Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haradinaj: Kosova nuk ulet në tavolinë me Serbinë pa qenë SHBA

Haradinaj: Kosova nuk ulet në tavolinë me Serbinë pa qenë SHBA

Postuar: 07/12/2017 - 19:42

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka hapur letrat për dialogun me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së. Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, Haradinaj ka konfirmuar atë që mediat dyshonin, mbi përplasjet me shefen për politikë të jashtme të BE, Federica Mogherini, nw Bruksel.
 
Haradinaj ka thënë se nuk do të ketë më dialog me BE pa Amerikën sepse sipas tij, Kosova deri tani nuk ka marrë asnjë rezultat nga dialogu Prishtinë-Beograd.
 
“Nuk kemi hequr dorë nga liberalizimi i vizave. A është normale kur në fillim na thanë hajdeni në dialog se e keni instrument mu ba ma shpejt bashkë me BE. Kur shkojmë atje, s’kam qare pa i thanë Mogherinit, se na e keni shtu fusnotën dhe na keni izolu me demarkim të kufirit. Ju kam thanë se jeni dy këtu, jam status neutral se 5 vendet e BE nuk iu kanë njohur dhe po më thotë mu hajde me fol për status final, e si me ardh unë kur s’po më njeh. Unë po i them Amerikës je kanë këtu kur u kanë kiameti, i ke ndalë problemet. Sa i përket Amerikës, çështjet nuk mbyllën pa Amerikën. Kosova nuk do të ulet në tavolinë pa qenë Amerika, këtë le ta dinë të gjithë. Nëse dikujt i vjen keq prej BE-së le ta kryen punën. Me thanë që e ki demarkimin, unë se kam kryer demaskimin me Serbinë, ose pse i kanë vizat ata tjerët, e jo ne. Kosova duhet me marrë të vetën në çdo proces, nuk jemi me i ndihmu proceset. Po na thonë mos u boni t’kqi si ata, po shihe ku shkuan ata. Unë jam i bindur që në Kosovë ja vlen me komuniku tanë nër veti kur janë temat nacionale”, ka thënë Haradinaj.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Kosovë, Delawie fton Lista Srpska të votojë Demarkacionin

Postuar: 20/02/2018 - 20:00

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, tha sot se ratifikimi i Demarkacionit do të ishte pozitiv për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë prandaj duhet ta votojnë të gjithë deputetët e Kosovës, përfshirë edhe ata serbë. 
 
Haradinaj: Seanca për demarkacionin të enjten në ora 10:00

Postuar: 20/02/2018 - 19:56

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se do të bëjë kërkesë që të enjten të ketë seancë të jashtëzakonshme për ta hedhur në votim çështjen e demarkacionit m
Nagavci: Vetëvendosje nuk ndryshon qëndrim për demarkacionin

Postuar: 20/02/2018 - 19:51

Deputetja e Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, tha sot se partia nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket demarkacionit më Malin e Zi dhe nuk do të lejojnë humbjen e territorit të Kos
Haradinaj - Ramës: Zhvilloje Shqipërinë, mos na shit mend neve në Kosovë

Postuar: 20/02/2018 - 15:40

Kryeministri i Kosovws, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 1

Postuar: 20/02/2018 - 15:32

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov është shpallur në Turqi sot lideri më i mirë botëror, nga World Business Angels Forum, për investime në rininë e Ballkanit.

Postuar: 20/02/2018 - 14:40

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu ka marrë pjesë në takimin e Ministrave të Shëndetësisë të Evropës Juglindore, i cili po zhvillohet në Podgoricë

Postuar: 20/02/2018 - 12:50

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për leksione nga askush, duke komentuar fjalimin e Edi Ramës në Kuvendin e Kosovës me rastin e 10-vjet