Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Haradinaj: Kosova ruan miqësi të mirë me popullin slloven dhe kjo duhet të vazhdojë

Haradinaj: Kosova ruan miqësi të mirë me popullin slloven dhe kjo duhet të vazhdojë

Postuar: 13/03/2018 - 16:07

Kosova ruan një miqësi të mirë me popullin slloven dhe kjo miqësi duhet të vazhdoj. Kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas pritjes që i bëri zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm të Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec.
 
Kryeministri Haradinaj tha se ekziston një klimë e mirë mes Kosovës dhe Sllovenisë për bashkëpunim në shumë fusha.
“Sllovenia është një ndër investitorët më të mëdhenj në vend dhe Kosova është e interesuar që ta vazhdojë këtë partneritet ekonomik, duke e përmirësuar çdo herë e më shumë bilancin e eksportit dhe importit me këtë vend”, tha ai.
 
Kryeministri Haradinaj kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Sllovenisë në planin ndërkombëtar. “Përkrahja juaj për njohjet e reja, anëtarësimin në INTERPOL, UNESCO, në procesin e integrimit euroatlantik ka domethënie të madhe për ne. Ne jemi një vend euroatlantik–Ky është destinacioni ynë”, tha kryeministri Haradinaj, i cili ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Kosovës për të respektuar secilin etnitet në vend.
 
“Krijimi i ushtrisë së Kosovës me mandat kushtetues nuk e ndryshon balancën e sigurisë në rajon, për më tepër kontribuon në të”, tha kryeministri Haradinaj.
 
Ndërkaq, siç thuhet në njoftimin e Kryeministrisë, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Sllovenisë, Karl Erjavec, vlerësoi arritjet dhe progresin e madh që është bërë në Kosovë në këto 10 vjet të shtetësisë, duke shprehur gatishmërinë dhe përkushtimin e vendit të tij për bashkëpunimin bilateral në fushën e ekonomisë dhe përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj integruese, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe në udhëheqjen e iniciativave rajonale.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 27

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2018 - 19:24

Që nga vendosja e tarifës doganore nga Qeveria e Kosovës në 100 për qind për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina, kompanitë eksportuese nga këto shtete kanë humbur dhjetëra miliona euro dhe mijëra

Postuar: 12/12/2018 - 18:03

Kryetarja e Lëvizjes evropiane në Kosovë, Rada Trajkoviç ka fajësuar sot haptazi shtetin e Serb

Postuar: 12/12/2018 - 15:40

Parlamenti grek votoi sot për anulimin e një raundi madhor të reduktimit të pensioneve që dot h

Postuar: 12/12/2018 - 15:16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se nuk pajtohet me pretendimet e Ramush Haradi

Postuar: 12/12/2018 - 15:08

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në prag të transformimit të FSK në ushtri e ndihmuan këtë forcë

Postuar: 12/12/2018 - 15:03

Diplomati austriak Wolfgang Petritsch tha se Brukseli duhet të organizojë një ‘konferencë

Postuar: 12/12/2018 - 12:08

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se shefja e diplomacisë evropiane, Federica