Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haradinaj për incidentin me zonjën nga Shqipëria: Po të ishte burrë e kisha kry ndryshe

Haradinaj për incidentin me zonjën nga Shqipëria: Po të ishte burrë e kisha kry ndryshe

Postuar: 11/06/2018 - 15:46

Kryeministri Haradinaj tha sot se duke e tërhequr nga krahu prej foltores zonjën nga Shqipëria që mori fjalën pa leje, u tregua burrështetas. Haradinaj tha se nuk është penduar aspak dhe se do ta kryente ndryshe nëse në vend të saj do të ishte një burrë. 
 
 “Ngjarja e djeshme është protokoll shtetëror. Në atë ngjarje gjenë veten edhe shtetet tjera. Është e papranueshme një i paftuar të flasë”, ka thënë kryeministri. 
 
“Aty kenë dy zgjidhje: Ja policia, ja unë. Zot shpie kam qenë”, tha Haradinaj.
 
Sipas kryeministrit, të qenit grua nuk e bën të falshëm veprimin e zonjës në fjalë. Ai thotë se do ta tërhiqte këdo që futet pa protokoll në ngjarje shtetërore. 
 
“Sa të jem në detyrë kërkush s’më hyn nëpërkëmbë në ngjarje shtetërore. A ke burrë, a ke zojë, a ke fmijë”. 
 
Haradinaj është fort i bindur se me tërheqjen e gruas e ka dëshmuar veten si burrështetas. E krahason marrjen e fjalës së zonjës me arrestimin e Gjuriç. 
 
“Na e kemi arrestu Gjuriç atje me tregu që jemi shtet, na e kem ndalë Frashër Osekun para grus e fëmijve, e na po e lojmë një grua qaty me na torturu një popull, edhe me thanë i hijshëm i pahijshëm. Pahijshëm kom me e bo”, tha kryeministri.
 
Ai ka përjashtuar mundësinë se kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka vënë në kurth, duke ia lëshuar zonjës mikrofonin. 
"Janë do virusa këtu. Ne e dimë kush e shtin. Jo nuk është e Kadrisë. Gjesti i Kadrisë ka qenë korrekt, ka shpresu që i thotë dy fjalë edhe largohet. Ajo nuk dike mu ndalë”. tha Haradinaj. 
“Nëse ish kon burrë, e kisha kry edhe ma ndryshe. Qaty ku qëlloj unë nuk shkelet shteti”, përfundoi arsyetimin e tij.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 13/11/2019 - 22:31

xVjosa Osmani ka folur për postin e saj që do ta ketë pas formimit të qeverisë mes LDK-së dhe VV’së.

Postuar: 13/11/2019 - 19:00

Manovrat e përbashkëta anti-ajrore mes Rusisë e Serbisë do të jenë një event i përvitshëm, tha

Postuar: 13/11/2019 - 15:08

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa reagoi sot pas komentete të kreut të Vet

Postuar: 13/11/2019 - 15:01

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arri

Postuar: 13/11/2019 - 14:58

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se bisedimet me Lidhjen Demokratike të

Postuar: 13/11/2019 - 14:42

Presim negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen në muajin

Postuar: 13/11/2019 - 14:35

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur i prekur thellë dhe ka ng