019 - 22:31

xVjosa Osmani ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV&

Postuar: 13/11/2019 - 19:00

Manovrat e përbashkëta anti-ajrore mes Rusisë e Serbisë do të jenë një event i përvitshëm, tha

Postuar: 13/11/2019 - 15:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi sot pas komentete të kreut të Vet

Postuar: 13/11/2019 - 15:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arri

Postuar: 13/11/2019 - 14:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të

Postuar: 13/11/2019 - 14:42

Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin