Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haradinaj: Kongresi i Manastirit, shtyllë historike në identitetin shqiptar

Postuar: 14/11/2019 - 15:12

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kongresi i Manastirit doli të jetë shtylla e një fillimi të rëndësishëm për identitetin shqiptar me qëllim të madh kombëtar.
 
Haradinaj në 111 vjetorin e asaj që njihet si Kongresi i Alfabetit, tha se të gjithë shqiptarët u mblodhën për një kauzë historike.
 
”111 vjet më parë në Manastir filluan punimet drejt krijimit të një alfabeti të njehsuar të gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit, mblodhi patriotë e intelektualë anembanë trojeve shqiptare për t’i bërë bashkë rreth një kauze historike. Ky kongres do të ishte shtylla e një fillimi shumë të rëndësishëm në identitetin shqiptar që bashkoi të gjithë, pa dallim, për një qëllim të madh kombëtar”.
 
Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.
 
Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë, etj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 07/12/2019 - 20:39

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, inspektoi të premten pranimin e helikopterëve të rinj të forcave serbe, përfshirë edhe katër helikopterë rusë Mi-35.
 

Postuar: 07/12/2019 - 19:01

SHBA ka reaguar ndaj deklaratave të ish ministrit të Millosheviç, tashmw president i Serbisë, A

Postuar: 07/12/2019 - 17:19

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli sot ka bërë me dije  me an

Postuar: 07/12/2019 - 16:25

Pasditen e sotme një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter, ka goditur Greqinë.Tërmeti &nbsp

Postuar: 07/12/2019 - 15:14

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike, Vjosa Osmani, ka pohuar se dikush nga jashtë partisë, është

Postuar: 07/12/2019 - 15:12

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas deklarimeve skandaloze të kreut të shtetit s

Postuar: 07/12/2019 - 15:08

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prokuplje- Bllace në Serbi.